Inter i Milanos është duke ndjekur Ergys Kaçen. Lajmin e ka dhënë FcInter News, shumë pranë klubit milanez. Zikaltrit monitorojnë shumë talente në Europë dhe ndër ta është edhe mesfushori kuqezi i PAOK-ut.
Nëse do të ketë interesim për ta marrë lojtarin, kjo nuk do të ndodhë në këtë dritare merkatoje, e cila mbyllet të dielën, por ndoshta në verë.
Në Itali mund të shkojë edhe mesfushori tjetër kuqezi, Migjen Basha, për të cilin bëhet fjalë për rikthim. Basha ka luajtur me Atalantën e Torinon, por tani interesimi vjen nga Serie B. Janë Como dhe Virtus Entella skuadrat e interesuar për lojtarin që aktualisht është te Luzern në Zvicër.