• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, December 13, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Interesat mjaft të ulta/ Individët “heqin qafe” bonot, rriten me 34 % transaksionet

by A R
16/08/2016 18:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ulja drastike e normave të interesit ka bërë që si individët të mos kenë interes të mbajnë letrat me vlerë deri në afatin e maturimit, por t’i shesin ato në tregun sekondar përpara afatit të maturimit.

Sipas raportit periodik të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF) në lidhje me tregun me pakicë (tregu sekondar) të letrave me vlerë të Qeverisë (bono dhe obligacione thesari), gjatë periudhës janar-qershor 2016 është vërejtur një rritje e konsiderueshme e transaksioneve të realizuara në tregun sekondar të këtyre titujve. Treg sekondar konsiderohet tregu ku investitorët (bankat apo qytetarët), nuk i mbajnë titujt në potofolin e tyre deri në fund të datës së maturimit, por i shesin dhe i blejnë para këtij afati me qëllim kthimin në likuid (para cash) të pozicioneve të tyre të investimit.

Sipas AMF krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë vihet re një rritje me rreth 34% të transaksioneve ku bankat u shesin bono dhe obligacione thesari klientëve të tyre nga portofoli i bankës me një volum total prej rreth 920 milionë lekë ose rreth 6.75 milionë Euro. Sipas ekspertëve, kjo shpjegohet me faktin se për shkak të uljes drastike të normave të ineresit nga Banka e Shqipërisë e shoqëruar kjo edhe me rënien e normave të depozitave, individët kursimtarë janë në kërkim të alternativave më të mira të investimit me norma më të larta. Për këtë arsye, bankat kanë filluar të shesin nga portofoli i tyre tek klientët titujt e Qeverisë të cilat i kanë blerë me norma interesi më të larta para disa muajsh apo vitesh.

Kështu edhe bankat fitojnë (diferencën mes cimit të blerjes dhe të shitjes), por edhe individët janë të kënaqur pasi marrin norma interesi më të larta se mesatarja e normave aktuale në treg, si dhe nuk bllokojnë paratë e tyre për afate shume të gjata (psh. një obligacion thesari 5 vjecar që e ka blerë me normë 7.5% në vitin 2013 dhe e mban akoma në portofol, banka e shet tek klienti i saj në vitin 2016 me normë interesi 3%. Në këtë rast fiton edhe banka, por edhe investitori i cili blen këtë obligacion që do edhe 2 vite të maturohet me nje normë interesi më të lartë se mesatarja e tregut sot e cila nuk e kalon 2%) raporton Monitor.

I njëjti fenomen në mënyrë më të theksuar krahasuar me një vit më parë ka ndodhur edhe me transaksionet blerje para afatit të maturimit, që ka të bëjë me transaksionet që vetë individët kryejnë mes njëri-tjetrit në tregun sekondar (kur personi A blen një bono apo obligacion thesari nga personi B para se ky titull të maturohet).

Kështu sipas raportit 6 mujor të AMF, gjatë periudhës janar-Qershor 2016 ky lloj transaksionesh u rrit me rreth 50% krahasuar me një vit më parë, çka tregon për një rritje të konsiderueshme të numrit të këtyre transaksioneve mes individëve. Gjithsesi në vlerë nominale këto transaksione janë më të ulëta se sa volumi i titujve që shesin bankat tek individët e tyre. Sipas raportit të AMF, individët kanë tregtuar tek njëri tjetri në periudhën janar-qershor 2016 një volum prej rreth 620 milionë lekësh ose rreth 4.56 milionë Eurosh.

Arsyet e gjallërimit të këtij tregu, sipas ekspertëve, lidhen kryesisht me faktin se individët janë në kërkim të normave më të larta të kthimit, për rrjedhojë tashmë janë të orientuar drejt investimeve më afatgjata, për shkak se normat e interesit afatshkurtra janë aspak favorizuese për ta. Kjo situatë është e ngjashme me trendin që po ndodh në tregun e depozitave bankare, ku individët kanë rritur ekspozimin e tyre në depozitata 2 apo 3 vjecare që premtojnë norma interesi më të arta, duke rritur afatgjatësinë e bllokimit të kursimeve të tyre, për një normë interesi pak më favorizuese nga banka. Sipas ekspertëve, ky fenomen pritet të ketë një ndikim shumë pozitiv në zhvillimin e industrisë së titujve pasi jo vetëm që do edukojë publikun më shumë në drejtim të alternativave, instrumenteve dhe afateve kohore më të mira, por në afatmesëm do ndikojë edhe në rritjen e tregut sekondar të titujve, pasi ende investitorët shqiptarë nuk janë të gatshëm që të mbajnë në portofolet e tyre tituj afatgjatë (3,5 apo 7 vjecarë). Për rrjedhojë shumë shpejt pritet të kemi një rritje të transaksioneve në tregun sekondar si mundësi ku invidivët mund të kthejnë në para cash investimet e tyre afatgjata që po bëhen sot.

Sipas ekspertëve, në këtë kontekst, zhvillimi i tregut sekondar zyrtar të titujve mbetet një ndër prioritetet më të mëdha që duhet të kenë autoritetet, me qëllim mbrojtjen e investitorëve nga fenomene të ndryshme që shoqërojnë tregjet embrionale sic janë komisionet e larta që aplikojnë ndërmjetësit financiarë apo cmimet e deformuara për shkak të mungesës së konkurrencës ndërmjet ndërmjetësve. Të gjitha këto përkthehen në kosto më të larta ndërmjetëimi për qytetarët që kanë alokuar kursimet e tyre në investime në tituj. Bursa e titujve do të nxiste konkurrencën mes bankave dhe ndërmjetësve financiarë si dhe do t’u jepte qytetarëve mundësinë të marrin cmime shumë herë më të mira për titujt e tyre në momentin që duan të kthejnë në likuide (para cash) pozicionet e tyre të investimit./a.m.

Next Post

FOTOT/ Zbulimi mbresëlënës, ja ku ndodhet piramida më e vjetër edhe se ato të Egjiptit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In