Kryeministri i vendit, Edi Rama, në fjalën e tij, në Samitin BE-Ballkani Perëndimor, i cili po zhvillon punimet në Tiranë, ku ka theksuar rëndësinë e procesit të zgjerimit të Bashkimit Evropian dhe përgjegjësinë e përbashkët të vendeve të rajonit për të ardhmen evropiane.
Rama u shpreh se zgjerimi është një “bekim” jo vetëm për Shqipërinë dhe vendet e Ballkanit Perëndimor, por edhe për vetë Bashkimin Evropian.
“Bindja ime është e fortë se për Shqipërinë dhe për të gjitha vendet rreth tryezës, zgjerimi është bekim për BE-në. Duhet të dimë se e ardhmja jonë evropiane është një përgjegjësi e përbashkët rajonale. Jemi këtu për të folur hapur, për të ndarë pikëpamjet tona dhe për të vendosur së bashku për vitin e ardhshëm”, tha ai.
Kryeministri shqiptar shprehu gjithashtu mirënjohjen për komisioneren evropiane Marta Kos, për angazhimin e saj ndaj Ballkanit Perëndimor.
“Dua të falënderoj Marta Kos për angazhimin e saj të jashtëzakonshëm për Ballkanin Perëndimor. Ajo ka qenë një zë i fortë për ne dhe për BE-në. Kur bëhet fjalë për zgjerimin, duhet të qëndrojmë të vendosur dhe të mos bëjmë lëvizje që mund të sjellin pasoja në formën e vonesave”, theksoi Rama.










