• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Instituti i Shëndetit Publik: Të rriten taksat për pijet me sheqer, të ulen për të shëndetshmet

by E S
12/05/2026 20:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Taksat për pijet me sheqer duhet të rriten dhe për ushqimet e shëndetshme duhet të ulen me qëllimin që të frenohet obeziteti që po përhapet me shpejtësi në popullatë, cilëson një studim i ekspertëve të Shëndetit Publik në vendin tonë “Politikat Fiskale Për Shëndetin: Roli i taksave mbi ushqimet për një dietë të shëndetshme”.

Sipas të dhënave më të fundit të vitit 2025 nga ISHP vendi ynë po lundron drejt një epidemie, ku mbi 30% e burrave dhe 28% e grave shqiptare janë obezë. Kjo situatë nuk kursen as gjeneratën e re, pasi shifrat tregojnë se obeziteti tek fëmijët prek 14% të tyre. Këto të dhëna tregojnë për një barrë e rëndë shëndetësore dhe ekonomike, duke qenë se kequshqyerja dhe konsumi i tepërt i produkteve me përmbajtje të lartë yndyre, sheqeri dhe kripe lidhen drejtpërdrejt me shpërthimin e diabetit, hipertensionit dhe sëmundjeve kardiovaskulare, të cilat mbeten shkaktarët kryesorë të vdekshmërisë në vend.

Për të adresuar këtë krizë, ekspertët e shëndetësisë propozuan përdorimin e politikave fiskale për shëndetin, të cilat përfshijnë taksat mbi pijet e ëmbëlsuara me sheqer dhe ushqimet e përpunuara, të cilat funksionojnë duke rritur koston e produkteve të dëmshme dhe duke krijuar një barrierë financiare që dekurajon konsumin e tepërt.

Nga ana tjetër, ky sistem parashikon subvencionimin e ushqimeve cilësore, si frutat, perimet dhe drithërat integrale, duke i bërë ato më të përballueshme për xhepat e konsumatorëve. Logjika e kësaj strategjie mbështetet në faktin se çmimi është faktori kryesor që dikton sjelljen e blerësit, veçanërisht te grupet me të ardhura të ulëta, të cilat janë edhe më të rrezikuara nga kequshqyerja.

Në nivel ndërkombëtar, kjo qasje ka dhënë rezultate konkrete dhe Shqipëria mund të mësojë shumë nga këto përvoja. Një shembull i mirë është Mbretëria e Bashkuar, e cila në vitin 2018 aplikoi taksën mbi industrinë e pijeve freskuese (SDIL). Ky ligj i detyroi prodhuesit të ulnin sasinë e sheqerit në recetat e tyre për të shmangur taksën e lartë, duke çuar në një riformulim masiv të produkteve në treg.

Franca gjithashtu ka forcuar politikat e saj që nga viti 2012, duke aplikuar një taksë progresive sipas sasisë së sheqerit, ndërsa Sllovenia sapo ka ndërmarrë një hap radikal në vitin 2025, duke rritur TVSH-në për pijet me sheqer nga 9.5% në 22%. Këto vende nuk i shohin këto taksa thjesht si mbledhje parash, por si një investim, pasi të ardhurat e gjeneruara riinvestohen drejtpërdrejt në programet e edukimit shëndetësor nëpër shkolla dhe në aktivitete fizike për të rinjtë.

Në Amerikën Latine, Kolumbia ka aplikuar një model inovativ duke taksuar ushqimet shumë të përpunuara që përmbajnë nivele të larta kripe dhe yndyrash, me një rritje graduale deri në 20% deri në vitin 2025.

Hungaria, nga ana tjetër, ka një përvojë të gjatë me taksën e akcizës mbi ushqimet e pashëndetshme, e cila ka ndikuar ndjeshëm në ndryshimin e zakoneve ushqimore të popullatës.

Megjithatë ekspertët pohojnë se për Shqipërinë, zbatimi i këtyre masave mbart sfida të veçanta, siç është nevoja për të përballuar rezistencën e industrisë ushqimore dhe lobimeve të tyre të fuqishme.

Analiza e kostove në Shqipëri tregon se vetëm në vitin 2016, mbi 111,000 raste të diabetit i atribuoheshin mbipeshës, me një kosto ekonomike që kalonte 84 milionë dollarë. Kjo shifër sot është pa dyshim më e lartë, duke e bërë urgjente nevojën për një qasje të integruar.

Taksat shëndetësore duhen vlerësuar si një mbrojtje për sistemin shëndetësor që po rënkon nën barrën e sëmundjeve kronike. Duke ndjekur rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Shqipëria ka mundësinë të kthejë politikat fiskale në një mburojë për shëndetin publik, duke siguruar që mjedisi ushqimor të mos favorizojë më produktet e lira e të dëmshme. (Monitor)

Next Post
Ish-konviktet kthehen në pronë private, Koçiu: 2 mijë familje do të pajisen me dokumente

Ish-konviktet kthehen në pronë private, Koçiu: 2 mijë familje do të pajisen me dokumente

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndryshimi i ligjit për Dhomat e Specializuara dhe çështja e presidentit, mbyllet pas dy orësh takimi “kokë më kokë” Hamza-Kurti

Ndryshimi i ligjit për Dhomat e Specializuara dhe çështja e presidentit, mbyllet pas dy orësh takimi “kokë më kokë” Hamza-Kurti

October 2, 2026
Ishte shpallur në kërkim për trafikim narkotikësh, arrestohet 29-vjeçari në Klos

“Duam 50 milionë lekë, ose…”- Kërcënim me eksploziv në Dibër, biznesmenit iu dërgua kërkesa me një kuti picash, policia nis hetimet: Do të hedhim në erë!

October 2, 2026
“Lojë luftash“ me Kavajën!

Një nen i padobishëm që ngatërron prokurorin fajtor me lajmësit

October 2, 2026
“Kapitulli i ri” i Eric Wendt? Ka ardhur një sherif i ri në qytet!

Ceremonia e prezantimit të ambasadorit Wendt në Tiranë, zbulohen të ftuarit e Ambasadës Amerikane! Nga presidenti Begaj, 130 të pranishmit dhe kush mungoi (FOTO)

October 2, 2026
Kambanat e luftës, Polonia nis mobilizimin dhe stërvitjen e popullatës! Hapen qendrat strehimore për 23 milionë njerëz nga frika e sulmit rus

Kambanat e luftës, Polonia nis mobilizimin dhe stërvitjen e popullatës! Hapen qendrat strehimore për 23 milionë njerëz nga frika e sulmit rus

October 2, 2026
Sfida me Finlandën në Ligën e Kombeve, FSHF udhëzon tifozët shqiptarë në Helsinki, nga grumbullimi te hyrja në stadium

Sfida me Finlandën në Ligën e Kombeve, FSHF udhëzon tifozët shqiptarë në Helsinki, nga grumbullimi te hyrja në stadium

October 2, 2026
Sulmet ruse me dronë dhe raketa godasin rëndë Kievin, bombardime gjithandej! Paralizohet edhe trafiku, situatë drmatike

Sulmet ruse me dronë dhe raketa godasin rëndë Kievin, bombardime gjithandej! Paralizohet edhe trafiku, situatë drmatike

October 2, 2026
Problemi parimor i kontestimit të prokurorëve ndaj reformës së re në drejtësi!

Problemi parimor i kontestimit të prokurorëve ndaj reformës së re në drejtësi!

October 2, 2026
Një kapitull i ri për mbrojtjen, rikthehet shërbimi i rezervistëve në Forcat e Armatosura pas 30 vitesh

Një kapitull i ri për mbrojtjen, rikthehet shërbimi i rezervistëve në Forcat e Armatosura pas 30 vitesh

October 2, 2026
Liga e Kombeve/ Nesër përballja e rëndësishme me Finlandën, zbulohet formacioni i mundshëm i kuqezinjve! Maran kërkon vendin e parë

Liga e Kombeve/ Nesër përballja e rëndësishme me Finlandën, zbulohet formacioni i mundshëm i kuqezinjve! Maran kërkon vendin e parë

October 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com