• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Interes i lartë për vaksinimin e fëmijëve nga fruthi, mjeku: Të mbron nga një sëmundje shumë e rëndë

by Java News
02/02/2024 16:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shpërthimi i fruthit ka shtuar kërkesën e prindërve për vaksinimin e fëmijëve të pa vaksinuar. Sipas mjekut pediatër Bektash Mandri interes ka patur edhe nga ata prindër që fëmijët ende nuk u kanë mbushur 1 vjeç, por janë mbi 9 muaj.
“Interes i madh është nga ata që nuk e kanë bërë fare vaksinën.”

Mjeku u bën apel prindërve që t’i vaksinojnë fëmijë në kohë, sepse kjo është një sëmundje shumë infektive e cila mund të rrezikojë edhe jetën dhe nuk ka lidhje me autizmin.

“Kemi pasur një kontigjent shumë të madh që nuk i bënin vaksinat  me frikën e autizmit. Autizmi është një sëmundje e lindur që shkenca ende nuk ka gjetur shkakun, ku ndërpritet sistemi nervor qendror për një periudhë të caktuar, rifillon prapë, por ai dëm që ngelet është i vështirë për t’u rikuperuar.”

Në Shqipëri deri më tani janë identifikuar 18 raste me fruth, të moshave 1 deri në 13 vjeç. 4 prej fëmijëve janë të vaksinuar, dy me me vetëm një dozë ndërsa dy të tjerë me të dyja dozat. Mbrojtja që të ofron vaksina me të dyja dozat është 97%.

“Fruthi është një sëmundje infektive akute që është me rrezik 18 herë më të lartë se sa gripet e zakonshme. Nuk ka bartës, virusi i fruthit merret nga i sëmuri tek i shëndoshi në rrugë direkte. Por merret dhe nga teshtimat, prek pothuajse gjithë organizmin. Prek çdo aparat në organizëm.”

Fruthi është një vaksinë që administrohet në dy doza, vaksina e parë bëhet në 1 vjeç e dyta kur fëmija mbush 5 vjeç.

/f.s

Next Post
Programet e kodimit/ Afro 2 mijë persona përfituan mbështetje financiare nga qeveria

Programet e kodimit/ Afro 2 mijë persona përfituan mbështetje financiare nga qeveria

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com