• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

INSTAT: Shqiptarët po kursejnë energjinë, më pak shpërdorim se një vit më parë

by Java News
07/09/2015 09:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

INSTAT: Shqiptarët po kursejnë energjinë, më pak shpërdorim se një vit më parë

Shqiptarët po harxhojnë gjithnjë e më pak energji, qysh kur është rritur çmimi dhe ka nisur aksioni i mbledhjes së debive. Këtë e tregojnë edhe shifrat e fundit të publikuara nga INSTAT, të cilat flasin qartë se aksioni i energjisë elektrike ka bërë që qytetarët të tregohen të kujdesshëm në konsumin e energjisë elektrike dhe të mos e shpërdorojnë atë.

Ulet konsumi energjisë

Sipas të dhënave zyrtare të Institutit të Statistikave gjatë pjesës së parë të këtij viti, ritmet e rritjes së konsumit të energjisë nga konsumatorët familjarë janë ngadalësuar. Në 6 mujorin e parë 2015, konsumi i energjisë nga familjarët u rrit me vetëm 2.3% nga 7.2% që ishte rritja në të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe 13.5% që ishte në 6 mujorin e parë të 2013-ës. Duket se aksioni i qeverisë për energjinë i ka detyruar qytetarët që të mos e shpërdorojnë energjinë elektrike.

Aksioni i energjisë

Aksioni i qeverisë për energjinë nisi në tetor të vitit të kaluar. Ai synonte mbledhjen e detyrimeve të prapambetura dhe frenimin e shpërdorimit të energjisë elektrike, çka automatikisht do të çonte në ulje të konsumit. Shqipëria ka marrë angazhim përpara Bankës Botërore për ulje të konsumit të energjisë me 11% deri në vitin 2020. Aktualisht familjarët vijojnë të jenë konsumatorët kryesorë të energjisë elektrike në vendin tonë, sipas entit rregullator të Energjisë me 58% të totalit të konsumit.

Next Post

Vëllai i Armando Prengës: Basha shqetësohet, sepse nuk i dërgon më njeri peshk

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com