• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Integrimi i shtypit të Kosovës, në kënetën politike të Shqipërisë

by Mero Baze
21/02/2020 20:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Dy ditë më parë, akademiku Rexhep Qosja pati një reagim të përmbajtur, që hante shumë debat në interpretim, por jo në fakte. Ai fliste për rrezikun që ka krijimi i një klime negative ndaj Shqipërisë në shtypin e Kosovës, për shkak të problemeve politike dhe personale që disa gazetarë, apo botues në Kosovë, kanë me Edi Ramën.

E vërteta është se Edi Rama rrethohet nga një shtyp armiqësor në Kosovë, jo për shkak të ndjeshmërisë patriotike që ka shtypi i Kosovës, apo nga ndonjë rrezik që i vjen Kosovës prej Edi Ramës. As nga ndonjë ndjeshmëri që ata kanë për demokracinë në Shqipëri, pasi i njëjti shtyp i Kosovës përkrah në Shqipëri pa rezerva, figura më tej se të diskretituara politike dhe morale.

Është thjesht çështje e një shtypi të pozicionuar politikisht në favor të disa klaneve politike në Shqipëri, të cilët meqë nuk gjejnë më mercenarë në Shqipëri, janë shtrirë në Kosovë.

E thënë më qartë, bëhet fjalë për klientët e shtypit të Ilir Metës në Kosovë.

Ndaj Rexhep Qosja e tepëron kur thotë se ata paguhen nga UDB, apo qarqe të tjera antishqiptare, për të dëmtuar raportet Shqipëri- Ksoovë. Jo, është më e thjeshtë, biles e kundërta në disa raste.

Më shumë se sa ndarje mes Kosovës dhe Shqipërisë, ky është një integrim i llumit mes Kosovës dhe Shqipërisë, ku palët kanë shtrirë aleancat në të dy anët e kufirit.

Për ta provuar këtë, mjafton të shikojmë reagimet e së enjtes në mbrëmje, të zyrës së presidentit të Shqipërisë.

Pasi gazetari Baton Haxhiu bëri disa komente të përmbajtura në formën e opinionit mbi lëvizjen e fundit të Ilir Metës, pa e fyer atë, biles në disa raste dhe duke e vlerësuar, presidenti Ilir Meta nxorri zëdhënësin e tij dhe e quajti Baton Haxhiun, qen rrugësh, qen të UDB, dhe fjalë të tjera të rënda, që meritojnë një ekspertizë mjekësore, më shumë se sa ligjore.

Është interesant se si shtypi i Kosovës, që u shqetësua nga Rexhep Qosja, dhe e quajtën atë presion mbi fjalën e lirë në Kosovë, u entuziasmua nga Ilir Meta dhe fyerjet e tij shtazarake, mbi një koleg të tyre.

Ky është një tregues i qartë se shtypi agresiv i Kosovës ndaj Tiranës zyrtare, nuk ka lidhje me qarqe të huaja antishqiptare dhe as që ka ndonjë qëllim ndaj Tiranës nga Prishtina.

Tirana nga Prishtina janë aq larg sa meritojnë të jenë me njëra- tjetrën nga shumë pikëpamje, kulturore, politike, estetike, gjuhësore, historike etj. Ne as i afrojmë, e as i ndajmë dot në mënyrë artificiale.

Kjo që ndodh me shtypin e Kosovës dhe agresivitetin ndaj Tiranës zyrtare, nuk është ndarje, por integrim i shtypit të Kosovës në kënetën politike të Shqipërisë. Dhe nuk e shikoj si shqtësim, pasi dhe ne nuk është se kemi pak zullume në imazhin tonë në Kosovë. E keni parë besoj foton e Çim Pekës me Ramushin. Nuk është e lehtë t’i dukemi normal si shtet, me atë foto.

I vetmi shqetësim është kur bëjnë si moralistë dhe thonë që e bëjmë për lirinë e shtypit të rrezikuar në Shqipëri. Në fakt, krahasuar me Kosovën, liria e shtypit në Shqipëri është më e madhe dhe shtypi është më i lirë nga Tirana zyrtare, se sa shtypi i Kosovës nga klanet politike dhe oligarkët e Kosovës.

Vetëm sot, në një raport të Kallxo.com, tregohet realisht se kush i ka financuar portalet që i fryjnë këtij zjarri.

Siç duket qartë, para publike të Kosovës janë investuar në portale e gazetarë të angazhuar për axhendë ditore të një prej aleatëve kryesorë të Ilir Metës në Kosovë. Dhe ti shikon befas se si gazeta më profesionale në Kosovë e Shqipëri, “Koha Ditore”, nuk është në këto lista dhe e kupton çfarë është e sponsorizuar në këtë histori e çfarë është profesionale.

Gazeta “Koha Ditore”, që mbetet më profesionalja ndër nesh, është larg kësaj historie, pasi nuk është gazetari me porosi.

Nuk është më mirë se kaq Shqipëria. Edhe këtu redaksia e Reporterit, që mendohet të jetë profesionale si gazetari donacionesh, shikon pas kritikave të Qosjes dorën e Edi Ramës, ndërsa sulmin direkt brutal, gati kafshëror të Ilir Metës ndaj Baton Haxhiut, nuk e vëren.

Po ashtu, disa gazetarë të Kosovës, problemin me Ramën e kanë edhe si frustrim personal nga një debat me të në Prishtinë, pasi janë mësuar me politikanë gjuhëdrunjtë. Dhe stili agresiv i Ramës është verbal, por jo politik, si stili i Berishës e Metës, që kanë rekorde kriminale kundër shtypit. Për këtë gjë janë të qartë në Shqipëri.

Ndaj dhe disa kritika më shumë nga Kosova nuk i prishin punë kujt në Tiranë, për aq kohë sa mund të jenë të kuptueshme nga publiku.

Por heshtja e tyre ndaj linçimit të një botuesi dhe gazetari të Kosovës, nga presidenti i Shqipërisë, me gjuhë të ndyrë linçuesi, tregon se ata janë më afër me Ilir Metën, se me kolegët e tyre.

Dhe kjo është e vetmja gjë që ua çon dëm mundimin për çdo sulm ndaj Tiranës zyrtare, se në këtë vend po të klasifikuan si njeri të Ilir Metës, në shtyp të klasifikojnë ose si budalla, ose si të paguar, dhe të shkon dëm gjithçka që shkruan. Përveç honorareve!

Next Post
Kësaj moderatore të motit nuk do t’ia ndani sytë, meksikania ndez rrjetin me format “seksi”

Kësaj moderatore të motit nuk do t’ia ndani sytë, meksikania ndez rrjetin me format “seksi”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Mund të kualifikohemi në Botëror”, ish-futbollisti i Kombëtares: Çdo lojtar duhet të japë mbi mundësitë e tij

“Mund të kualifikohemi në Botëror”, ish-futbollisti i Kombëtares: Çdo lojtar duhet të japë mbi mundësitë e tij

January 24, 2026
Përgatitjet për Samitin e Diasporës, Balla priti në Kuvend Besmir Rrjollin: Zë aktiv i komunitetit shqiptar në Milano

Përgatitjet për Samitin e Diasporës, Balla priti në Kuvend Besmir Rrjollin: Zë aktiv i komunitetit shqiptar në Milano

January 24, 2026
FOTOLAJM/ Meze e raki para se të nisen për protestë, deputeti Luan Baçi ndan foton me 5 demokratë

FOTOLAJM/ Meze e raki para se të nisen për protestë, deputeti Luan Baçi ndan foton me 5 demokratë

January 24, 2026
“Ukraina po punon për paqen dhe sigurinë”, Zelensky reagon pas diskutimeve trepalëshe në Abu Dhabi

“Ukraina po punon për paqen dhe sigurinë”, Zelensky reagon pas diskutimeve trepalëshe në Abu Dhabi

January 24, 2026
Vrau partneren para syve të fëmijës! Gjykata në Francë lë në fuqi vendimin me burgim të përjetshëm për 27-vjeçarin

Vrau partneren para syve të fëmijës! Gjykata në Francë lë në fuqi vendimin me burgim të përjetshëm për 27-vjeçarin

January 24, 2026
1350 efektivë në terren, Kryeministria ‘vishet’ me gardh metalik/ Çfarë do ndodhë në protestë?

1350 efektivë në terren, Kryeministria ‘vishet’ me gardh metalik/ Çfarë do ndodhë në protestë?

January 24, 2026
Tentoi të kalonte kontrabandë 37 steka cigaresh elektronike, arrestohet në Durrës 59-vjeçari

Tentoi të kalonte kontrabandë 37 steka cigaresh elektronike, arrestohet në Durrës 59-vjeçari

January 24, 2026
Në përkujtim të 107-vjetorit të vdekjes së Ismail Qemalit, mbahen homazhe pranë varrit monumental në Vlorë

Në përkujtim të 107-vjetorit të vdekjes së Ismail Qemalit, mbahen homazhe pranë varrit monumental në Vlorë

January 24, 2026
FBI e urdhëroi të investigonte të shtënat në Minneapolis si sulm ndaj efektivit, jep dorëheqjen agjentja

FBI e urdhëroi të investigonte të shtënat në Minneapolis si sulm ndaj efektivit, jep dorëheqjen agjentja

January 24, 2026
The Standard: Shqipëria, destinacioni kryesor evropian për 2026-n

The Standard: Shqipëria, destinacioni kryesor evropian për 2026-n

January 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In