Inteligjenca artificiale shkon në shkollën e meteorologjisë për të sfiduar uraganet si Dorian.
Kjo po ndodh në universitetin amerikan të Wisconsin-Madison, ku studiuesit e institutit për studime meteorologjike (CIMMS) kanë ”trajnuar” një model, të quajtur DeepMicroNet, për parashikimin dhe evolucionin afatshkurtër të uraganeve duke përdorur të dhëna satelitore.
“Rezultatet e studimit janë shumë premtuese, jo vetëm në lidhje me saktësinë e parashikimeve afatshkurtra, por edhe sepse modeli përdor të dhëna satelitore që nuk përdoren normalisht për të vlerësuar intensitetin e uraganit ose matjet e mikrovalës që zbulojnë strukturën e uraganit’’, shpjegon koordinatori Anthony Wimmers.
Përmes një analize të shpejtë të sasive të mëdha të të dhënave, sistemi i inteligjencës artificiale mund të vlerësojë forcën e fenomenit atmosferik me një përafrim të mirë dhe të parashikojë një informacion shumë të rëndësishëm për sjelljen e tij.
“Tani që satelitët vazhdimisht fotografojnë imazhe me rezolucion të lartë që gjenerojnë vëllime të mëdha të të dhënave për analiza, ne kemi nevojë për të zhvilluar metoda inovative për të nxjerrë informacion praktik”, komenton drejtori i CIMMS, Tristan L’Ecuyer.
“Inteligjenca artificiale do të luajë një rol vendimtar në dekadën e ardhshme në kalimin nga marrja e thjeshtë e të dhënave në prodhimin dhe veprimin e informacionit’’, shtoi ai.
/a.r











