• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Intelektualizmi sot, më mediokër se i 1947

by Artur Ajazi
23/12/2019 15:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga ARTUR AJAZI

E pabesueshme. Të gjithë po merren jo me hallet e shqiptarëve, jo me problemet e tyre, jo me rritjen ekonomike, jo me rritjen e pagave dhe pensioneve, jo me shpresën dhe besimin e madh tek drejtësia e re, jo me luftën ndaj krimit dhe korrupsionit, jo me forcimin e solidaritetit ndaj atyre që janë jashtë banesave, por me ….shengenin ballkanik.

Të gjithë, politikanë (i thënçin) ish-ligjvënës, kryetarë partish, ish-qeveritarë, pedagogë dhe arsimtarë, mjekë dhe infermierë, shkrues artikujsh dhe kameramanë, madje dhe kamarierë, po merren me minishengenin ballkanik. E ndërsa shtresa e ulët dhe e mesme ndoshta ka inercinë, si shkak i atyre që lexon dhe dëgjon, shtresa e lartë e intelektualizmit, ndoshta e ka nga mungesa e diçkaje tjetër, ajo e formimit.

Eshtë e hidhur ta thuash, por intelektualizmi sot, duket në thelb më mediokërr se intelektualizmi i 1947-1948, kohë e cila përkon me “luftën” e Enver Hoxhës ndaj titistëve të ish-Jugosllavisë. Në faqe gazetash, në kronika lajmesh, në emisione televizive, në prononcime kafenesh dhe “pyetje” nga fb, do të dëgjosh dhe lexosh “mendime dhe këshillime”, nga pseudointelektualë që nuk kanë lënë “gradë shkencore” pa i dhënë vehtes, madje shpesh i kthehen edhe konsulencës politike.

Të gjithë po merren me “titistët”, me Edi Ramën dhe Vuçiçin, por jo me Zaevin dhe Gjukanoviçin, të gjithë i janë sulur kryeministrit dhe “idesë” së krijimit të “ish-Jugossllavisë Madhe me qendër Beogradin” , një llogjikë mesjetare e mbetur më mbrapa se shekulli i 17. Si ka mundësi, kryetarë partish, politikanë “karriere” ish-deputetë të shkolluar dhe të paarsimuar, historianë dhe gjeografë “blu” kanë harruar hallet dhe problemet e ditës, kanë harruar se ky vend ka nevojë për mendimin akademik dhe jo politik, se ky vend ka nevojë për qetësi dhe ujdi në Rajon, dhe jo ndezje të gjakrave të së shkuarës.

Si mundet që njerëz që kanë shkollimin e duhur, dhe ata që e njohin mirë historinë e këtij vendi (jo atë të manipuluarën) të arrijnë në derexhe të tillë, dhe të dalin hapur kundër nismave rajonale të kryeministrave , për të afruar dhe krijuar një bashkëpunim më vëllazëror dhe njerëzor me vendet e Ballkanit. Si mundet që një pjesë e mirë e intelektualëve në Shqipëri, të jetojnë dhe punojnë akoma me ndjenjën e “luftës, titizmit, bolshevizmit, vasalizmit” dhe të tjera hamendësi të tilla, kur Europa po shkon drejt heqjes së kufinjve.

Joo, kjo nuk mund të jetë klasa e intelektualëve e një vendi që aspiron të bëhet pjesë e BE, kjo nuk mund të jetë klasa e intelektualëve europianistë, që në pragvitin 2020, jetojnë akoma me “luftën, komplotin, nacionalizmin” dhe të gjitha këto si pasojë e keqpërdorimit politik.

E ndërsa në Kosovë ka tek-tuk zëra kumbonjës, që e përshëndesin idenë e minishengenit ballkanik, dhe dalin kundër qëndrimeve të Ramushit dhe Thaçit, në Shqipëri duhet thënë se klasa politike, rezulton se ka mbetur shumë vite dritë larg tyre. Intelektuali nuk mund të bëjë “patriotin dhe nacionalistin” duke përdorur kujtesën e stisur historike, dhe duke përdorur si argumente, gërrmadhën e së shkuarës, por duhet të bazohet mbi ide dhe platforma që prezantojnë për vendin dhe shqiptarët, një bashkjetesë europiane, në frymën e direktivave të BE.

Next Post
FOTO/ Çfarë po ndodh? Ledri Vula kalon një mbrëmje duke u argëtuar me Dua Lipën dhe…

FOTO/ Çfarë po ndodh? Ledri Vula kalon një mbrëmje duke u argëtuar me Dua Lipën dhe…

Comments 1

  1. Rita Tirane says:
    6 years ago

    Tamam ashtu eshte
    Me keq bile

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shtyhet seanca për dosjen “ARRSH”, shkak mungesa e avokatëve të Evis Berberit, seanca e radhës më 1 prill

Shtyhet seanca për dosjen “ARRSH”, shkak mungesa e avokatëve të Evis Berberit, seanca e radhës më 1 prill

March 19, 2026
Meta: Përjashtimi i PD-së nga delegacioni i Kuvendit, akt i turpshëm

Meta: Përjashtimi i PD-së nga delegacioni i Kuvendit, akt i turpshëm

March 19, 2026
Akademia e Pushtetit Vendor nis në janar/ Demo: Trajnim stafeve për thithjen e fondeve të BE-së

Reforma territoriale, Demo: Mazhoranca, e hapur që të përfshihen të gjitha palët

March 19, 2026
Standardizimi i prokurimeve, rritet përdorimi i katalogëve të OBP-së nga bashkitë

Standardizimi i prokurimeve, rritet përdorimi i katalogëve të OBP-së nga bashkitë

March 19, 2026
Stërvitjet e ushtrisë serbe pranë kufirit me Kosovën, reagon Kurti: Shfaqje alarmuese!

Stërvitjet e ushtrisë serbe pranë kufirit me Kosovën, reagon Kurti: Shfaqje alarmuese!

March 19, 2026
Nafta shkon 119 dollarë për fuçi pas sulmeve në Lindjen e Mesme

Nafta shkon 119 dollarë për fuçi pas sulmeve në Lindjen e Mesme

March 19, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 20 Mars 2026

March 19, 2026
Ibrahimaj: Kryesimi i CEFTA-s 2026, hap i rëndësishëm drejt tregut unik europian dhe rritjes së eksporteve

Ibrahimaj: Kryesimi i CEFTA-s 2026, hap i rëndësishëm drejt tregut unik europian dhe rritjes së eksporteve

March 19, 2026
Begaj takohet me Fra’ John T. Dunlap: Shqipëria dhe Urdhri i Maltës zgjerojnë bashkëpunimin

Begaj takohet me Fra’ John T. Dunlap: Shqipëria dhe Urdhri i Maltës zgjerojnë bashkëpunimin

March 19, 2026
Irani do të vendosë taksë për kalimin e anijeve në Ngushticën e Hormuzit?

Irani do të vendosë taksë për kalimin e anijeve në Ngushticën e Hormuzit?

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In