• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Intelektualët evropianë: Kontinenti po ndahet para syve tanë!

by Java News
25/01/2019 19:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tridhjetë intelektualë të njohur nga 21 shtete të ndryshme të Evropës kanë thënë se vlerat liberale të Evropës po përballen me sfidën më të vështirë që nga vitet e tridhjeta të shekullit të kaluar, në një periudhë kur Britania e Madhe pritet të largohet nga BE-ja dhe nacionalistët po pritet të fitojnë më shumë ulëse në zgjedhjet e parlamentit evropian.

Grupi i historianëve dhe laureatëve të Nobelit, të cilët e kanë publikuar një manifest në gazeta të ndryshme, kanë thënë se Evropa si ide po ndahet para syve të të gjithëve. “Duhet ta mbrojmë Evropën ose të zhdukemi nën valët e populizmit. Duhet ta rikthejmë vullnetarizmin politik ose në të kundërtën do të rrethohemi nga ndjenja e mërzitshme e urrejtjes”, thuhet në këtë dokument.

Sipas këtyre intelektualëve, nëse nuk bëhen përpjekje më të mëdha për ta luftuar rritjen e populizmit, zgjedhjet e BE-së do të jenë më të dëmshmet që i kemi përjetuar ndonjëherë. Në mesin e autorëve të këtij manifesti janë filozofi Bernard-Henri Levy, shkrimtarët Ian McEwan dhe Salman Rushdie, historiani Simon Schama dhe laureatët e Nobelit: Svetlana Alexievitch, Herta Muller, Orhan Pamuk dhe Elfriede Jelinek.

“Evropa tash është në rrezik më të madh se kurrë më parë në shtatëdhjetë vjetët e fundit dhe nëse dikush beson në këtë ide, është koha që të ngrihet dhe ta mbrojë atë”, ka thënë shkrimtari Rushdie. Në anën tjetër, shkrimtari turk, Orhan Pamuk, ka thënë se Evropa është e rëndësishme edhe për vendet joperëndimore. “Pa idenë e Evropës së bashkuar, liria, të drejtat e grave, demokracia dhe barazia vështirë se mund të mbrohen në pjesën time të botës”, ka thënë ai.

Shumica e analistëve dhe vëzhguesve kanë parashikuar se partitë nacionaliste dhe ato që janë kundër imigrantëve do të fitojnë mbështetje më të madhe në zgjedhjet që mbahen në maj të këtij viti. Shumë prej këtyre partive tashmë kanë shënuar rritje në zgjedhjet kombëtare. Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, ka thënë se këto zgjedhje janë mundësi e mirë për t’i thënë lamtumirë demokracisë liberale, shkruan “The Guardian”.

/a.meta

Next Post
Droga/ Policia arreston një grup të madh, nën hetim 5 shqiptarë

'Çmendet' shqiptari, bashkë me 2 shokë tentoi të përdhunojë bashkëshorten italiane

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Arrestohet 24-vjeçari shqiptar në Gjermani, u var pas trenit pasi nuk kishte biletë

Arrestohet 24-vjeçari shqiptar në Gjermani, u var pas trenit pasi nuk kishte biletë

November 9, 2026
Baçi: Duhet të jetë lista 100% e hapur. Nuk duhen ruajtur deputetët që kanë frikë elektoratin

Baçi: Duhet të jetë lista 100% e hapur. Nuk duhen ruajtur deputetët që kanë frikë elektoratin

November 9, 2026
Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

November 9, 2026
“Berisha është sjellë si një Ajatollah”, analisti: Irani dhe qarqe shoviniste greke po zhvillojnë luftë hibride në Shqipëri

“PD është në kaos dhe pa strategji” / Leka: Berisha s’mund të kërkojë zgjedhje të parakohshme, ja çfarë e pret opozitën

November 9, 2026
Pranoi tradhtinë ndaj gruas, CEO i Nvidia mund të përballet me një divorc prej 81 miliardë dollarësh

Pranoi tradhtinë ndaj gruas, CEO i Nvidia mund të përballet me një divorc prej 81 miliardë dollarësh

November 9, 2026
Flirtime e tradhti/ Meri Shehu bën parashikimin e mujor të horoskopit në BBV!

“Sonte fillon Hënë e re rigjeneruese”, Meri Shehu: Ja 4 shenjat që do të përjetojnë kthesë të papritur!

November 9, 2026
Rama ndan detaje nga takimi me Macron: Folëm për të gjitha temat me interes të përbashkët

Rama ndan detaje nga takimi me Macron: Folëm për të gjitha temat me interes të përbashkët

November 9, 2026
U transportua me urgjencë në Tiranë, presidenti i Skënderbeut i nënshtrohet ndërhyrjes në zemër

U transportua me urgjencë në Tiranë, presidenti i Skënderbeut i nënshtrohet ndërhyrjes në zemër

November 9, 2026
“Skifteri” shqiptar publikon bisedat me gazetarët anglezë: Më ofruan para! Ja çfarë i kërkova Nigel Farage

“Skifteri” shqiptar publikon bisedat me gazetarët anglezë: Më ofruan para! Ja çfarë i kërkova Nigel Farage

November 9, 2026

Shqipëria në sytë e një emigranti

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In