• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, December 10, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Inteligjenca artificiale për të rinjtë tanë

by Pëllumb Karameta
30/05/2022 23:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Prof. Asc. Dr. Pëllumb Karameta

Ministria e Arsimit dhe Sportit dhe Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim nënshkruan pak ditë me parë një Memorandum për projektin “Inteligjenca Artificiale për të rinjtë”, i cili që po zbatohet në shumë vende të tjera. Projekti do të jetë një përdorimi i ri i teknologjisë në sektorin e arsimit parauniversitar.

  1. Pak histori …

Prej fundit të viteve 90-të, Shqipëria ka bërë hapat e para drejt shtrirjes së aksesit në teknologjinë e informacionit dhe komunikimit (TIK) në institucionet e arsimit parauniversitar. Edhe pse jo sa do duhet, shkollat shqiptare ndër vite janë pajisur me kompjuterë dhe aksesorë, janë instaluar rrjete lokale kompjuterike, si dhe është bërë e mundur lidhja e tyre në Internet.

Përdorimi me pikësynim i teknologjisë në sistemin tonë arsimor nisi në dhjetorin e vitit 2006, me master planin për programin e E-shkollave. Qëllimi i tij ishte pajisja e shkollave me laboratorë kompjuterësh, trajnimi i mësuesve për t’i menaxhuar ata dhe lidhja me internetin e shkollave publike. Në fund të vitit 2009, ky projekt përfundoi dhe pajisi shkollat publike me laboratorë kompjuterikë; lidhi me internet me bandë të gjerë këta laboratorë; trajnoi mësuesit e TIK (teknologji kjo që përfshin kompjuterët, tabletat, telefonat SMART, tabelat interaktive dhe aksesorët e tjerë) në gjithë Shqipërinë dhe filloi përmirësimi i kurrikulave të TIK.

Në vitin 2014, në një pjesë të shkollave të mesme, filloi procesi i digjitalizimit të procesit mësimor me tableta, përmes të cilit u synua të ndërtohej një raport i ri mësues-nxënës që ata të mund të ndërvepronin nëpërmjet teknologjisë, me mjetet që kishin në duar. Në vitin 2017, në shkollat e nivelit parauniversitar raporti kompjuter-nxënës ka qenë 1:27 që është larg nga standardet e vendeve të BE ku 1 kompjuter është në dispozicion për 3-7 nxënës.

Deri në vitin 2018, edhe shkollat e arsimit profesional kanë ofruar kualifikime të kufizuara në “Rrjetin e të Dhënave”, “Mbështetje për përdoruesit e TIK-ut” dhe “Zhvillimin e Faqeve të Internetit”. Por meqë kjo kurrikul është hartuar kohë më parë, nevojitet një rishikim tërësor i saj për të siguruar që shkollat dhe nxënësit të mos mbeten prapa zhvillimeve më të fundit në teknologji. Sepse njohuritë dhe kompetencat bashkëkohore janë të domosdoshme për nxënësit dhe punonjësit e TIK, për të qenë konkurrues në treg.

Aktualisht, sipas dokumentit të strategjisë së arsimit 2021-2026, në 1194 shkolla, me më shumë se 4334 mësues dhe rreth 120000 nxënës të moshës 10-15 vjeç, po zbatohet programi “Shkollat e Shekullit të 21-të”, nën udhëheqjen e British Council dhe i financuar nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar. Programi, ndër të tjera, ka për qëllim pajisjen e nxënësve të moshës 10 -15 vjeç me aftësi digjitale dhe të kodimit. Çdo shkollë e arsimit 9 – vjeçar po pajiset me pajisje të quajtura micro:bit me anën e të cilave nxënësit mund të programojnë dhe t’i përdorin në të gjitha lëndët, për të zgjidhur problemet e përditshme.

Projekti “Inteligjenca Artificiale për të rinjtë” -që do të pilotohet në Shqipëri me një kurrikul të ndërtuar nga Intel® Corporation – është zhvillimi i fundit në arsimin shqiptar.

  1. Ç’është Inteligjenca Artificiale?

E thënë thjeshtë, ajokuptohet si aftësi e një kompjuteri për të vepruar si qenie njerëzore; ndryshe,për të kryer funksione dhe arsyetime që janë tipike vetëm për mendjen njerëzore. Krijimi dhe studimi i IA-sëu bazua mbi pohimin se inteligjenca (mençuria njerëzore) mund të përshkruhet me hollësi të mjaftueshme,aq sa të mund të imitohet edhe nga një makinë. Zbulimet në matematikë, neurologji, në teorinë e informacionit dhe kibernetikë, frymëzuan një grup të vogël studiuesish të konsideronin seriozisht mundësinë e ndërtimit të një “truri” elektronik. Fusha e kërkimit të IA-së u themelua në një konferencë në kampusin e universitetit Dartmouth, në verën e vitit 1956. Të pranishmit – përfshirë John McCarthy (autori i termit IA), Marvin Minsky, Allen Newell dhe Herbert Simon – u bënë udhëheqësit e kërkimevepër shumë dekada. Ata dhe nxënësit e tyre shkruan programet kompjuterike që për shumicën e njerëzve, ishin thjesht të habitshme.Zhvilluan algoritme (programe) që imitonin hap-pas-hapi arsyetimin e përdorur nga njerëzit, kur donin të zgjidhin mistere ose të  nxjerrin përfundime logjike. Në intervalin kohor ‘80 -‘90, hulumtuesit zhvilluan metoda të suksesshme për t’u përballur me informacione jo të plota ose të pasigurta, duke vënë në punë koncepte nga probabiliteti dhe ekonomia. Më 11 maj 1997, “Deep Blue”- një kompjuter qëpërmbante sistemin e lojës së shahut – mposhti kampionin botëror të shahut Garry Kasparov.

Në jetën e përditshme, ne kemi disa makina që janë programuar të kryejnë punë si marrja dhe regjistrimi i të dhënave, ose të transferojnë të dhëna apo modifikojnë informacione me një shpejtësi marramendëse dhe me saktësi të lartë, të cilat ne i njohim si produkte të IA-së.Ndërkaq, përmirësimi i teknologjisë dhe kërkimi i vazhdueshëm i njeriut për të ndërtuar makina me imazhin e tij, kanë çuar në evolucionin e robotëve, makina këto të programuar për të zbatuar një grup të veçantë udhëzimesh.

Makina inteligjente mund të merret me punë të vështira dhe komplekse që mund t’i bëjnë vetëm njerëzit; t’i përfundojë detyrat më shpejt se një njeri, me më pak gabime dhe të meta; mund të zbulojë gjëra të panjohura; të punojë pa ndërprerje; të zvogëlojë kohën dhe të punojnë në hapësira të vogla me shpenzime të papërfillshme.

  1. Rreth projektit “Inteligjenca Artificiale për të rinjtë”

Projekti do t’u japim mundësi të rinjve shqiptarë të mësojnë teknologjinë e Inteligjencës Artificiale përmes një kurrikule të ndërtuar nga Intel® Corporation, një ndër kompanitë më të mëdha të teknologjisë në botë.Pilotimi do të fillojë në vitin shkollor 2022-2023 në 5 institucione publike, ku do të krijohen grupe që do të zhvillojnë orët për Inteligjencën Artificiale, pas orarit mësimor, si veprimtari jashtëshkollore pranë institucionit arsimor të përzgjedhur. Gjithashtu, do të ketë dhe 2 grupe private jashtë shkollave. Gjatë kësaj faze pilotimi, nga kurrikula e projektit parashikohet të përfitojnë 140 nxënës, ndërkohë që do të realizojë mbi 160 orë trajnimi për mësuesit dhe certifikimin e tyre.

Në terma të përgjithshëm, projekti synon t’indihmojë mësuesit të integrojnë teknologjinë për të përqafuar mënyra të reja të zhvillimit të mësimit, nga çdo vend dhe për të përshtatur teknologjinë mësimore për t’u përmbushur nevojat e ardhshme. Sot besohet se mjetet e besueshme të teknologjisë me performancë të lartë u japin mësuesveqetësinë mendore, që ata të mund të fokusohen te nxënësit e tyre në vend, që të shqetësohen për teknologjinë. Modelet për adoptimin dhe integrimin e teknologjisë ndihmojnë në krijimin e hapësirave fizike dhe virtuale që fuqizojnë nxënësit të arrijnë potencialin e tyre të plotë, të zotërojnë kompetencat e gatshme për të ardhmen dhe të jenë gati për Revolucionin e Katërt Industrial.

Nuk kërkohet përvojë në kodim; vetëm aftësi themelore matematikore dhe statistikore.Synimet kurrikulare lidhen me kuptimin dhe çmitizimin e IA-së; njëherazi, mes projektit do të  pajisen të rinjtë me kompetencat dhe mendësitë nevojshme për të përdorur IA dhe do të aftësohen që t’i përdorin ato me shkathtësi.

Gjenerata e ardhshme e novatorëve ka nevojë për kompetenca dhe burimet e duhura për të kuptuar se çfarë është IA, si është projektuar dhe pse është e rëndësishme ajo në botën e sotme dixhitale. Përndryshe, hendeku i aftësive dixhitale vetëm do të rritet dhe do të dëmtojë më tej ekonomitë dhe shoqërinë. Për më tepër, shumë të rinj ende nuk e kuptojnë plotësisht rolin kryesor që mund të luajnë në formësimin e IA. Prandaj, është thelbësore të çmitizohet dhe demokratizohet IA në mënyrë gjithëpërfshirëse, pavarësisht nga gjinia, përkatësia etnike ose vendndodhja.

Edhe pse për gjendjen e sistemit tonë arsimor, prurjet e revolucionit dixhitale në arsim mund të duken objektiva të një formati të madh, tani, së paku, po nisim të konceptojmë shkollat e të nesërmes; njëherazi, si të mendojmë nevojat e nxënësve, përse këto duhen menduar të tilla, si do ta dimë nëse jemi të suksesshëm në arritjen e këtyre gjërave etj. Sepse, shkollat e reja do të projektohen, jo për të mbushur kokat e nxënësve me lloje të veçanta të dijeve ekzistuese, por për të rritur kompetencat e tyre për të nxënë në mënyrë të pavarur dhe për të ndërtuar e zbatuar vetë njohuri të reja.

Next Post
Përmendi Shkëlzen Berishën, Kasmi nuk “mban” dhe i sulet Bardhit: S’di të shkruajë, reagimin ja dërgoi Rama të gatshëm

Përmendi Shkëlzen Berishën, Kasmi nuk "mban" dhe i sulet Bardhit: S'di të shkruajë, reagimin ja dërgoi Rama të gatshëm

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Eleminimi i Edmir Bregut fut në hall vrasësit, Aldo Avdylaj lutet në zot: Ishalla kemi fat o Allah se çdo gjë është gati (DOSJA)

Nesër zgjidhet kreu i ri i SPAK, Karamuço: Mbi 30 diplomatë do monitorojnë procesin

December 10, 2025
Zbulimi historik, arkeologët: Njerëzit e ndezën zjarrin 350.000 vjet më herët nga sa mendohej

Zbulimi historik, arkeologët: Njerëzit e ndezën zjarrin 350.000 vjet më herët nga sa mendohej

December 10, 2025
Berishizmi i Lapajt, nga llastimi i Athinës te gjetja e armiqve të brendshëm

Gara e Avokatit të Popullit, Lapaj për Endrit Shabanin: Njeri pa karakter, i përdorur nga Rama

December 10, 2025
Horror-Burri vret në mënyrë makabre gruan 38-vjeçare/ Ia copëtoi trupin brenda në blender ndërkohë që shihte video në..

Horror-Burri vret në mënyrë makabre gruan 38-vjeçare/ Ia copëtoi trupin brenda në blender ndërkohë që shihte video në..

December 10, 2025
Belind Këllici: Tërmet Peçi do jetë ministri i i ri i Financave

Belind Këlliçi sqaron mesazhet e publikuara në media: Tentativë e sponsorizuar për të më baltosur, po ndjek rrugën ligjore

December 10, 2025
Sky dhe Enchro Chat/ Karamuço: Disa biznesmenë nën hetim nga SPAK! Ja çfarë mund të ndodhë ditën e zgjedhjeve

Operacioni në Fushë-Krujë, Karamuço jep detajet: 3 persona janë larguar drejt Dubait

December 10, 2025
“Urdhri i Skënderbeut”/ Begaj vlerëson personalitetet e botës shqiptare: Kapitull i rëndësishëm i historisë sonë!

“Urdhri i Skënderbeut”/ Begaj vlerëson personalitetet e botës shqiptare: Kapitull i rëndësishëm i historisë sonë!

December 10, 2025
Propozimi i Elon Musk: Vendosuni sanksione oligarkëve ukrainas, kështu afrohet fundi i luftës

“Një gabim dhe jam i vdekur”, Elon Musk shpalos frikën pas vrasjes së Charlie Kirk

December 10, 2025
Tirana, në prag përballjeje/ Bejko: Tabaku dhe Alimehmeti, figura që votuesit duan në krye të PD

“Salianji i ftuar për “Foltoren” e radhës nga demokratët e Gjirokastrës”/ Bejko: Servilë të Berishës, ata që ikën e…

December 10, 2025
PD mes ristrukturimit dhe rrjeshtimit

“Berisha mori vulën dhe godinën, por jo bazën”/ Lami: Synimi i Salianjit, ende i paqartë

December 10, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In