• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

INSTAT zbulon se sa ka qenë rënia ekonomike në Shqipëri gjatë 2020-ës/ Denaj: Më i kontrolluar se rajoni që shkoi në 5.14 %

by Java News
31/03/2021 12:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Statistikat zyrtare të INSTAT për Produktin e Brendshëm Bruto dhe rritjen ekonomike gjatë vitit të shkuar 2020 dëshmojnë se, goditja që ekonomia mori nga pandemia dhe recensioni i shkaktuar ishin në mënyrë domethënëse mjaft më të përmbajtura se sa pritshmëritë dhe shqetësimet fillestare. INSTAT jep një vlerësim paraprak të PBB-së për vitin 2020, i cili mbështetur në vlerësimet tremujore, pësoi një rënie prej 3,31 % krahasuar me vitin 2019.

Në raportin e INSTAT bërë për 3 mujorin e fundit të vitit 2020,  ekonomia u rrit me 2.9% krahasuar me 3-mujorin e 4 të vitit 2019. Pra në 3 muajt e fundit të 2020 u regjistrua rritje ekonomike 2.99 % pas rënies gjatë 9 muajve te vitit.Kontribut pozitiv në muajit tetor-dhjetor kanë dhënë degët: Ndërtimi me +1,84 pikë përqindje, Administrata publike, Arsimi dhe Shëndetësia me +1,01 pikë përqindje, Aktivitete të pasurive të paluajtshme me +0,52 pikë përqindje, Industri, Energji dhe Uji me +0,49 pikë përqindje dhe, Aktivitete profesionale dhe Shërbime administrative me +0,36 pikë përqindje, Aktivitete Financiare dhe të Sigurimit me +0,27 pikë përqindje, Informacioni dhe Komunikacioni me +0,24 pikë përqindje, Arte, argëtim dhe çlodhje;  aktivitete të tjera shërbimi me +0.08 pikë përqindje.

Praktikisht rënia e Prodhimit te Brendshëm Bruto ishte më e ulët se parashikimet e bëra. INSTAT e ka materializuar rënien në nivelin 3.3%, ndërsa Ministria e Financave priste rënie 4.4%

Kjo është rënia më e ulët gjatë viti të pandemisë, ku fillimisht projeksione nga institucione të ndryshme (përfshirë MFE, FMN, BB, KE, etj.) varionin në një interval të recensionit nga rreth – 6% në – 7.5%, sipas statistikave paraprake.

Ministrja e Financave, Anija Denaj tha se rënia ekonomike e Shqipërisë në 2020 ishte më i kontrolluari në rajon, ku recensioni mesatar i vendeve të rajonit shkoi në 5.14%.

“Në gjykimin e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, kjo përmbajtje e nivelit të impaktit të goditjes nga pandemia në ekonominë tonë, e pasuar nga goditja e mëparshme nga tërmeti, përveç se dëshmon edhe njëherë strukturën relativisht rezistente dhe elastike të ekonomisë sonë përballë goditjeve të tilla (ashtu siç ka rezultuar edhe më parë gjatë krizës globale financiare në vitin 2009), i atribuohet po ashtu në një masë të konsiderueshme edhe menaxhimit makroekonomik e financiar relativisht të mirë që ju bë sërish nga autoritetet, nëpërmjet një miksi adekuat dhe të mirë koordinuar të politikës fiskale e asaj monetare. Ky impakt më i përmbajtur i goditjes në ekonominë tonë, vihet re edhe në kontekstin krahasimor rajonal, sipas tabelës më poshtë, ku recensioni i Shqipërisë gjatë 2020 prej -3.31% është dukshëm më i kontrolluar se sa recensioni mesatar i vendeve të rajonit prej -5.14%.” tha Denaj.

g.kosovari

Next Post
Sot zhvillohet provimi i parë i Maturës, 40 mijë nxënës testohen për gjuhën e huaj

Dalin datata për licensimin e mësuesve, ja çfarë duhet të dini

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rekordi i Melonit: Qeveria e saj bëhet më jetëgjata që prej vitit 1946 në Itali

Rekordi i Melonit: Qeveria e saj bëhet më jetëgjata që prej vitit 1946 në Itali

September 4, 2026
“Nuk dal dot në Pazar, sepse…”, Reshat Arbana merr çmimin dhe emocionon me fjalët

“Nuk dal dot në Pazar, sepse…”, Reshat Arbana merr çmimin dhe emocionon me fjalët

September 4, 2026
Shkrumbohet një banesë në Fier, pëson djegie të rënda pronarja! Familja mbetet ‘në qiell të hapur’

Shkrumbohet një banesë në Fier, pëson djegie të rënda pronarja! Familja mbetet ‘në qiell të hapur’

September 4, 2026
Salianji: Berisha në kushtet e Bashës në 2021, demokratët në dëshpërim të thellë

“PD po mbytet prej Berishës”/ Salianji: Të gjithë e dinë se me të nuk fitojmë, por s’kanë kurajë ta thonë

September 4, 2026
Premtonin zgjidhje me pronat në Kadastër, dy gra përfituan mbi 100 mijë euro nga qytetarët

Premtonin zgjidhje me pronat në Kadastër, dy gra përfituan mbi 100 mijë euro nga qytetarët

September 4, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 5 Shtator 2026

September 4, 2026
Helmimi në Akademinë e Policisë, QSUT: Rreth 50 studentë u paraqitën me shenja helmimi, pas ndihmës…

Mbidoza, urgjenca që mund të parandalohet, ekspertët apelojnë për ndërhyrje në kohë

September 4, 2026
Aksident i rëndë në Roskovec, 62-vjeçari përplaset me pirun ngritës, niset me urgjencë drejt Traumës

Aksident i rëndë në Roskovec, 62-vjeçari përplaset me pirun ngritës, niset me urgjencë drejt Traumës

September 4, 2026
Berisha niset për në SHBA: Ndjesi ndryshe, më kujton udhëtimin e parë!

Berisha niset për në SHBA: Ndjesi ndryshe, më kujton udhëtimin e parë!

September 4, 2026
Trashëgimia e Anagnosti mbartet përtej “Trenit ADN”

In memoriam\ Anagnosti, ose kinematografia vs sociologjisë

September 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com