• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Interesi për bono thesari, në ankand u ofruan dy herë më shumë para se shuma e kërkuar

by A R
29/11/2022 09:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Thirrja e qeverisë për të investuar në bono thesari ka dhënë rezultate pozitive, duke angazhuar shqiptarët në ankandet e datës 25 nëntor. Në ankandin e parë, Banka e Shqipërisë kërkoi 1 miliardë lekë në bono 6-mujore. Kërkesa ishte më e lartë, duke ofruar 1.4miliardë lekë, apo 400 milionë lekë më shumë se shuma e shpallur paraprakisht.

Por kjo nuk ndikoi në uljen e normës së interesit, që arriti në mesatarisht4.64%, nga 4.57% në ankandin e fillimit të nëntorit. Efekti pozitiv u ndje në ankandin e dytë, për bonot 12-mujore. Interesimi ishte dukshëm më i lartë, i shprehur në 35 kërkesa me vlerë 17.1 miliardë lekë të ofruara, nga 7 miliardë lekë të kërkuara.

Konkurrenca ishte më e larta e të paktën dy viteve të fundit, ndërsa interesat e favorshme e shtynë qeverinë të pranonte 11,5 miliardë lekë. Si rezultat norma e interesit për këtë instrument pësoi një rënie të lehtë nga 5.83% në 5.8%. Midis dy ankandeve të së premtes, në total u investuan 12.5 miliardë lekë në bono thesari.

Por sigurisht blerësit më të mëdhenj të borxhit mbeten bankat. Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, aktualisht vetëm 10.3% e borxhit publik mbahet nga individët, një shifër në rënie të vazhdueshme në 4 vitet e fundit.

Me fushatën për të nxitur investimet në letra me vlerë, shteti synon të ngjallë sërish vëmendjen për këto tituj shtetërorë, duke ndikuar edhe në uljen e lehtë të interesave. Deri në fund të vitit, Banka e Shqipërisë do të organizojë edhe 5 ankande të tjera, ku do të kërkohen 15.5 miliardë lekë në bono dhe obligacione me afat më të gjatë maturimi.

Anxhelo Haruni / A2

Next Post
Për herë të parë në 40 vjet, shpërthen vullkani më aktiv në botë!

Për herë të parë në 40 vjet, shpërthen vullkani më aktiv në botë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Stuhia Austen godet Francën dhe Britaninë, 300 mijë banesa mbeten pa energji elektrike

Stuhia Austen godet Francën dhe Britaninë, 300 mijë banesa mbeten pa energji elektrike

October 23, 2026
Itali/ Kapet me drogë shqiptari 23-vjeçar, përdori dokumentet e vëllait binjak për të fshehur identitetin

Itali/ Kapet me drogë shqiptari 23-vjeçar, përdori dokumentet e vëllait binjak për të fshehur identitetin

October 23, 2026
“Është puç”, debat në studio, Rexhaj: Ku është parë që një prokuror të pezullojë kryeministrin?

Vëllai i Vuçiçit që i duhet opozitës

October 23, 2026
Afro 300 organizata në një rrjet koordinimi, Fox News: Si po organizohen protestat në Francë

Afro 300 organizata në një rrjet koordinimi, Fox News: Si po organizohen protestat në Francë

October 23, 2026
“E majta ekstreme, kërcënim për Europën”, eksperti: Rusia po nxit këto zhvillime, rol edhe emigracioni

“E majta ekstreme, kërcënim për Europën”, eksperti: Rusia po nxit këto zhvillime, rol edhe emigracioni

October 23, 2026
Presidenti argjentinas kritikon Sanchez në Madrid: Është diktator, hajdut dhe i korruptuar

Argjentina ndërpret hetimin ndaj presidentit Milei dhe motrës së tij për çështjen e kriptomonedhave

October 23, 2026
Protesta/ “Akte terroriste me origjinë nga Rusia”, analisti: Të shtunën s’do të ndodhë asgjë

Protesta/ “Akte terroriste me origjinë nga Rusia”, analisti: Të shtunën s’do të ndodhë asgjë

October 23, 2026
Presidenti iranian do të udhëtojë drejt Moskës, Pezeshkian dhe Putin pritet të takohen javën e ardhshme

Presidenti iranian do të udhëtojë drejt Moskës, Pezeshkian dhe Putin pritet të takohen javën e ardhshme

October 23, 2026
Franca refuzon lirimin e Ermal Beqirit, biznesmeni shqiptar mbetet në paraburgim

Franca refuzon lirimin e Ermal Beqirit, biznesmeni shqiptar mbetet në paraburgim

October 23, 2026
Protesta/ Sheshi para Kryeministrisë bosh, bulevardi thuajse i zbrazët që prej mesditës

Protesta/ Sheshi para Kryeministrisë bosh, bulevardi thuajse i zbrazët që prej mesditës

October 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In