• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Inteligjenca, kryesisht, trashëgohet

by Aalison Pearse Stevens
05/07/2016 12:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vështirë është të përcaktohet (jo)inteligjenca. Edhe pse kjo shpesh bëhet në kuadër të fenomeneve të cilat në thelb e kanë konceptin e inteligjencës, për shembull, përmes zgjidhjes së problemeve, procesit të mësimit, të kuptuarit etj., kjo në fakt është e gabuar. (Kjo do të ishte si kur fizikani do të kishte definuar gravitacionin me termet e mollës, e cila i bie në kokë).

Më e arsyeshme është të konsiderohen disa koncepte të rëndësishme të lidhura me inteligjencën, transmeton Koha.net.

Së pari, e ashtuquajtura inteligjencë gjenetike, respektivisht, ato aspekte të biokimisë, fiziologjisë dhe neurologjisë së trurit të cilat janë në thelb të përjetimit të vetëdijes dhe sjelljes (në çka më së shpeshti numërohet edhe mësimi, si dhe zgjidhja e problemeve).

Ato janë rezultat i trashëgimit gjenetik, ndërsa hulumtimet më të reja tregojnë që treguesit e matshëm të funksionimit biologjik (për shembull, koha e reagimit, potencialet e evokuara) lidhen shumë me koeficientin e inteligjencës së matur me teste.

Sipas një vlerësimi të ashpër, 70 për qind e koeficientit të inteligjencës është e përcaktuar me inteligjencë gjenetike. Pjesa tjetër 30 për qind janë faktorët kulturorë, familjarë, të rritjes, arsimorë dhe social-ekonomikë.

Në fund, vjen edhe koncepti i të ashtuquajturës inteligjencë praktike, e cila tani për tani nuk ka vlerësim shkencor (ka shumë gjëra në lojë që i shpëtojnë kontrollit shkencor), por nuk ka dyshim që ekziston.

Inteligjencën praktike e përcaktojnë për shembull shëndeti, motivimi, përvoja, mekanizmat e përballimit me stresin, karakteristika të personalitetit etj.

Në kohën e fundit shkruhet shumë për një segment të inteligjencës praktike – inteligjencën emocionale. Me këtë koncept përshkruhen karakteristikat siç janë: të kuptuarit e ndjenjave të veta, dhembshuria për të tjerët dhe rregullimi i emocioneve me qëllim të përmirësimi të jetesës.

Terman në kohën e vet ka studiuar rrugën jetësore të 1500 fëmijëve gjenialë (me koeficient të inteligjencës prej 140 apo më të lartë). Ka konkluduar që shumica e atyre fëmijëve (kanë qenë) shumë të suksesshëm në jetë, pra kanë pasur edhe inteligjencë të lartë praktike.

Megjithatë, rreth 6 për qind të tyre ishin të pasuksesshëm; struktura e personalitetit të tyre dhe rrethanave të jashtme kanë pamundësuar përdorimin e inteligjencës në mënyrë të dëshirueshme sociale.

Eysenck këtu shton se si “në anën tjetër dikush mund të jetë i suksesshëm në aspektin social, e të mos jetë edhe aq inteligjent, transmeton Koha.net.

Ekzistojnë mjaft grupe të tilla: sportistët, argëtuesit, pjesëtarët e familjeve mbretërore, prostitutat – janë shembull i mirë për këtë”. (Politikanët nuk përmenden, duket që ky grup mund të jetë i suksesshëm edhe në aspekt social, por dhe inteligjent).

Koeficienti mesatar i inteligjencës (IQ) sillet në mes 90 dhe 110. Supozohet që 140 e kanë Madonna dhe Sharon Stone. Koeficientin më të lartë të matur e ka Marylin vos Savant: 228! As këndon, as aktron, por duket bukur.

Merret me hulumtime në fushën e arsimit dhe të mjekësisë. Dhe shkruan, përgatiti Koha. (b.an)

Next Post

Mesazhe të fuqishme nga Parisi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vizita në Izrael, Rama takim ‘kokë më kokë’ me Netanyahun, fjalim historik në Knesset

Vizita në Izrael, Rama takim ‘kokë më kokë’ me Netanyahun, fjalim historik në Knesset

January 26, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Çfarë përfaqësojnë protestat me molotov?

January 25, 2026
Pesë persona të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Berlin, dy prej tyre në gjendje kritike për jetën

Pesë persona të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Berlin, dy prej tyre në gjendje kritike për jetën

January 25, 2026
E reja përballet live me burrin: Nëna jote më ka çuar në polici, më akuzoi se e rraha! Mori thikën me vete dhe…

E reja përballet live me burrin: Nëna jote më ka çuar në polici, më akuzoi se e rraha! Mori thikën me vete dhe…

January 25, 2026
“Trazira gjatë demonstratës”/ Mediat e huaja pasqyrojnë protestën e PD: U hodh molotov drejt Parlamentit

“Trazira gjatë demonstratës”/ Mediat e huaja pasqyrojnë protestën e PD: U hodh molotov drejt Parlamentit

January 25, 2026
Fatos Nano!

Demokracia dhe marrja e pushtetit është edhe çështje kohe!

January 25, 2026
Era e fortë rrëzon pishat në rrugën Vlorë-Zvërnec, bllokohet qarkullimi për automjetet, ndërhyjnë forcat zjarrfikëse

Era e fortë rrëzon pishat në rrugën Vlorë-Zvërnec, bllokohet qarkullimi për automjetet, ndërhyjnë forcat zjarrfikëse

January 25, 2026
Censi i Bujqësisë/ BIRN: Qeveria bën gati nismën për të dhënat e ekonomisë rurale

Censi i Bujqësisë/ BIRN: Qeveria bën gati nismën për të dhënat e ekonomisë rurale

January 25, 2026
21 janari, truku shihet, por nuk është!

21 janari, truku shihet, por nuk është!

January 25, 2026
“Lëshova njerëz në vitin që lamë pas…’, rrëfimi i Grida Dumës për jetën personale: Kam ndalur së bëri …

“Lëshova njerëz në vitin që lamë pas…’, rrëfimi i Grida Dumës për jetën personale: Kam ndalur së bëri …

January 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In