• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, June 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

INSTAT & Shoqata e Botuesve: 1 milion shqiptarë s’kanë lexuar asnjë libër gjatë një viti!

by Java News
13/11/2018 18:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Paraditen e sotme, në Pallatin e Kongreseve është mbajtur konferenca për shtyp e Shoqatës së Botuesve Shqiptarë, në prag të çeljes së edicionit të 21 të Panairit të Librit. Të njëjtat Shtëpi Botuese, duke përfshirë edhe disa të reja nga Maqedonia e Mali i Zi, institucione të angazhuara me botimin e librit, Organizata “Jofitimprurëse” që merren me librin, Ambasada të huaja, libraritë etj., do të jenë pjesë e edicionit të 21 të Panairit të Librit. Kati i parë dhe i dytë i Pallatit të Kongreseve do të jetë i mbushur me ekspozues, si zakonisht. Gjatë ditëve të Panairit (14-18 nëntor) do të ketë shumë aktivitete të secilës Shtëpi Botuese, por edhe të Shoqatës së Botuesve Shqiptarë, mbi 60 aktivitete, në stendat e shtëpive botuese, takime të autorëve, përkthyesve, botuesve me lexuesit. Kryetari i Shoqatës së Botuesve Shqiptarë njoftoi se tema e këtij edicioni të 21 të Panairit të Librit është leximi.

“Ndoshta edhe të shtyrë nga diskutimet e shumta që janë bërë pas anketimeve të INSTAT dhe Shoqatës së Botuesve Shqiptarë për rënien drastike të leximit. Ju e dini konkluzionin e Instat se rreth 1 milion shqiptarë nuk kanë lexuar asnjë libër në kuadër të një viti. Edhe për këtë, por edhe për shumë arsye të tjera, sepse ky rezultat i anketimit të INSTAT ka shkuar pak a shumë në të njejtën vijë edhe me rezultatet e anketimeve që kemi bërë ne, leximi ka rënë dhe arsyet janë të shumta, sociale, ekonomike, psikologjike apo arsimore. Prandaj kemi zgjedhur këtë temë dhe në valën e kësaj teme ka edhe shumë aktivitete që lidhen me leximin. Një prej tyre, më i rëndësishmi, organizohet nga Shoqata e Botuesve, për leximin, prirjet e tij, aktivitet i cili do të zhvillohet më datë 15 nëntor, në Sallën Ovale të Pallatit të Kongreseve, ku do të ketë studiues, botues, autorë, përkthyes, pedagogë, mësues etj., për të diskutuar problemet e leximit dhe si mund ta përmirësojmë këtë gjendje. Kjo nuk është një situatë që ka ardhur as për disa muaj, as për disa vjet. Kjo është një situatë e krijuar prej më shumë se dy dekada, gati pothuajse tri dekada. Rënia e interesimit të shoqërisë, të institucioneve për leximin, dhe vimë në këtë gjendje”, tha Kryetari i Shoqatës së Botuesve, Z. Petrit Ymeri.

Sipas Ymerit, për t’u përmisrësuar gjendja dhe për të ardhur aty ku ishim duhen përsëri 15 ose 20 vite të tjera. Por kjo do një angazhim të të gjithëve, të të gjithë operatorëve, por në radhë të parë të institucioneve.

Si zakonisht, edhe këtë vit do të jepen çmimet e Panairit. Ceremonia është ditën e shtunë, në orën 12:00. Do të japim dy çmime për autorë, dy çmime për përkthyes, çmimi inkurajues, ndoshta edhe çmim për letërsinë për fëmijë, por aty jemi pak dobët. Pra, do të kemi një sërë çmimesh. Kemi edhe çmime të veçanta, çmime speciale, meqë edhe situata këtë vit është speciale pasi është viti Mbarëkombëtar i Skëndërbeut. Numri i ekspozuesve është rreth 100. I njëjti vit si gjtihmonë, duke shtuar edhe pjesëmarrjen nga Shtëpitë Botuese nga Maqedonia e Mali i Zi.

I pyetur nga gazetarët lidhur me institucionet që mbështesin këtë event të rëndësishëm, Kryetari i Shoqatës së Botuesve Shqiptarë, Z.Ymeri u shpreh: “Kemi vetëm mbështejte nga Ministria e Kulturës, një mbështetje modeste, dhe asnjë mbështetje tjetër. Përbën problem, por jemi mësuar tashmë me këtë situatë. E rëndësishme për ne është mbështetja te njëri-tjetri, gatishmëria për të marrë pjesë, përgatitja serioze e pjesëmarrjes në Panairin e Librit, dhe akoma më i rëndësishëm, besimi i lexuesit. Kjo është mbështetja jonë më e madhe. Fakti që ne e kemi lexuesin me vete, që pesë vite të panairit ky pallat i Kongreseve është plot me lexues të të gjitha moshave, fëmijë, fëmijë me prindër, të rinj, të reja, të moshuar, punëtorë, intelektualë etj., kjo është mbështetja më e madhe.”

ma.me

Next Post
Përplaset për vdekje këmbësori në Fier, shoferi lë makinën dhe ikën

Bulqizë, makina del nga rruga, një i plagosur rëndë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Robt e shtëpive tona janë interes privat”, Rama i përgjigjet protestuesve që shënjestruan familjen e tij dhe i fton në përballje publike! (VIDEO)

“Robt e shtëpive tona janë interes privat”, Rama i përgjigjet protestuesve që shënjestruan familjen e tij dhe i fton në përballje publike! (VIDEO)

June 2, 2026
Kuqezinjtë ndezin motorët për miqësoret e qershorit, lajm i keq për Ismajlin!

Kuqezinjtë ndezin motorët për miqësoret e qershorit, lajm i keq për Ismajlin!

June 2, 2026
Brukseli ngre “murin” e ri kundër emigracionit të paligjshëm

Brukseli ngre “murin” e ri kundër emigracionit të paligjshëm

June 2, 2026
Aksident i rëndë në Vaqarr, plagosen 6 fëmijë dhe shoferja

Aksident në autostradën Levan-Tepelenë, përplasen 5 automjete! Plagosen 3 persona

June 2, 2026
Balla i përgjigjet Belerit: Zvërneci është në Shqipëri, mos shtrembëro faktet dhe historinë

Balla i përgjigjet Belerit: Zvërneci është në Shqipëri, mos shtrembëro faktet dhe historinë

June 2, 2026
Alarmi për virusin Ebolë, BE mbledh urgjent ministrat e Shëndetësisë

Alarmi për virusin Ebolë, BE mbledh urgjent ministrat e Shëndetësisë

June 2, 2026
Kush do ta fitojë Kupën e Botës 2026? Njihuni me parashikimet e superkompjuterit të Opta-s

Kush do ta fitojë Kupën e Botës 2026? Njihuni me parashikimet e superkompjuterit të Opta-s

June 2, 2026
“Për mua nuk është thjesht biznes!”/ Ivanka Trump tregon si e zbuloi Ishullin e Sazanit dhe pse është sfida më e madhe e jetës së saj

“Për mua nuk është thjesht biznes!”/ Ivanka Trump tregon si e zbuloi Ishullin e Sazanit dhe pse është sfida më e madhe e jetës së saj

June 2, 2026
Kryetari i Unionit Turistik Shqiptar: Investimi në Zvërnec është një mundësi historike!

Kryetari i Unionit Turistik Shqiptar: Investimi në Zvërnec është një mundësi historike!

June 2, 2026
Gjykata Kushtetuese i rrëzoi kërkesën për çështjen ‘McGonigal’, Berisha: Do ta hetojmë vendimin në Strasburg

Gjykata Kushtetuese i rrëzoi kërkesën për çështjen ‘McGonigal’, Berisha: Do ta hetojmë vendimin në Strasburg

June 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In