Shitjet me pakicën shënuan rritje në 3 mujorin e dytë të 2019 me 3.5%, krahsuar me po të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Sipas INSTAT, në tregtinë me pakicë, pa përfshirë këtu tregtinë me pakicë të hidrokarbureve, indeksi i volumit të shitjeve ka pësuar një rritje prej 4,7 %, kundrejt të njëjtit tremujor të vitit të mëparshëm.
Ndërkohë që ndikimin më të madh për këtë rritje e ka pasur grupi “Ushqime, pije, duhan në njësi tregtare jo të specializuara dhe të specializuara”, me një rritje me 5.7% krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2018.
Rritja e shitjeve me pakicë tregon qartazi përmirësim të konsumit çka ndikon në rritjen e ekonomisë në vend.
/a.r