• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Integrimi dhe kryesimi i OSBE, Rama takon sot në Romë homologun Conte

by A R
23/01/2020 09:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe marrja e kryesimit të OSBE nga vendi jonë, duket se e kanë përfshirë kryeministrin Edi Rama që të udhëheqë këto dy proces.

Pas vizitës së dy ditëve më parë që zhvilloi në Ukrainë, në cilësinë e kryetarit të OSBE-së, shefi i qeverisë shqiptare do të vizitojë sot Italinë.

Ai do të qëndrojë në Romë, ku paraditen e sotme në orën 10:30 do të ketë një takim me homologun e tij italian, Conte. Mësohet se në fokus të diskutimeve mes dy kryeministrave do të jetë çelja e negociatave, situata pas tërmetit të 26 nëntorit si dhe çështje që kanë të bëjnë me OSBE, fushë të cilën Rama po e udhëheq së fundmi. Kujtojmë që, turi i vizitave të Ramës duket se do të jetë goxha i ngjeshur gjatë këtij viti, si kryeministër, por edhe kryesues i presidencës së OSBE.

Ndërkohë, ditën e djeshme kryeministri Edi Rama ishte në Zall-Herr në shtëpinë e rindërtuar dhe mobiluar nga e para të familjes së Riza Tafës, ku pas tërmetit të 21 shtatorit kjo familje mbeti në qiell të hapur nga tërmeti. I pari i qeverisë teksa i dorëzoi çelësin e shtëpisë vajzës së familjes, Xhensilës, tha se kjo mazhorancë qeverisëse i mban premtimet.

“Ne bëjmë çfarë themi dhe themi çfarë bëjmë. Ne duam që si kjo familje, të gjithë familjet që humbën banesën e tyre individuale nga tërmeti i madh, të hyjnë në shtëpi të re, më të mirë se ajo që kishin, brenda këtij viti në të gjitha zonat jashtë qytetit. Ne kemi plot që janë në çadër dhe presin shtëpinë. Duhet t’ua ndërtojmë patjetër, nuk mund t’i lëmë në çadër. Po bëjmë planet e ndërtimit e të gjithave, pasi duam ta bëjmë gjithçka më mirë, ashtu siç jeni ju këtu që është shumë mirë se ç’ishte shtëpia ekzistuese. Ne duam që grupin e atyre që kanë shtëpitë individuale ta mbyllim brenda këtij viti, të gjithëve t’u krijojmë mundësi që të kenë një shtëpi më të mirë se ajo që kishin brenda këtij viti”, deklaroi ai.

Duke folur për vizitën në pikën e konfliktit në Ukrainë në cilësinë e kryetarit të OSBE-së, kryeministri Rama ndau detaje nga ajo ç’ka përjetoi atje.

“Dje kur shkuam atje tek zona e konfliktit në Ukrainë thosha me vete që shpesh herë dhe kështu është se njeriu harron shumë dhe e harron të keqen shpejt, mirë bëmë që i bëjmë krahasimet me Gjermaninë dhe Francën. Por kur shikon sesi jetojnë njerëzit dhe kur mendon si kemi qenë jo shumë larg përpara”, nënvizoi Rama.

/a.r

Next Post
E lindur në Durrës, Hygerta Sako thotë se e ka braktisur qytetin: S’më hyn më në sy

E lindur në Durrës, Hygerta Sako thotë se e ka braktisur qytetin: S’më hyn më në sy

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Arrestohet në Angli biznesmeni shqiptar, akuzohet për 2 milionë euro evazion fiskal

Arrestohet në Angli biznesmeni shqiptar, akuzohet për 2 milionë euro evazion fiskal

August 23, 2026
Të shtëna me armë në Kuçovë, qëllohet automjeti i 24-vjeçarit, policia identifikon autorin dhe e shpall në kërkim

Të shtëna me armë në Kuçovë, qëllohet automjeti i 24-vjeçarit, policia identifikon autorin dhe e shpall në kërkim

August 23, 2026
Përplasje e fortë mes konspiracionistëve të protestës, akuza për fonde të huaja, lidhje me Soros dhe “mercenarë oligarkësh”!

Përplasje e fortë mes konspiracionistëve të protestës, akuza për fonde të huaja, lidhje me Soros dhe “mercenarë oligarkësh”!

August 23, 2026
Përplasi për vdekje 41-vjeçarin që lëvizte me biçikletë dhe u largua, arrestohet pas 48 orësh shoferi në Durrës

Përplasi për vdekje 41-vjeçarin që lëvizte me biçikletë dhe u largua, arrestohet pas 48 orësh shoferi në Durrës

August 23, 2026
Martin Leka zbërthen lëvizjet e PS-së, nga ndryshimet në qeveri te zgjedhjet lokale 2027!

Martin Leka zbërthen lëvizjet e PS-së, nga ndryshimet në qeveri te zgjedhjet lokale 2027!

August 23, 2026
Fjalët dhe numrat e protestave bulevardore

Fjalët dhe numrat e protestave bulevardore

August 23, 2026
Çupi: Rama ka kapur thelbin e problemit me administratën, ndryshime të shumta në bashki e ministri pas “Besës”!

Çupi: Rama ka kapur thelbin e problemit me administratën, ndryshime të shumta në bashki e ministri pas “Besës”!

August 23, 2026
Siria kërkon rikthimin e negociatave me Izraelin, Damasku kërkon tërheqjen nga territoret siriane

Siria kërkon rikthimin e negociatave me Izraelin, Damasku kërkon tërheqjen nga territoret siriane

August 23, 2026
Shqiptarët jashtë vendit marrin një mundësi të re për t’u kthyer në tregun e punës, çfarë parashikon projektligji i ri

Shqiptarët jashtë vendit marrin një mundësi të re për t’u kthyer në tregun e punës, çfarë parashikon projektligji i ri

August 23, 2026
SHBA paralajmëron Kanadanë për luftën tregtare: Do të jetë katastrofike!

SHBA paralajmëron Kanadanë për luftën tregtare: Do të jetë katastrofike!

August 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com