• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Instituti Republikan përkrah nismën e Bashës për listën e kandidatëve

by Java News
20/03/2016 14:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Instituti Republikan Amerikan ka mirëpritur dhe inkurajuar nismën e kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha që 35% e listës së kandidatëve për deputet në Kuvendin e Shqipërisë të jenë të rinj.

Presidenti i Institutit Republikan Ameriakan, Mark Green theksoi në takimin me kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha se: “Në Shqipëri ka ardhur koha për një demokraci të re. Kemi besim tek lidershipi juaj dhe nen lidershipin tuaj, zoti Basha gjërat do të ndryshojnë në Shqipëri.”

Zoti Basha ka kërkuar ndihmën e IRI për të implementuar në standardet më të larta të mundshme modelin amerikan për përzgjedhjen e kandidatëve të rinj për deputet në Kuvendin e Shqipërisë, gjë që u mirëprit me kënaqësi nga zoti Green. Në bashkëpunim dhe me Fondacionin për Liri dhe Demokraci, Instituti Republikan Amerikan do të ndihmojë në trajnimin e të rinjve dhe grave në politikë.

Rrjeti i Profesionistëve dhe Sipërmarrësve Shqiptaro-Amerikan, APEN, organizoi një pritje me rastin e 25-vjetorit, të ri-vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Republikën e Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. I ftuar nderi ishte kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Zoti Basha ka vlerësuar rolin e pazëvëndësueshëm të SHBA-ve në anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, në Pavaresinë e Kosovës, vendosjen dhe ruajtjen e normave dhe standardeve demokratike. Për të arritur destinacionin final integrimin europian dhe standardet më të larta të demokracive perëndimore. Për Lulzim Bashën duhet një bashkëpunim dhe kompromis i madh. Për këtë, tha zoti Basha koha kërkon të rinjtë të jenë aktiv dhe të kintribuojnë me modelin e tyre për të arritur atje ku shqiptarët duan.

“E di që ka shumë njerëz që thonë se nganjëherë gjuha politike është shumë e ashpër dhe aksionet politike shumë të forta, por unë gjithashtu mendoj se ne mund të shohim më thellë për të ndërtuar ura besimi mes njëri-tjetrit. Para së gjithave, ne jemi shqiptarë pavarësisht demokratë apo socialistë, dhe duhet të kërkojmë për mundësitë e kompromisit për të mirën e interesave të shqiptarëve. Mund t’u them sonte se asnjë kompromis nuk mund dhe nuk do të bëhet nëse nuk arrihet dhe ndërtohet në princimet e demokracisë dhe funksionet e shtetit ligjor. Asnjë kompromis nuk mund dhe nuk do të bëhet nëse nuk vjen për mundësi të barabarta për të gjithë, për të ndërtuar modelin e duhur dhe jo atë të gabuar. Modele që të promovojnë të aftin, të atyre që duhet të fitojnë nga rezultati dhe jo nga nënshtrimi i kundërshtarit. Modele që vlerësojnë të rinjtë që studiojnë shumë, familjet që mbështesin shkollimin profesional të fëmijëve të tyre e që shumë herë sakrifikojnë edhe bukën e gojës, dhe jo modelin që promovon krimin dhe që e vesh me pushtet politik. Anija jonë drejtohet nga perëndimi. Standardet tona janë si standardet e këtyre vendeve të mëdha demokratike dhe për këtë u premtoj një betejë te fortë deri në fitoren e saj. Duhet të jetë një betejë e përbashkët dhe kjo kërkon sjelljen e gjakun të ri për të investuar për të ardhme. Një javë para se të udhëtoja në SHBA, unë shpalla vendimin për t’i propozuar Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike diçka që është e pazakontë jo vetëm për Shqipërinë dhe Ballkanin, por për Europën por që është diçka që ju jeni mësuar këtu në SHBA; 35 për qind që do të thotë 39 kandidatë për anëtarë parlamenti nga Partia Demokratike e Shqipërisë në zgjedhjet e ardhshme do t’i përkasin një brezi vajzash e djemsh më të rinj se 35 vjeç të zgjedhur sipas stilit demokratik amerikan të primareve”.

BW

Next Post

PS shpall emrat e Asamblesë së Përgjithshme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rikthehen mashtrimet me SMS dhe WhatsApp, Policia paralajmëron: Mos klikoni linqet, rrezikohen llogaritë bankare

Rikthehen mashtrimet me SMS dhe WhatsApp, Policia paralajmëron: Mos klikoni linqet, rrezikohen llogaritë bankare

August 15, 2026
Masakër në Libanin e Jugut/ 11 të vrarë nga sulmet izraelite, mes viktimave 3 fëmijë dhe 2 gra

Masakër në Libanin e Jugut/ 11 të vrarë nga sulmet izraelite, mes viktimave 3 fëmijë dhe 2 gra

August 15, 2026
Evropa përfshihet nga zjarret masive, mijëra të evakuuar dhe dhjetëra mijëra hektarë pyje të djegura

Evropa përfshihet nga zjarret masive, mijëra të evakuuar dhe dhjetëra mijëra hektarë pyje të djegura

August 15, 2026
Tentoi të vriste me armë 50-vjeçarin në Elbasan, arrestohet autori

Tentoi të vriste me armë 50-vjeçarin në Elbasan, arrestohet autori

August 15, 2026
Rimbursimi i DIVA 2025/ 39 mijë shqiptarë përfitojnë 6.4 milionë euro nga tatimet

Rimbursimi i DIVA 2025/ 39 mijë shqiptarë përfitojnë 6.4 milionë euro nga tatimet

August 15, 2026
Tre debate të panevojshme për protestën

President nga zarfi

August 15, 2026
“Njeriu më i rrezikshëm i Gjermanisë”

“Njeriu më i rrezikshëm i Gjermanisë”

August 15, 2026
Apeli liron Petri Bozon nga burgu, i jep “arrest shtëpie” pas aksidentit fatal

Apeli liron Petri Bozon nga burgu, i jep “arrest shtëpie” pas aksidentit fatal

August 15, 2026
Zjarret/ Lura mbetet vatra më problematike, Nufi: Kemi hapur korridore me fadroma për të ndalur flakët drejt banesave

Zjarret/ Lura mbetet vatra më problematike, Nufi: Kemi hapur korridore me fadroma për të ndalur flakët drejt banesave

August 15, 2026
Rama për mediat britanike: Protestat nuk përfaqësojnë shqiptarët, algoritmi bëri shumë për t’i sjellë njerëzit në bulevard

Rama për mediat britanike: Protestat nuk përfaqësojnë shqiptarët, algoritmi bëri shumë për t’i sjellë njerëzit në bulevard

August 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com