• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, August 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

INSTAT: Në Shqipëri, 50 mijë lindje më pak se në 1990

by Java News
08/02/2018 22:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në vitet e fundit lindin rreth 50 mijë bebe me pak se në vitin 1990. Kjo tregon se lindshmëria ka rënë në mënyrë drastike, popullsia po tkurret. Për mjekët gjinekologët është rritur mosha e nënës kur vendos të lind fëmijën e parë. Ndërsa psikologët rendisin si shkaqe karrierën, faktorët social-ekonomik si pasiguria në punë e emigrimi.

Një grua në vitet ‘90, bëhej nënë rreth të 20-ave, ndërsa aktualisht fëmija i parë planifikohet rreth moshës 30 vjec. Për mjekët dhe psikologët shtyrja e moshës mesatare gati me 10 vjet për tu bërë nëna është një ndër arsyet e tkurrjes së popullësisë.

Lindjet kanë rënë në mënyrë drastike sic edhe e tregon ky grafik i INSTAT që në krahasimin e dy dekadave.

Raporti tregon se në vitin 1990 lindnin 82 mijë bebe, ndërsa aktualisht numri është reduktuar në 32 mijë lindje. Drejtorja e INSTAT, Delina Ibrahimaj rendit edhe divorcet si një tjetër faktor që kanë cuar drejt rënies së numrit të lindjeve. Mesatarisht, në 100 martesa, rreth 25 e tyre përfundojnë në ndarje.

Delina Ibrahimaj: Rënien e numrit të lindjeve e kemi të lidhur me nurmin e divorceve, që ka ardhur në rritje gjatë viteve. Nëse do ti referohemi përsëri vitit ’90, numri i divorceve për 100 martesa ishte 9.2, ndërsa në vitin 2016 është rreth 25. Pra kemi ndjeshëm një rritje të divorceve, në porpocion me martesat.

Në maternitetin Koco Gliozheni, stafi i mjekëve ka asistuar në 4000 lindje në vitin 2017. Arian Alikaj, në eksperiencën e gjatë si mjek gjinekolog-obstetër thotë se tashmë takon rrallë nëna që kanë 3 ose më shumë lindje.

Arian Alikaj: Ciftet e rinj, pa ose me një kalama kanë filluar të krijojnë grupe të mëdhaja popullate. Ndërkohë, në maternitet, rastet e nënave me shumë fëmijë, të paktën mbi 3 janë bërë shumë më të rralla. Kjo tregon që popullata jonë është ngushtuar dhe kufizuar ose në një lindje, ose maksimumi në dy lindje.

Psikologët e vënë theksin tek liria dhe shanset për të zgjedhur partnerin dhe kohën kur bashkëshortët zgjedhin të bëhen prindër.

Edmond Dragoti: Njerëzit duke u bërë më të lirë, duke pasur më shumë pavarësi në zgjedhjen e partnerit, në organizimi e familjes. Migrimi i brendshëm, migrimi i jashtëm shtojnë pasigurinë e jetës në përgjithësi, shtojnë nivelin e stresit dhe të anksiozitetit tek individët në përgjithësi dhe nga ana tjetër shoqërohen me uljen e lindjeve për ciftet e reja.

Karriera dhe sakrificat e shumta që duhen për t’a arritur atë është një tjetër arsye që e vonon ardhjen në jetë të bebeve.

Edmond Dragoti: Duke përfshirë në ekonominë e tregut, pasigurinë e punës, pasigurinë e jetesës fillojnë e mendojnë gjithnjë e më pak për të pasur fëmijë. Kjo bën që të bjerë dhe të ulet ndjeshëm nurmi i lindjeve.

Duket se një bashkëjetesë e gjatë, rezulton me shtimin e pamundësisë për tu bërë nëna.

Arian Alikaj: Duke kaluar shumë vite ku ciftet e reja stabilizojnë, ngrejnë karrierën e tyre sepse është cështje e karrierës për nënën kanë kaluar shumë vite të tjera, kështu që mundësitë për të siguruar një shtatzëni të dytë fillojnë e reduktohen.

Rënia e numrit të lindjeve është një fenomen edhe për vende të tjera evropiane. Ekpsertët këtë e lidhin me vullnetin e lirë të partnerëve, por edhe me rritjen e infertilitetit.

Jo vetëm vendet që vijnë nga një tranzicion i gjatë por edhe vende më të zhvilluar po pësojnë tkurrje të popullësisë.

Në Britani, të dhënat tregojnë se shkalla e lindjes ka rënë drastikisht nga viti 1991. Aktualisht në Britaninë e Madhe, një në pesë gra ka gjasa të mbetet pa fëmijë. Situata është edhe më serioze në vende të tjera të Evropës dhe kjo ka nxitur disa ekspertë për të paralajmëruar për një ‘krizë popullsie’. Në Itali, Spanjë dhe Greqi, Francë dhe Danimarkë, normat e lindjes kanë rënë në 1.4-1.7 fëmijë për një grua.

Burimi: OraNews

Next Post
Nancy Pelosi fjalim rekord prej 8 orësh pa pushim në Kongresin Amerikan

Nancy Pelosi fjalim rekord prej 8 orësh pa pushim në Kongresin Amerikan

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Protesta e 88, pjesëmarrja në pikën më të ulët. Pamjet me dron tregojnë sheshin bosh

VIDEO / Protesta e 88, pjesëmarrja në pikën më të ulët. Pamjet me dron tregojnë sheshin bosh

August 26, 2026
Disa operacione të dështuara më herët! Si u finalizua arrestimi i Ergys Agasit?

Disa operacione të dështuara më herët! Si u finalizua arrestimi i Ergys Agasit?

August 26, 2026
Duke folur para hetuesve, publikohet foto e Ergys Agasit në Policinë e Tiranës

Duke folur para hetuesve, publikohet foto e Ergys Agasit në Policinë e Tiranës

August 26, 2026
Pas arrestimit me Agasin, agjentë të BKH kontrollojnë banesën e Uljan Shpatarakut

Pas arrestimit me Agasin, agjentë të BKH kontrollojnë banesën e Uljan Shpatarakut

August 26, 2026
Vlora “blindohet” nga Policia, kontrolle në hyrje të qytetit për armë dhe persona në kërkim

Vlora “blindohet” nga Policia, kontrolle në hyrje të qytetit për armë dhe persona në kërkim

August 26, 2026
Arrestimi i Agasit, “flamingot” në një linjë me Berishën, protestojnë para Policisë së Tiranës

Arrestimi i Agasit, “flamingot” në një linjë me Berishën, protestojnë para Policisë së Tiranës

August 26, 2026
DETAJE / Agasi dhe Beqiraj, “kokat” e së njëjtës dosje të SPAK: Ja akuzat mbi ta

DETAJE / Agasi dhe Beqiraj, “kokat” e së njëjtës dosje të SPAK: Ja akuzat mbi ta

August 26, 2026
Pritej te Juventusi, klubi tjetër italian tenton të “rrëmbejë” mesfushorin Kessie

Pritej te Juventusi, klubi tjetër italian tenton të “rrëmbejë” mesfushorin Kessie

August 26, 2026
Grabiti të moshuarit dhe pësoi infarkt. Vdes “Mika”, hajduti më i famshëm i Venecias

Grabiti të moshuarit dhe pësoi infarkt. Vdes “Mika”, hajduti më i famshëm i Venecias

August 26, 2026
Situata e zjarreve në vend, ministria jep detaje mbi vatrat aktive

Situata e zjarreve në vend, ministria jep detaje mbi vatrat aktive

August 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com