Inter ka mposhtur Milanin në çerekfinalet e kupës së Italisë. Zikaltërit i janë falur një goli të Eriksen në minutën e 98 për të prerë biletën e kualifikimit.
Ndeshja nisi vrullshëm teksa i përhershmi Zlatan Ibrahimoviç shënoi në minutën e 31 për të kaluar të tijët në avantazh.
Suedezi nuk ishte aspak i qetë gjatë sfidës, teksa s’mungoi edhe një konflikt fizik me Lukakun e Inter. Në minutën e 58-të Ibrahimoviç bën faullin e radhës dhe largohet me karton të kuq.
Nga ana tjetër Inter zgjohet dhe barazon shifrat me Lukakun nga pika e bardhë e penalltisë. Kur mendohej se do përfundonte i ‘rilinduri’ Eriksen shënon një supergol nga një goditje dënimi, teksa portieri nuk lëvizi fare.
Me të gjitha gjasat Inter i Conte në gjysmëfinale tashmë do të gjejë Juventusin që sfidon SPAL-in.