• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

INSTAT: Në 3-mujorin e parë u ulën -1,8 çmimet e prodhimit

by
05/06/2015 16:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në tremujorin e parë Janar-Mars çmimet e produkteve pësuan ulje, e cila si ndryshim vjetor llogaritet në -1,8, njoftoi sot INSTAT.
Sipas INSTA , ne  uljen më të madhe të IÇK-së në 3-mujorin e parë ndikuan çmimet e prodhimit në seksionin “Industri nxjerrëse” me 9,6 % dhe të prodhimit të produkteve vendase me 3,4% më pak.
Krahasuar me tremujorin e parë 2014, çmimet e prodhimit të produkteve për eksport në 3 muajt e parë sivjet, shënuan rritje me 0,8%.
Në tremujorin e parë 2015 ndryshimi tremujor i indeksit është -0,4 %, ku ndikim dhanë ulja e çmimeve të prodhimit në ”Industri Nxjerrëse” me 3,1 % krahasuar me tremujorin e katërt 2014. Por uljen më të lartë e shënuan çmimet e prodhimit në aktivitetin “Nxjerrja e naftës bruto dhe gazit natyror” me 5,7 %.
IÇK e prodhimit të produkteve të industrisë përpunuese u rrit me 0,6 %, brenda së cilës përmendet rritja e çmimeve të produkteve: “Prodhimi i mobiljeve” me 4,9 %,”Prodhimi i kimikateve dhe produkteve kimike” me 2,8 % dhe “Përpunimi i letrës dhe produkteve prej letre” me 2,5 %. Ndryshe prej këtyre lloj produktesh, u ulën çmimet e prodhimit të produkteve në aktivitetet: “Përpunimi i koksit, rafineria e nënprodukteve të naftës” me 2,4% dhe “Riparimi dhe instalimi i makinerive dhe pajisjeve” 3,1 %.
Indeksi i Çmimeve të Prodhimit për produktet vendase arriti 99,5 % duke shënuar ulje me 1,2 % krahasuar me tremujorin e katërt 2014. Më e lartë rezulton ulja e çmimeve të prodhimit të produkteve në seksionin ”Industri Nxjerrëse” me 6,8 %.
Por me rritje 0,6% rezultuan cmimet e prodhimit për produktet vendase “Industri përpunuese”.
Indeksi i Çmimeve të Eksportit arriti 104,6 %, duke shënuar rritjen 0,1 % krahasuar me tremujorin e fundit 2014, ku më e lartë ishte rritja e cmimeve të prodhimit të produkteve për eksport për industritë përpunuese me 0,5%.

Next Post

Eksperimenti tronditës/ Ja sa lehtë mund të drogohet një femër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com