• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Inteligjenca britanike: Rreth 500 mijë ushtarë rusë janë vrarë në Ukrainë

by A R
28/05/2026 09:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rreth 500 mijë ushtarë rusë besohet se janë vrarë gjatë pushtimit në shkallë të plotë të Ukrainës nga Moska, që nisi më 2022, tha një zyrtare e lartë e inteligjencës britanike, në kohën kur luftimet kanë arritur pothuajse në ngërç.

Shifra u bë publike më 27 maj, gjatë një fjalimi të Anne Keast-Butler, drejtoreshës së GCHQ-së, agjencisë kryesore britanike për inteligjencën dhe sigurinë kibernetike. Ajo përputhet me vlerësime të tjera të bëra muajt e fundit nga qeveri perëndimore dhe organizata të pavarura mediatike.

Keast-Butler përsëriti paralajmërimet e tjera të Qeverisë britanike se Rusia po “shënjestron pareshtur infrastrukturën kritike, proceset demokratike, zinxhirët e furnizimit dhe besimin publik” në Britani dhe në mbarë Evropën.

GCHQ është njësia kryesore britanike për inteligjencë, e ngjashme me Agjencinë Kombëtare të Sigurisë në Shtetet e Bashkuara.

Keast-Butler tha se GCHQ po përqendrohet në mbrojtjen e kabllove dhe tubacioneve nënujore që lidhin Britaninë me pjesën tjetër të botës, si dhe në luftimin e “sabotazheve dhe përpjekjeve për atentate”.

Ajo shtoi se autoritetet po përpiqen të pengojnë përpjekjet ruse për të kontrabanduar teknologji perëndimore, duke anashkaluar sanksionet e vendosura nga Perëndimi si përgjigje ndaj pushtimit të Ukrainës në shkurt të vitit 2022.

“Ndërsa mbetemi të palëkundur në mbështetjen tonë për Ukrainën, [presidenti rus, Vladimir] Putini po zmbrapset në fushëbetejë, me informacione të reja të inteligjencës që tregojnë se pothuajse gjysmë milioni ushtarë rusë janë vrarë që nga fillimi i konfliktit”, tha ajo.

Kjo shifër është e ngjashme me vlerësime të tjera publike, të cilat kanë nxjerrë në pah përmasat e dëmeve që ushtria ruse ka pësuar në Ukrainë që nga nisja e pushtimit.

Në raportin vjetor të publikuar muajin e kaluar, agjencia kryesore e inteligjencës ushtarake të Holandës vlerësoi se Rusia ka pësuar 1.2 milion humbje, përfshirë më shumë se 500 mijë të vrarë.

Një bilanc i përbashkët i mediave ruse në ekzil, Mediazona dhe Meduza, i bazuar në dokumentet e çështjeve të trashëgimisë, vlerësoi se numri i ushtarëve rusë të vrarë që nga viti 2022 është të paktën 352 mijë.

Deri në fund të vitit të kaluar, Rusia po përparonte ende ngadalë, duke përdorur taktika të infiltrimit në shkallë të vogël për të thyer mbrojtjen ukrainase, por me humbje jashtëzakonisht të mëdha.

Megjithatë, kohët e fundit, forcat ukrainase, duke u mbështetur shumë në inovacionet me dronë dhe në taktika të reja të përdorimit të tyre, kanë arritur pothuajse ta ndalin përparimin rus.

Në disa zona, Ukraina ka arritur edhe të rimarrë pjesë të vogla territori.

Që nga shtatori i vitit 2022, kur presidenti Vladimir Putin tronditi shoqërinë ruse duke urdhëruar mobilizimin e 300 mijë burrave, lufta e Moskës është mbështetur te rekrutët vullnetarë, të joshur nga paga dhe përfitime të jashtëzakonshme.

Ekspertët kanë thënë se ky zinxhir furnizimi me ushtarë mund të jetë ngadalësuar muajt e fundit, me shenja se Rusia po humb më shumë njerëz çdo muaj sesa arrin të rekrutojë.

“Që nga dhjetori, janë vrarë rreth 35 mijë ushtarë rusë në muaj”, tha presidenti finlandez, Alexander Stubb, në një fjalim muajin e kaluar. “Rusia nuk është në gjendje të rekrutojë mjaftueshëm ushtarë për t’i zëvendësuar ata 35 mijë. Nëntëdhjetë e pesë për qind e tyre vriten nga dronët. Raporti i humbjeve aktualisht, dhe më falni për këtë formulim kaq morbid, është një me pesë: pra një ushtar ukrainas për pesë ushtarë rusë”.

Edhe pse Ukraina ka nxituar të përdorë teknologji të reja të dronëve, Kievi është përballur me vështirësi për të siguruar mjaftueshëm njerëz për vijën e frontit dhe për të plotësuar njësitë e lodhura dhe të pakësuara, shumë prej të cilave kanë luftuar për muaj të tërë pa pushim.

Ashtu si Rusia, as Ukraina nuk publikon shifra të hollësishme për humbjet njerëzore.

Vlerësimet perëndimore, përfshirë ato të agjencisë ushtarake holandeze, e vendosin numrin e humbjeve të përhershme të Ukrainës në rreth 500 mijë në total. Qendra për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare e vlerëson këtë shifër në 600 mijë.

Instituti me seli në Uashington ka parashikuar gjithashtu se, deri këtë verë, humbjet e përbashkëta të të dyja palëve do të tejkalojnë 2 milionë.

Disa nga taktikat dhe politikat që autoritetet ukrainase kanë përdorur për të mobilizuar burrat në moshë për shërbim ushtarak kanë nxitur kritika brenda shoqërisë ukrainase, me ankesa se procesi është i përshkruar me korrupsion./REL

Next Post
Ambasadori gjerman: Reforma në drejtësi është themel për progresin drejt BE-së dhe shërbimet për qytetarët

Ambasadori gjerman: Reforma në drejtësi është themel për progresin drejt BE-së dhe shërbimet për qytetarët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zjarri përfshin malësinë e Krujës, flakët përhapen me shpejtësi/ Terreni i pamundur për zjarrfikëset, kërkohet ndërhyrje nga ajri!

Zjarri përfshin malësinë e Krujës, flakët përhapen me shpejtësi/ Terreni i pamundur për zjarrfikëset, kërkohet ndërhyrje nga ajri!

August 29, 2026
Kush e financon gazetën malazeze që shpiku komplotin me Shqipërinë? Nga incidenti diplomatik te paratë e Vuçiçit

Kush e financon gazetën malazeze që shpiku komplotin me Shqipërinë? Nga incidenti diplomatik te paratë e Vuçiçit

August 29, 2026
Hedhja e mbeturinave nga makina do t’ju kushtojë shtrenjtë! ARRSH paralajmëron gjoba deri në 200 mijë lekë: Do identifikoheni përmes kamerave inteligjente

Hedhja e mbeturinave nga makina do t’ju kushtojë shtrenjtë! ARRSH paralajmëron gjoba deri në 200 mijë lekë: Do identifikoheni përmes kamerave inteligjente

August 29, 2026
RENEA operacion për kapjen e të dënuarit për vrasje, i shumëkërkuari i shpëton policisë! Ja çfarë ndodhi në Korçë

RENEA operacion për kapjen e të dënuarit për vrasje, i shumëkërkuari i shpëton policisë! Ja çfarë ndodhi në Korçë

August 29, 2026
Gara për Prokurorin e ri të Përgjithshëm, zbulohen dokumentet që sollën përplasjen e anëtarëve të KLP-së

Gara për Prokurorin e ri të Përgjithshëm, zbulohen dokumentet që sollën përplasjen e anëtarëve të KLP-së

August 29, 2026
Venezuela konfirmon marrëveshjen historike të naftës me SHBA-në

Venezuela konfirmon marrëveshjen historike të naftës me SHBA-në

August 29, 2026
Reagon për herë të parë Kryeministria për shkarkimin e Ristanit: Gjykata Kushtetuese e thotë qartë, Veliaj është kryebashkiak!

Reagon për herë të parë Kryeministria për shkarkimin e Ristanit: Gjykata Kushtetuese e thotë qartë, Veliaj është kryebashkiak!

August 29, 2026
Shkarkimi i Ristanit, Spaho: Tirana është e qelbur nga plehrat më shumë se kurrë!

Shkarkimi i Ristanit, Spaho: Tirana është e qelbur nga plehrat më shumë se kurrë!

August 29, 2026
The Wall Street Journal: Sheiku i inteligjencës së Emirateve aksioner kryesor në bankën e re kripto të familjes Trump

The Wall Street Journal: Sheiku i inteligjencës së Emirateve aksioner kryesor në bankën e re kripto të familjes Trump

August 29, 2026
Dronët me eksplozivë në Leipzig ndezin alarmin, Gjermania përgatit masa të ashpra ndaj Rusisë

Dronët me eksplozivë në Leipzig ndezin alarmin, Gjermania përgatit masa të ashpra ndaj Rusisë

August 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com