Inter, Milan dhe Juve humbin të trija sëbashku: Nuk ndodhte që nga ’94
Rikthehen fantazmat e të kaluarës së afërt. Juventus, Inter dhe Milan të mundura në një javë. Është hera e parë që ndodh këtë sezon, nuk ndodhte që nga viti 1994 që të tri skuadrat e mëdha italiane të humbnin të trija brenda një jave. Ndërsa vitin e kaluar ishim mësiar që Inter dhe Milan të humbisnin të dyja brenda një javë, këtë sezon iu është shtuar edhe Juvja.
DÉJÀ-VU
Në kampionatin e kaluar që solli trishtim për dy skuadrat e Milanos, stopi i dyfishtë u verifikua në katër raste: rastit të maji iu bashkua edhe ai i janarit (Inter-Torino 0-1, Lazio-Milan 3-1), prill (Inter-Udinese 1-2, Genoa-Milan 1-0) dhe në nëntor (Parma-Inter 2-0, Milan-Palermo 0-2).
Por kjo fundjavë ishte e zezë dhe për kampionët e Italisë. Inter, Juve (që pastaj fitoi kampionatin) dhe Milan janë mundur të treja së bashku edhe turneun në javën e gjashtë të 1994-ës. Rezultatet e atëhershme: Inter-Bari 1-2, Foggia-Juve 2-0, Padova-Milan 2-0.








