• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Integrimi europian/ Rama konferencë me Varhelyi-n: Shqipëria nuk ka më çfarë të bëjë përveçse të presë, të shohim “dritën jeshile”…!

by Java News
14/07/2022 19:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Komisioneri europian për zgjerimin, Oliver Varhelyi ka vizituar sot Shqipërinë ku pasditen e sotme është takuar me kryeministrin Edi Rama në Vlorë.

Në një konferencë të përbashkët, Rama thotë se Varhelyi do të flasë për procesin e integrimit të Shqipërisë, pasi sipas kreut të qeverisë, vendi ynë nuk ka më çfarë të thotë dhe tëbëjë.

Rama thotë se Shqipëria do vazhdojë të bëjë çdo gjë njësoj, sikur negociatat të ishin hapur që atëherë kur duhet të kishin nisur.

Rama: Sot u bë e mundur që një mik i çmuar, përveçse Komisioneri Europian për Zgjerimin, të vinte këtu, në pamundësi për të qenë me ne në ditën e çeljes së Bypassit në 7 korrik, që lidhej me domosdoshmërinë për të çliruar fluksin e makinave në fundjavë. Sot është një ditë shumë e bukur këtu. Është gjithmonë kënaqësi të ngjitesh për të shijuar këtë panoramë të mrekullueshme të VLorës. Është një ditë ku jam i bindur se komisioneri do mund të na thotë diçka më shumë lidhur me atë që ne presim dhe që është fillimi formal i negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

Unë nuk dua të zgjatem me këtë pikë, gjërat i kemi thënë dhe stërthënë. Aktualisht parlamenti i Maqedonisë së Veriut është mbeldhur për të miratuar, pas një debati të politizuar dhe padrejtësisht, atë që quhet propozimi francez. Përsa i përket Shqipërisë, nuk ka për të bërë asgjë më shumë se sa të presë. Të shohim dritën jeshile të ndezur më në fund.

Patjetër që do përsërisim të njëjtën gjë, që pavarësisht aspektit formal të procesit, ne do vazhdojmë përditë njësoj sikur negociatat të ishin hapur që atëherë kur duhet të ishin hapur, me reforma dhe investimet. Me financimet e garantuara falë planit ekonomik të investimeve që u çua përpara nga komisioni i ri.

Patjetër edhe me punën e përbashkët me qeverinë holandeze për t’u siguruar që të kemi propozime konkrete në samitin e madh të Pragës në tetor, lidhur me si mundet që komuniteti i ri të përkthehet në hapa konkret, komplementar, hapa që nuk e ndryshojnë anëtarësimin në BE. Po ju presim me një super diell në gjirin e Vlorës, me bindjen se do e shijoni këtë kënaqësi. Ju kaloj fjalën me të gjithë mirënjohjen për gjithçka keni bërë tani, dhe çdo gjë që do bëni me kokëfortësi hungareze që ju karakterizon./m.j

Next Post
“Javën e ardhshme do kemi lajme të mira”/ Komisioneri për Zgjerim i BE: Shqipëria është gati për të filluar negociatat

“Javën e ardhshme do kemi lajme të mira”/ Komisioneri për Zgjerim i BE: Shqipëria është gati për të filluar negociatat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fluks në kufijtë e Gjirokastrës, mbi 9 mijë shtetas kalojnë në Kakavijë brenda 24 orëve

Fundgushti “mbyll” pushimet / Fluks i lartë në Kakavijë, mbi 11 mijë shtetas kalojnë kufirin në 24 orë

August 24, 2026
Mbledhja e qeverisë në Pogradec, Lamallari: Prioritet, siguria publike dhe modernizimi i Policisë së Shtetit

Mbledhja e qeverisë në Pogradec, Lamallari: Prioritet, siguria publike dhe modernizimi i Policisë së Shtetit

August 24, 2026
Probleme me e-Albania, shtyhet afati për aplikimet e kredive të buta në Tiranë

Fjalëkryqi politik i Tiranës

August 24, 2026
Lojërat Mesdhetare/ Dy medalje për Shqipërinë, mundësi Dudaev siguron të artën

Lojërat Mesdhetare/ Dy medalje për Shqipërinë, mundësi Dudaev siguron të artën

August 24, 2026
E shkelmoi dy herë dhe e qëlloi me plumb në kokë, detaje nga vrasja e 45-vjeçares shqiptare në Greqi

E shkelmoi dy herë dhe e qëlloi me plumb në kokë, detaje nga vrasja e 45-vjeçares shqiptare në Greqi

August 24, 2026
VIDEO / Rama pret banorët te vila, dalin të kënaqur nga takimi, u premtohet zgjidhje

VIDEO / Rama pret banorët te vila, dalin të kënaqur nga takimi, u premtohet zgjidhje

August 24, 2026
“Merren me shtrembërimin e hundës”, Rama: Kjo është një shenjë që trupi im do ta mbajë gjithë jetën

“Merren me shtrembërimin e hundës”, Rama: Kjo është një shenjë që trupi im do ta mbajë gjithë jetën

August 24, 2026
Kredia për shtëpi pëson rënie për herë të parë që nga viti 2020

Kreditë rrisin sigurimin e jetës, zjarret dhe fatkeqësitë natyrore rrisin me 20% dëmet e paguara për pronat

August 24, 2026
“Liria nuk funksionon me kthim shpërblimesh”, Rama reagon për deklaratën e Zelenskyt: Miku im foli gabim në Beograd

“Algoritmi është futur mes nesh”, Rama: Pas gjithë kësaj vorbulle qytetarët dhe qeveria e tyre do të dalin më të fortë

August 24, 2026
‘Shpërthen numri i turistëve francezë në Shqipëri’, Rama: Rezervimet rritje me 288.2 përqind

“Kemi konsoliduar disa poste në qeveri”, Rama: Do të ketë transparencë për çmimet! Shqipëria sociale, e mundshme

August 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com