• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Interi, triumf me zemër në dorë ndaj Sassuolos!

by A R
20/10/2019 15:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Interi ka marrë një fitore mjaft të vuajtur në fushën e Sassuolos me shifrat 3-4. Një ndeshje krejtësisht e çmendur, që në fund mund të kthehej në një dramë për të besuarit e Antonio Contes.

Sfida nisi me marshin e pestë që në fillim, teksa Lautaros i mjaftuan vetëm 65 sekonda që të kalonte të tijtë në avantazh. Sassuolo reagoi në minutën e 16-të, me anë të Berardit, i cili depërtoi mjaft bukur në zonë dhe mposhti Handanovic.

Në fundin e pjesës së parë, Interi shënoi dy herë me anë të Lukakut, i cili fillimisht shënoi në të 38-tën, duke shpalosur të gjithë potencën e tij, ndërsa në të 45-tën, shndërroi në gol një 11-metërsh.

Pjesa e dytë ishte përsëri me të njëjtin ritëm si e para. Interi shënoi edhe golin e katërt në minutën e 71-të, me anë të Lautaro Martinez, i cili u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë. Kur të gjithë menduan se sfida nuk do të kishte më histori, Sassuolo u rizgjua dhe shënoi dy herë në minutat 74’ dhe 81’.

Fillimisht Duricic dhe më pas një gol fantastik i Bogas, trembën jo pak zikaltrit, të cilët vuajtën deri në fërshëllimën e fundit. Kështu, Interi shkurton diferencën me Juventusin e vendit të parë në vetëm 1 pikë, me zikaltrit që numërojnë 21 pikë pas 8 javësh.

/a.r

Next Post
“Lufthansa”, në grevë! Pezullohen dhjetëra fluturime në Gjermani

“Lufthansa”, në grevë! Pezullohen dhjetëra fluturime në Gjermani

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com