“Vazhdo kështu dhe do të marrësh fund”, ky është mesazhi i babait të sulmuesit të Interit, Lautaro Martinez.
Interi humbi mbrëmjen e djeshme në “Wembley” përballë Totenhemit duke vendosur në rrezik kualifikim në Ligën e Kampionëve.
Lautaro Martinez nuk u aktivizua nga Spaleti, madje ky i fundit preferoi Keita Baldenë në minutat e fundit të takimit.
Mario Martinez mesa duket priste që i biri të ishte në fushë për të ndryshuar rezultatin e takimit pas golit të Eriksen në minutën e 80-të.
Megjithatë, duket se Mario u pendua, dhe e hoqi postimin në “Twiter” pas pak minutash, edhe pse deri në atë moment ai kishte marrë 20 reagime. (Panorama)