• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Inteligjenca Artificiale: Dikush e kishte gjetur fituesin dhe mandatet në qarqe që përpara 25 prillit

by
28/04/2021 18:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Tiranë është dikush që me një përpikëri mbresëlënëse ia ka qëlluar të gjejë jo vetëm fituesin e zgjedhjeve të 25 prillit, por edhe ndarjen e mandateve sipas qarqeve.

Nuk bëhet fjalë për ndonjë astrolog, por për një kompani që duke shfrytëzuar inteligjencën artificiale dhe reagimin e publikut në rrjetet sociale, ka analizuar prirjet që më pas ndoqën votuesit ditën e zgjedhjeve.

Bëhet fjalë për “Terra Data Analytics”, një kompani e analizimit të të dhënave digjitale dhe e marketingut digjital, e cila ka parashikuar rezultatin e saktë të zgjedhjeve në vende të ndryshme, përfshirë këtu ato lokale në Turqi, zgjedhjet presidenciale në Kroaci, por edhe ato në SHBA e Izrael.

“Nga të dhënat dhe grafikët tanë, parashikuam që Partia Socialiste e Shqipërisë do të fitonte mandatin e tretë qeverisës me 75 mandate duke lënë pas Partinë Demokratike të Shqipërisë me 56 të tillë. Edhe për parashikimin e LSI-së, ne llogaritëm se ajo do të fitonte vetëm 5 mandate”, thotë për Gazetën “Si” Blerim Gjeladini, drejtues i “Terra Data”.

Gjithashtu kompania e tij ka ndërtuar një tabelë me parashikimet e saj të mandateve që do të merrte secila parti në 12 qarqet përkatëse ku sërish rezultatet nuk kanë zhgënjyer dhe nuk kanë qenë larg realitetit. Në foton e mëposhtme janë të paraqitura mandatet nga Terra për secilin qark ku mund të shihet se rezultatet janë të njëjta me ato zyrtare për Dibrën, Gjirokastrën, Shkodrën, Elbasanin etj.

Gjeladini shprehet se inteligjenca artificiale ashtu si në botë sot po mund “exit pollet” klasike të partive në fushatat parlamentare edhe në Shqipëri. Njerëzit po bëhen gjithnjë e më të prirur të shprehin preferencat e tyre për kandidatët garues përmes reagimeve, komenteve dhe pëlqimeve në rrjetet sociale duke mos pritur vetëm ditën e votimeve. Algoritmet e inteligjencës kompjuterike, duke mbledhur këto të dhëna nga rrjetet sociale arrijnë në disa përfundime analitike.

Gjeladini, i cili përveçse ekspert i analizës së të dhënave në Marketingun Digjital, është edhe anëtar i bordit në Kolegjin Universitar në Ptuj të Sllovenisë për robotikë dhe bionikë, shprehet se përmes inteligjencës artificiale dhe duke shfrytëzuar faktorë të ndryshëm historikë dhe socialë, “Terra” arrin që të përpunojë të dhënat dhe të bëjë parashikimin e saj për rezultatet zgjedhore.

Në fakt, edhe në zgjedhjet e 25 prillit, “Terra” duket se nuk doli shumë jashtë pritshmërive. Në një bisedë me Gazetën “Si”, Gjeladini tregoi disa rankime të rëndësishme të dhënash lidhur me qasjen e politikanëve në rrjetet sociale, mendimet që kishte audienca për ta por edhe sigurisht prirjen për zgjedhjet parlamentare.

Në një analizë më të detajuar, Terra ka përfshirë të dhëna edhe si ka qenë qasja e audiencës ndaj politikanëve në rrjete të ndryshme sociale ku qartazi është vënë re se Rama ka qenë më i ndjekuri, më i komentuari dhe ai që ka nxitur reagimet më të mëdha tek audienca ku dominonin reagimet pozitive.

Nga të dhënat e kompanisë “Terra”, që nga periudha 25 shkurt deri në periudhën 20 prill, i rankuar në vend të parë ka qenë Edi Rama i cili në të gjithë postimet e tij në total ka marrë rreth 5 milionë reagime, i ndjekur nga Lulzim Basha me rreth 2 milionë të tilla, por gjithashtu grafiku i mëposhtëm tregon se edhe trendi i postimeve të Partisë Socialiste ka ardhur në rritje me afrimin e datës së zgjedhjeve në 25 prill.

Grafiku përmban të dhënat e analizuara në harkun kohor 25 shkurt-20 prill
Fushata i ka angazhuar kandidatët të jenë sa më aktivë në rrjete sociale duke qenë se tashmë, në një botë të digjitalizuar, aty është përqëndruar e gjithë audienca e cila komenton, reagon dhe replikon për ta.

Në fakt, kandidatët garues, në harkun kohor nga shkurti gjer në prill, nën ethet e fushatës që ishte në prag, janë përpjekur që të rrisin numrin postimeve të tyre për të ngjallur sa më shumë reagime, me shpresën që ata të përktheheshin në një votë më shumë.

Rreth 700 postime të Ramës dhe 600 të tilla nga Basha janë shënuar nga Terra në këto muaj por ajo që është më interesante dhe ishte mbase një tregues paraprak i fituesit të zgjedhjeve të 25 Prillit është fakti se Edi Rama ka marrë bindshëm28 mijë më shumë reagime me “dashuri” (love reaction) në krahasim nga Basha.

Audienca e rrjeteve sociale ka ngritur gjithmonë në fron Ramën, çdo ditë, duke “injoruar” me mungesë pëlqimesh, komentesh dhe reagimesh kryetarin e opozitës por edhe garuesit e tjerë.

Mesa duket, ajo e kishte zgjedhur tashmë me kohë fituesin pa pritur për numërimin e votave e të kutive…( SI)

/b.h

Next Post
Gjermania përshëndet zgjedhjet: Partitë të njohin rezultatin!

Gjermania përshëndet zgjedhjet: Partitë të njohin rezultatin!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plagosën me thikë 33-vjeçarin në Gjirokastër, arrestohen 2 persona, një tjetër në kërkim

Abuzoi seksualisht me të miturin! Në kërkim 17-vjeçari, dyshohet se është larguar në Greqi

April 2, 2026
“Oficerë sigurie edhe në shkollat 9-vjeçare”/ Zv.ministrja e Brendshme: Rojet do kalojnë në “vetting”

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Jam kurioze të shoh platformat

April 2, 2026
Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

April 2, 2026
“Partia forcohet duke u hapur”, mesazhi i Braçes pas mbledhjes së PS në Njësinë 5

Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

April 2, 2026
“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

April 2, 2026
“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

April 2, 2026
Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

April 2, 2026
Qeveria e re e Kosovës merr votëbesimin në Kuvend, Albin Kurti betohet kryeministër për të tretën herë

Kosovë, kuvendi zhbllokon 121 mln euro, deputetët votojnë marrëveshjet për energjinë dhe rrugët pas krizës në Parlament

April 2, 2026
Pse po shkruaj për Ilir Metën

“S’ka celula iraniane në Shqipëri”, Haxhiu: Deklarata e ambasadës amerikane, e tepruar!

April 2, 2026
Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In