• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, August 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Integrimi në BE, nis trajnimi i administratës për negociatat

by Java News
10/04/2017 14:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Negociatat me BE, për integrimin e plotë të vendit në familjen europiane do të jenë një nga proceset më të gjata dhe të vështira për administratën shqiptare, ashtu siç kanë qenë edhe për vende të tjera që e kanë kaluar këtë proces përpara nesh.

Departamenti i Administratës Publike dhe Shkolla Shqiptare e Administratës Publike me mbështetjen e Projektit të Binjakëzimit IPA “Mbështetje për reformën e shërbimit civil në Shqipëri”, kanë nisur sot një cikël trajnimesh për nëpunësit e Administratës Publike që do të angazhohen në procesin e negociatave.

Ministrja për Inovacionin dhe Administratën Publike, Milena Harito dhe ministrja e Integrimit Europian, Klajda Gjosha kanë përshëndetur pjesëmarrësit në këtë trajnim.

“Ju jeni dallëndyshet e para të këtij procesi dhe unë dua t’ju përshëndes me shumë kënaqësi sepse nga ju fillon puna e gjatë edhe e vështirë për gjithë negociatat, që janë një proces i gjatë, kompleks, i vështirë që kërkon shumë kapacitete dhe aftësi”, tha ministrja Harito në fjalën e saj.

Duke theksuar reformat e ndërmarra nga qeveria shqiptare Harito është shprehur: “Ne kemi ndërmarrë gjithë reformat e nevojshme që administrata të jetë e qëndrueshme dhe ju jeni pjesë e kësaj administrate të qëndrueshme, me një sistem rekrutimi transparent dhe një sistem karriere motivues. Sot ju jeni pjesë e kësaj administrate, por në fund të këtij procesi ju të gjithë do të jeni pjesë e administratës së një vendi të BE”.

Nga ana e saj ministrja e Integrimit Europian tha: “Dua të theksoj se jemi plotësisht të ndërgjegjshëm se angazhimi ynë për të avancuar me reformat, si dhe serioziteti me të cilin do të përballohet çdo fazë e procesit, do të përcaktojnë ritmin e rrugëtimit tonë drejt integrimit në BE”.

Në këtë kuadër Gjosha theksoi se përgatitja e administratës publike merr një rëndësi prioritare.

“Forcimi i kapaciteteve profesionale është pjesë integrale e dhe e qenësishme e politikave të Ministrisë së Integrimit Europian, sepse jemi të bindur që vetëm kështu do të arrijmë të përballojmë me sukses të gjitha fazat pasuese të procesit të anëtarësimit”, tha Ministrja.

Trajnimi i nëpunësve të administratës do të drejtohet nga 3 ekspertë ndërkombëtarë, 2 kroatë dhe 1 francez, me një eksperiencë të gjerë në fushën e procesit të negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Qëllimi kryesor i trajnimit do të jetë përmirësimin e njohurive dhe aftësive të nëpunësve mbi procesin e negociatave me institucionet e Bashkimit Evropian si dhe rritja e kapaciteteve administrative të nevojshme për koordinimin e procesit të negociatave.

Grupi i nëpunësve që marrin pjesë në këtë trajnim përbëhet nga përfaqësues të institucioneve të ndryshme, përgjegjës për kapitujt përkatës, të evidentuar nga vetë institucionet dhe Ministria e Integrimit Evropian.

Next Post
(VIDEO) TIRANE/ Benzi luksoz godet burrin me biçikletë dhe e tërheq zvarrë në rrugë

(VIDEO) TIRANE/ Benzi luksoz godet burrin me biçikletë dhe e tërheq zvarrë në rrugë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kur nuk kalon stekën nuk i kërkohet Duplantis të tërhiqet

Vetë emërimi “figurë publike”

August 20, 2026
Zjarret, 35 vatra në 24 orë, 5 aktive. Dy helikopterë ndërhyjnë në Gjegjan dhe Gojan, evakuohet një familje

Zjarret, 35 vatra në 24 orë, 5 aktive. Dy helikopterë ndërhyjnë në Gjegjan dhe Gojan, evakuohet një familje

August 20, 2026
Arrestohet njeriu i afërt me Zelenskin, operacion i madh antikorrupsion në presidencën e Ukrainës

Arrestohet njeriu i afërt me Zelenskin, operacion i madh antikorrupsion në presidencën e Ukrainës

August 20, 2026
Trump shpalli operacionin shkatërrues, reagon Irani: Terrorizëm ekonomik!

Trump shpalli operacionin shkatërrues, reagon Irani: Terrorizëm ekonomik!

August 20, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Woodstock-Pogradec, 57 vjet në mes…

August 20, 2026
Deti Kaspik bëhet ‘arteria’ e re ruso-iraniane, çfarë po transportohet?

Deti Kaspik bëhet ‘arteria’ e re ruso-iraniane, çfarë po transportohet?

August 20, 2026
Revista prestigjioze “Ambassador”: Shqipëria, një vend që nuk e ka humbur identitetin

Revista prestigjioze “Ambassador”: Shqipëria, një vend që nuk e ka humbur identitetin

August 20, 2026
Vetëm 18 vjeç, por ‘mjeshtër’ në drejtimin e një rrjeti trafiku kokaine në Itali, arrestohet adoleshenti shqiptar! Ja çfarë iu gjetën në banesë

Itali, 4 shqiptarë sulmohen me thika, çekiç e spraj me piper! Njëri prej tyre në gjendje të rëndë

August 20, 2026
Ndahet nga jeta Frank Beard, bateristi legjendar i ZZ Top

Ndahet nga jeta Frank Beard, bateristi legjendar i ZZ Top

August 20, 2026
Shporta e shkurtit, si po ndryshojnë çmimet (rritje për zarzavatet dhe frutat)

Importet e ushqimeve rriten me 12,8%, prodhimi vendas mbetet pas

August 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com