• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Integrimi/ Komisioni Europian publikon progres-raportin për Shqipërinë dhe vendet e tjera aspirante

by Java News
18/10/2021 16:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Komisioni Evropian pritet të publikojë nesër raportet e progresit për secilin vend të rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe Turqinë  në rrugën e reformave të integrimit evropian, pas mbledhjes së sotme të Kolegjit të këtij institucioni.

Fillimisht, komisioneri përgjegjës për fqinjësinë dhe zgjerimin, Oliver Varhelyi do të prezantojë një përmbledhje të raporteve për secilin vend para anëtarëve të komisionit të punëve të jashtme të Parlamentit Europian të mbledhur në Strasbourg.  Më pas, raportet do të prezantohen në një konferencë për shtyp nga komisioneri përgjegjës për fqinjësinë dhe zgjerimin, Oliver Varhelyi.

Raportet e progresit përmbajnë detajet e procesit të reformave të integrimit në çdo fushë të rrugëtimit evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Turqisë. Raporti mbi Shqipërisë dhe vendeve të tjera njeh problematikat e secilit vend, por pa përdorur një gjuhë të ashpër lidhur me shqetësimet kryesore që kanë shtetet anëtare për çështjet kyçe siç është demokracia, shteti ligjor, të drejtat dhe vlerat themelore të Bashkimit Evropian.

Evitimi i përdorimit të një gjuhe të ashpër bëhet me synimin për të inkurajuar vendet aspirante për anëtarësim në Bashkimin Evropian si Shqipëria të mos dekurajohen dhe të ngadalësojnë ritmin e reformave të integrimit në një kontekst të rënduar nga pandemia dhe influence sa më të madhe që synojnë të ushtrojnë aktorë të tjerë në rajon.

Në raportet për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, Komisioni Evropian i përmbahet qëndrimit se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë gati për hapjen zyrtare të negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe se konferenca e parë ndërqeveritare me të dyja vendet duhet të mbahet sa më shpejt të jetë e mundur.

Gjatë samitit BE-Ballkan Perëndimor, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen iu referua një mundësie për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare me të dyja vendet në dhjetor.

Megjithatë, kjo mund të ndodhë vetëm nëse jepet dakordësia nga autoritetet e Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut mbi udhërrëfyesin për zgjidhjen e ngërçit bilateral midis dy vendeve lidhur me probleme të historisë, identitetit dhe gjuhës.

Ndërkohë, ABC ka mësuar se ka disa shtete anëtare që janë sërish të lëkundura për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë pas njohjes me raportin përfundimtar për zgjedhjet e përgjithshme të 25 prillit në Shqipëri, problemet me shtetin ligjor dhe lirinë e medias.

Por këto shtete nuk do të pengojnë hapjen zyrtare të negociatave me Shqipërinë nëse zgjidhet problemi midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, pasi vendi tashmë ka humbur shumë kohë që pas marrjes së statusit të vendit kandidat në qershor të 2014. Por ato do të tregohen të rrepta gjatë procesit të negociatave të anëtarësimit. Kjo do të thotë, që Shqipëria do ta ketë shumë të vështirë të avancojë në këtë proces nëse nuk kryen reforma të vërteta./m.j

Next Post
Klima e biznesit në Shqipëri/ Ministrja e re e Financave merr “5 porosi” nga Soreca

Klima e biznesit në Shqipëri/ Ministrja e re e Financave merr "5 porosi" nga Soreca

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gogu takohet me kreun e SPAK: Bashkëpunim për ligjin, kapacitetet dhe forcimin e shtetit të së drejtës

Gogu takohet me kreun e SPAK: Bashkëpunim për ligjin, kapacitetet dhe forcimin e shtetit të së drejtës

April 3, 2026
Dalja në pension/ Ja kostoja për pagimin e sigurimeve për plotësimin e viteve të punës

Gati projektligji për kontabilitetin, nga raportimi për qëndrueshmërinë tek transparenca fiskale

April 3, 2026
Irani rrëzon avionin amerikan F35, dyshohet se piloti nuk i mbijetoi sulmit

Irani rrëzon avionin amerikan F35, dyshohet se piloti nuk i mbijetoi sulmit

April 3, 2026
Një jetë në skenë: Maestro Zhani Ciko vjen me monografinë ‘Opera ime’”

Një jetë në skenë: Maestro Zhani Ciko vjen me monografinë ‘Opera ime’”

April 3, 2026
Rama ndan punët për zgjedhjet në Tiranë, Braçe i pakënaqur: Më hoqën nga fushata në Njësinë 5 pa arsye, akt i padrejtë por..

Braçe: Ka debat plot në PS! Ca me zë të ulët dhe ca me zë të lartë…

April 3, 2026
Shkarkohet shefi i Shtabit të Ushtrisë Amerikane, vendimi vjen me kërkesë të Pete Hegseth

Shkarkohet shefi i Shtabit të Ushtrisë Amerikane, vendimi vjen me kërkesë të Pete Hegseth

April 3, 2026
Influencerët e Maga-s braktisin Trumpin: Ka mbaruar, ka përkeqësim të gjendjes mendore!

Influencerët e Maga-s braktisin Trumpin: Ka mbaruar, ka përkeqësim të gjendjes mendore!

April 3, 2026
Epoka e artë e Trump/ Çupi: Ardhja e tij ishte domosdoshmëri, bota ndryshoi që kur fitoi zgjedhjet

Vrasjet e “2 Prillit”, Frrok Çupi: Ngjarje e rëndë që i dha fytyrën e vet PD-së

April 3, 2026
Skandal në qeverinë e Melonit, ministri i Brendshëm lidhje jashtëmartesore me një gazetare

Skandal në qeverinë e Melonit, ministri i Brendshëm lidhje jashtëmartesore me një gazetare

April 3, 2026
E papritur në Ngushticën e Hormuzit! Anijet ndjekin një rrugë të re, jashtë kontrollit iranian

E papritur në Ngushticën e Hormuzit! Anijet ndjekin një rrugë të re, jashtë kontrollit iranian

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In