• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Integrimi/ Propozimi i Parisit për heqjen e vetos bullgare: I hapet rruga Shqipërisë drejt BE-së?!

by Java News
18/06/2022 14:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pohimet e Charles Michel se diçka e mirë do të mbërrijë për Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut, duket kanë pasur një shtysë konkrete. Mësohet se Franca ka përgatitur një propozim për zgjidhjen e grindjes mes Shkupit dhe Sofjes duke ngjallur shpresa se deri në fund të muajit mund të zhbllokohet procesi i anëtarësimit në BE.

Propozimin e Parisit për heqjen e vetos së vendosur nga Bullgaria në negociatat për anëtarësimin, për të cilin flasin të gjithë, deri tani nuk e ka parë askush.

Jo zyrtarisht thuhet se ai parashikon që kërkesat e palës bullgare të përfshihen në kornizën negociuese të Maqedonisë së Veriut dhe BE-ja të jetë garantuese për realizimin e tyre.

Kryeministri maqedonas Dimitar Kovaçevski, pohoi se nuk e kanë marrë ende propozimin francez, megjithatë tha se i vlerëson lartë përpjekjet e kryesueses së radhës të BE-së dhe të vetë presidentit Macron për arritjen e një zgjidhjeje të pranueshme edhe për Shkupin edhe për Sofjen.

“Për momentin tek ne nuk e kemi propozimin që është harmonizuar nga të gjitha vendet anëtare të BE-së, përfshi edhe Bullgarinë. Kur të vijë një propozim i tillë ne do ta shqyrtojmë. Ndërkohë sa i përket identitetit dhe gjuhës, ne e kemi pozicionin të qartë se për këtë çështje nuk diskutojmë”, tha Kovaçevski.

Komisioneri i BE-së për Zgjerimin, Oliver Varhelyi përmendi mundësinë e gjetjes së një zgjidhej, duke kujtuar kompromisin që i dha fund ngërçit të hershëm të emrit mes Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut.

“Është e rëndësishme të theksojmë se si Greqia dhe Maqedonia e Veriut arritën ta tejkalojnë problemin e tyre dhe ta zgjidhin atë me një marrëveshje të përbashkët. Presim që Bullgaria të bëjë përpjekje dhe të bëj të njëjtën gjë. Jam i sigurt që bisedimet do të ofrojnë shumë ide se si të ecim përpara së bashku”, tha Varhelyi.

Edhe pse disa analistët mendojnë se koha është tejet e shkurtër që kjo çështje të mbyllet deri në samitin e radhës së BE-së, propozimi francez sërish ka ngjallur disa shpresa, se muajin tjetër mund të ketë zhvillime pozitive në drejtim të zhbllokimit të procesit integrues./ tch

g.kosovari

Next Post
Horoskopi ditor për nesër, e Diel 15 Gusht 2021

Horoskopi ditor, e diel 19 qershor 2022

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com