• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Interi nuk e “do” më Ikardin, i heq shiritin e kapitenit

by Java News
14/02/2019 11:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një “tërmet” i vërtetë në shtëpinë e Interit: Mauro Ikardi nuk është më kapiten i ekipit. Me anë të një postimi në faqen e tyre zyrtare, klubi ziklatër ka bërë publik këtë vendim, me shiritin e kapitenit që tashmë i kalon portierit Samir Handanoviç.

Një vendim i bujshëm i drejtuesve të klubit i ardhur pikërisht në momentin më të nxehtë ku diskutimi mbi rinovimin e tij është kthyer në një çështje shqetësuese. Ikardi po kalon momentin më të vështirë që nga periudha kur ka veshur fanellën ziklatër, heqja e shiritit pritet të sjellë një reaksion të madh.

Pas këtij vendimi tifozët ziklatër janë të gjithë sy e veshë për të dëgjuar reagimin e Ikardit dhe sigurisht bashkëshortes së tij Vanda Nara. Më këtë lëvizje nuk bëhet fjalë më për rinovimin e tij, më shumë pritet të diskutohet nëse Ikardi do të qëndrojë sërish tek Interi pas përfundimit të këtij sezoni. Në një kohë kur Spaleti kërkonte një zgjidhje të shpejtë për çështjen “Ikardi”, drejtuesit e klubit i janë përgjigjur më këtë vendim surprizë, i cili me shumë gjasa do të çojë palët drejtë një divorc të pashmangshëm.

Drejtuesit e Interit, por edhe trajneri Spaleti nuk e kanë toleruar aspak fryrjen e situatës së mungesës së rinovimit nga ana e bashkëshortes-menaxhere, Vanda Nara, e cila nuk ka lënë rast pa thumbuar klubin zikaltër. Sjellja e Ikardit ka shkaktuar acarim brenda dhomave të zhveshjes dhe Spaleti nuk ka mundur dot ta durojë diçka të tillë, teksa ka gjetur dhe mbështetjen e drejtorit Marota.

Konferenca e djeshme e Luçano Spaletit pritej me kërshëri të madhe. Ndeshja e sotme ndaj Rapidit të Vjenës kaloi në plan të dytë, pasi zhvillimet e fundit në shtëpinë zikaltër kanë zgjuar interesin e të gjithë botës sportive. Spaleti ka sqaruar dënimin e Mauro Ikardit, por siç e thekson trajneri toskan, kjo është bërë për të mirën e Interit “Vendimi për heqjen e shiritit ishte diçka e vështirë dhe dhimbshme, por për të mirën e Interit.

Ai nuk është i grumbulluar pasi nuk donte të vinte me ne dhe qëndroi në shtëpi. Ai u ndje shumë keq për këtë, por dhe për ne ishte shumë e vështirë. Vendimi u mor në kohën e duhur, sepse gjerat rreth tij, shqetësonin atë dhe të te tjerët rreth tij. Tashmë duhet ta kemi të gjithë mendjen te Rapidi”.

Next Post
Protesta e opozitës, ambasadori i Britanisë thirrje Bashës: Të mos provokojë dhunë

Protesta e opozitës, ambasadori i Britanisë thirrje Bashës: Të mos provokojë dhunë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Janë mashtrime”, policia njoftim të rëndësishëm për qytetarët: Mos i klikoni këto linqe, mund të humbni të dhënat bankare

“Janë mashtrime”, policia njoftim të rëndësishëm për qytetarët: Mos i klikoni këto linqe, mund të humbni të dhënat bankare

April 6, 2026
Pas nisjes dobët, turizmi po e merr veten në këtë fillim të prillit

Pas nisjes dobët, turizmi po e merr veten në këtë fillim të prillit

April 6, 2026
“Ekonomia shqiptare, mollë e kalbur nga brenda”, Tabaku: Korrupsioni është bërë sistem

“Ekonomia shqiptare, mollë e kalbur nga brenda”, Tabaku: Korrupsioni është bërë sistem

April 6, 2026
U nda nga jeta në moshën 68-vjeçare, përcillet drejt banesës së fundit aktori Ilir Shkurti

U nda nga jeta në moshën 68-vjeçare, përcillet drejt banesës së fundit aktori Ilir Shkurti

April 6, 2026
Kërcënimet e Trump për shënjestrim të centraleve energjetike, Presidenti i Këshillit Evropian: Do të ishte e paligjshme

Kërcënimet e Trump për shënjestrim të centraleve energjetike, Presidenti i Këshillit Evropian: Do të ishte e paligjshme

April 6, 2026
Presidenti i ri i Kosovës, PDK reagon në lidhje me ftesat e Albin Kurtit

Presidenti i ri i Kosovës, PDK reagon në lidhje me ftesat e Albin Kurtit

April 6, 2026
Protesta e studentëve/ Kreu i komunës së Tetovës jep premtimin, Kasami: Provimi i Jurisprudencës do mbahet edhe në gjuhën shqipe

Protesta e studentëve/ Kreu i komunës së Tetovës jep premtimin, Kasami: Provimi i Jurisprudencës do mbahet edhe në gjuhën shqipe

April 6, 2026
Edhe aeroplanët më të mirë amerikanë përballen me rreziqe! Mësimet nga incidenti i F-15 në Iran

Edhe aeroplanët më të mirë amerikanë përballen me rreziqe! Mësimet nga incidenti i F-15 në Iran

April 6, 2026
Kosova pa President, Kurti pas takimit me Abdixhikun: Nuk kemi ende emra konkretë

Kosova pa President, Kurti pas takimit me Abdixhikun: Nuk kemi ende emra konkretë

April 6, 2026
Deputet, nga “Hiçi”

Pse në Shqipëri është e vështirë të bëhet drejtësi?

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In