• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, June 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Instituti amerikan jep alarmin: Kosova djepi i ri i luftëtarëve të ISIS

by A R
21/12/2016 20:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Instituti Amerikan i Paqes ka publikuar një raport special mbi dinamikën e radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm në Kosovë.

Në raport ngrihet alarmi se Kosova, një vend pa histori te mëparshme të militantizmit fetar, është kthyer në burimin kryesor të luftëtarëve të huaj në Irak dhe Siri, në raport me popullsinë.

Referuar të dhënave zyrtare të majit 2016, të paktën 314 kosovarë janë identifikuar që kanë udhëtuar në Siri e Irak që prej vitit 2012, për të qenë pjesë e formacioneve luftarake në këto vende.

Një tjetër e dhënë e rëndësishme është se 3 në 4 persona që kanë udhëtuar në Siri dhe Irak janë të grupmoshës 17-30 vjeç dhe mbi të gjitha, pjesa më e madhe e tyre kanë kryer së paku shkollën e mesme.

Instituti Amerikan i Paqes shënon edhe qytetet se nga vijnë më së shumti luftëtarët. Kështu, 83 rekrutë vijnë nga 5 qytete: Hani i Elezit, Kaçanik, Mitrovicë, Gjilan dhe Viti.

Duke u ndalur tek motivet që shtyjnë shtetasit e Kosovës të jenë më lehtë preh e radikalizmit, Instituti Amerikan i Paqes rendit si me kryesor faktin që pavarësisht përmirësimeve të kushteve të jetesës pas luftës, ndjeshmëritë kronike kanë kontribuar në krijimin e një ambienti që ndikon tek radikalizmi,  transmeton tch. Një tjetër faktor është dhe zhgënjimi nga pritshmëritë, roli në rritje i Islamit në politikë si pjesë e qenësishme e identitetit të disa qarqeve sociale dhe dinamika e grupeve militante.

Në përfundim, raporti rekomandon që të merren menjëherë një seri masash, duke nisur që nga mbyllja e institucioneve informale të kultit e deri tek angazhim më i madh për rehabilitimin e 5 komunave të cilat janë identifikuar si më problematiket.

Next Post
I keni parë këto fotografi të çuditshme?!

I keni parë këto fotografi të çuditshme?!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

U kapën duke vaditur parcelën e kanabisit/ Në pranga 45-vjeçari, djali dhe nipi i tij në Pukë

Asgjësohen mbi 2 mijë bimë kanabisi në fshatrat e Shkodrës, dy të arrestuar, procedohet kryeplaku

June 27, 2026
“Libri është liri”, Dua Lipa hap bibliotekën e saj në një nga libraritë më të famshme të Portugalisë

“Libri është liri”, Dua Lipa hap bibliotekën e saj në një nga libraritë më të famshme të Portugalisë

June 27, 2026
Rama mbron projektin e ri në Banjat e Bënjës: Destinacion turistik për fundjavën (VIDEO)

Rama mbron projektin e ri në Banjat e Bënjës: Destinacion turistik për fundjavën (VIDEO)

June 27, 2026
Tentoi të vriste nënën e bashkëjetueses duke e përplasur me makinë, arrestohet 28-vjeçari në Lezhë

Tentoi të vriste nënën e bashkëjetueses duke e përplasur me makinë, arrestohet 28-vjeçari në Lezhë

June 27, 2026
Bilanc katastrofik në Venezuelë, 920 viktima dhe mbi 50 mijë të zhdukur nën rrënoja

Bilanc katastrofik në Venezuelë, 920 viktima dhe mbi 50 mijë të zhdukur nën rrënoja

June 27, 2026
Nga Chevrolet te raketat Patriot, Amerika ndryshon strategjinë ushtarake

Nga Chevrolet te raketat Patriot, Amerika ndryshon strategjinë ushtarake

June 27, 2026
“Është puç”, debat në studio, Rexhaj: Ku është parë që një prokuror të pezullojë kryeministrin?

“Kërkesat e protestës janë marksiste”, Rexhaj: Si bëhet në shekullin XXI qeveri teknike pa e votuar Kuvendi?

June 27, 2026
Drejtësia penale duhet ribërë. Nuk mbahet më me arrna

Ç’punë kanë Ikbalet e dynjasë në demokracinë e Republikës së Shqipërisë?

June 27, 2026
Vendi vijon të preket nga temperaturat e larta, reshje të dobëta shiu në zonat malore dhe juglindje

Vendi vijon të preket nga temperaturat e larta, reshje të dobëta shiu në zonat malore dhe juglindje

June 27, 2026
Vijojnë punimet për Muzeun e Lundrimit në Shkodrës, Rama: Destinacion i ri kulturor dhe turistik

Vijojnë punimet për Muzeun e Lundrimit në Shkodrës, Rama: Destinacion i ri kulturor dhe turistik

June 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In