Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla deklaroi nga Brukseli se ka lajme të mira në lidhje me integrimin e Shqipërisë në BE.
Përmes një postimi në ‘Facebook’, Balla shprehu optimizëm për takimin që ai bashkë me kryeministrin Edi Rama dhe delegacionin shqiptar do të mbajë sot me Presidentin e PE, David Sassoli dhe Raporteren për Shqipërinë në Parlamentin Europian Isabel Santos.
MESAZHI I BALLËS
📍Bruksel🇪🇺 – Sot në Këshill, Parlament dhe Komision. Shumë i nderuar të takohemi përsëri në Parlamentin Europian me Presidentin e Parlamentit Europian David Sassoli, Raporteren për Shqipërinë në Parlamentin Europian Isabel Santos (Grupi Socialist dhe Demokrat), me Zëvendës Presidentin e Grupit të Partive Popullore Europiane Andrei Kovatchev dhe me Kryetarin e Komitetit Parlamentar të Stabilizim Asocijimit BE-Shqipëri Manolis Kefalogiannis. Lajme shumë të mira kemi sot🇪🇺🤝🇦🇱/a.p