• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Interi përball mungesa të rëndësishme ndaj Empolit

by Java News
10/02/2017 09:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tre mungesa që vlejnë sa 67,5 për qind e golave të Interit në këtë sezon. Ndaj Empolit, Stefano Pioli nuk do të ketë në dispozicion tre golëshënuesit më të mirë të skuadrës, pasi Mauro Icardi dhe Ivan Perisiç janë të skualifikuar, ndërsa Marcelo Brozoviç u largua i dëmtuar nga ndeshja me Juventusin pas një kontakti që pati me Miralem Pjaniç.

Të dielën, Interi nuk do të ketë të gatshëm, 3 lojtarët që i kanë garantuar mesatarisht 2 nga 3 gola, pra tre futbollistë që së bashku kanë realizuar dyfishin e golave që ka shënuar pjesa tjetër e skuadrës.

Ndaj Empolit do të qëndrojnë në tribunë tre emra që i kanë dhënë 9 fitore Interit nga 13 në total në këtë sezon.

Askush nuk do ta kishte imagjinuar se ndeshja me Juventusin do të linte kaq shumë pasoja te zikaltërit dhe tashmë Stefano Piolit i duhet të zgjidhë ngërçin e golit që ka përfshirë pjesërisht futbollistët e tjerë të skuadrës gjatë këtij sezoni, transmeton Supersport.

Pyetja është kush do të shënojë ndaj Empolit dhe ndoshta edhe ndaj Bolognës sepse me shumë gjasa Icardi-Perisiç dhe Brozoviç do të mungojnë edhe në atë takim. Nga 37 golat që ka realizuar në Serinë A, Interi, 25 mbajnë firmat e atyre të 3-ve. Alternativat gjithsesi nuk mungojnë për 51-vjecarin por problemi i madh është se sa do dinë t’i zëvendësojnë këta tre lojtarë emra të tillë si Palacio, Eder apo edhe Banega.

Gabigol edhe pse është blerë për 30 milionë Euro pavarësisht mungesave edhe ndaj Empolit pritet ta nisë sfidën nga stoli dhe ndoshta mund të jetë lojtari i parë që mund ti vijë në ndihmë Interit nga pankina.

Pioli për ndeshjen e kësaj të diele ndaj Empolit do të grumbullojë edhe talentin e Primaveras, Pinamonti i cili pasi debutoi në Europa League mund të luajë për disa minuta edhe në kampionat. Pritet me shumë nga Candreva dhe Joao Mario të cilët në dy sfidat e ardhshme të kampionatit duhet që jo vetëm të furinzojë shokët me krosime dhe pasime por edhe të realizojnë pasi vetëm kështu, Interi mund të rikthehet te fitorja në kampionat dhe të luftojë deri në fund të sezonit për vendin e 3-t që të kualifikon në Champions League, përgatiti Express. (b.an)

Next Post
Falsifikim dhe vjedhje, kapen 2 lushnjarët e shpallur në kërkim

Falsifikim dhe vjedhje, kapen 2 lushnjarët e shpallur në kërkim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mafia shqiptare në aleancë me ‘Ndranghetën’, zbardhen lidhjet kriminale në Itali

Mafia shqiptare në aleancë me ‘Ndranghetën’, zbardhen lidhjet kriminale në Itali

November 10, 2026
Ndryshime në drejtimin e KESH-it, largohet Viola Haxhiademi. Ja kush e zëvendëson

Ndryshime në drejtimin e KESH-it, largohet Viola Haxhiademi. Ja kush e zëvendëson

November 10, 2026
E pazakontë në Dukat, i riu hyn me hanxhar në lokal dhe kërcënon klientët. Detaje nga ngjarja e rëndë

E pazakontë në Dukat, i riu hyn me hanxhar në lokal dhe kërcënon klientët. Detaje nga ngjarja e rëndë

November 10, 2026
Të pasurit jo vetëm u pasuruan më shumë, por u bënë edhe më të paskrupullt

Të pasurit jo vetëm u pasuruan më shumë, por u bënë edhe më të paskrupullt

November 10, 2026
Gjyqi ndaj grupit të Laert Haxhiut, paraqitet në GJKKO për të dëshmuar babai i Noizy-t

Gjyqi ndaj grupit të Laert Haxhiut, paraqitet në GJKKO për të dëshmuar babai i Noizy-t

November 10, 2026
Ndryshojnë çmimet e karburanteve! Bordi: Nga sot, nafta 208 lekë dhe benzina 167 lekë/litër

Ndryshojnë çmimet e karburanteve! Bordi: Nga sot, nafta 208 lekë dhe benzina 167 lekë/litër

November 10, 2026
Hita: 132 mijë fidanë kanabisi u goditën në tentativë kultivimi. Do godasim financuesit dhe përfituesit e drogës

Hita: 132 mijë fidanë kanabisi u goditën në tentativë kultivimi. Do godasim financuesit dhe përfituesit e drogës

November 10, 2026
Vrasja e Urim Fikut në Bulqizë, policia gjen një kallashnikov dhe gëzhoja në banesë

Vrasja e Urim Fikut në Bulqizë, policia gjen një kallashnikov dhe gëzhoja në banesë

November 10, 2026
Buxheti 2027 për mbrojtjen, Rama ndan videon: Vijojmë modernizimin e Forcave të Armatosura

Buxheti 2027 për mbrojtjen, Rama ndan videon: Vijojmë modernizimin e Forcave të Armatosura

November 10, 2026
“Nuk eksportojmë thuajse asgjë në BE”, Tabaku nga Brukseli: Integrimi ekonomik kërkon investime

“Nuk eksportojmë thuajse asgjë në BE”, Tabaku nga Brukseli: Integrimi ekonomik kërkon investime

November 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In