• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

INSTAT: Mbi 50% e punësimeve nga bizneset e vogla dhe të mesme

by Java News
21/03/2017 09:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sipas INSTAT, tre janë sektorët që punësojnë mbi 50 % të të punësuarve në ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (NVM): sektori i tregtisë mbizotëron me 24,5 %, i ndjekur nga sektorët e shërbimeve të tjera me 16,0 % dhe sektori i industrisë përpunuese me 14,2 %.

Sektorët me numrin më të vogël të të punësuarve në ndërmarrjet e vogla dhe të mesme janë sektori i industrisë nxjerrëse me 1,5 % dhe sektori i energjisë elektrike, ujit dhe menaxhimit të mbetjeve me 2,3 %. Në Shqipëri rreth 77,6 % të shitjeve neto realizohen nga NVM. Sektori i tregtisë mbizotëron me 44,3 % të shitjeve neto.

Këto dhe shumë shifra të tjera janë raportuar në një analizë të fundit të Institutit të Statistikave lidhur me situatën e ndërmarrjeve të mesme e të vogla.

Sipas raportit, sektori i ndërtimit është sektori i dytë me përqindjen më të lartë prej 9,3 %, i ndjekur nga sektori i industrisë përpunuese prej 8,2 %. Sektori me përqindjen më të ulët të shitjeve neto të realizuara nga ndërmarrjet e vogla dhe të mesme është sektori i industrisë nxjerrëse me 1,4 %.

66,5 % të investimeve kryhen nga NVM. Ndryshe nga treguesit e tjerë, sektori me përqindjen më të lartë të investimeve të kryera në ndërmarrjet e vogla dhe të mesme është sektori i energjisë elektrike, ujit dhe menaxhimit të mbetjeve me 21,1 %. Kurse sektori i akomodimit dhe shërbimit ushqimor ka përqindjen më të ulët të investimeve prej 1,1 %.

Fiks dy të tretat e vlerës së shtuar (66,3 %) realizohet nga NVM. Sektori që zë përqindjen më të lartë në vlerën e shtuar është sektori i tregtisë me 22,2 %, i ndjekur nga shërbimet e tjera me 11,5 %, ndërtimi me 10,1 % dhe industria përpunuese me 10,0 %. Sektorët me përqindjen më të ulët janë sektori i energjisë elektrike, ujit dhe menaxhimit të mbetjeve me 2,2 % dhe sektori i industrisë nxjerrëse me 2,5 %.

Nëntë nga dhjetë ndërmarrje punësojnë më pak se 5 punonjës. Ndërmarrjet me 250+ të punësuar edhe pse përbëjnë vetëm 0,1 % të ndërmarrjeve punësojnë 18,7 % të punonjësve, kryejnë 33,5 % të investimeve dhe realizojnë 22,4 % të shitjeve neto dhe 33,7 % të vlerës së shtuar. Sektori akomodimit dhe shërbimit ushqimor ka përqindjen më të lartë të punësimit në mikrondërmarrje (78,9 %). Sektori i ndërtimit ka përqindjen më të lartë të punësimit në ndërmarrjet e vogla me 39,0 %. Sektori i industrisë përpunuese ka përqindjen më të lartë të punësimit në ndërmarrjet e mesme me 36,4 %.

Nga krahasimi i Shqipërisë me Bashkimin Evropian, shohim që ndikimi i ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme është më i rëndësishëm në Shqipëri sepse zë një përqindje me të lartë në të tre treguesit e marrë në shqyrtim. Në Shqipëri, numri i ndërmarrjeve në NVM është 99,9 % nga 99,8 % në BE, numri i të punësuarve në këtë grup ndërmarrjesh është 81,3 % në Shqipëri nga 66,8 % në BE. Vlera e shtuar e realizuar nga NVM në Shqipëri përbën 66,3 % nga 57,4 % në BE.

55,5 % e vlerës së eksporteve realizohet nga NVM. Sektori i industrisë përpunuese eksportoi 34,8 % të eksporteve të realizuara nga NVM dhe sektori i tregtisë 13,2 %. Pjesa tjetër prej 7,5 % të eksporteve të NVM janë realizuar nga sektorët e tjerë. Nga analiza e përqindjes së eksporteve të kryera nga NVM sipas madhësisë së ndërmarrjeve, rezulton që 31,3 % eksportohen nga ndërmarrjet e mesme, 16,9 % nga ndërmarrjet e vogla dhe 7,4 % nga mikrondërmarrjet. Ndërkohë, 79,8 % e vlerës së importeve realizohet nga NVM. Sektori i tregtisë importoi 52,6 % të importeve të realizuara nga NVM dhe sektori i industrisë përpunuese 18,7 %. Pjesa e mbetur prej 8,5 % të importeve është realizuar nga ndërmarrjet në sektorët e tjerë.

a.ç

Next Post
Rasti, kur Nishani ka të drejtë të mendohet!

Mero Baze analizon bojkotin e PD, flirtin e Metës me çadrën dhe mbështetjen ndërkombëtare për Ramën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Qytetarët po ndëshkohen pse nuk votuan Vetëvendosjen”, Përparim Rama thirrje për protestë më 1 shtator

“Qytetarët po ndëshkohen pse nuk votuan Vetëvendosjen”, Përparim Rama thirrje për protestë më 1 shtator

August 30, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

Qorrsokaku i Elitës tonë

August 30, 2026
Aksidenti tragjik në Vlorë/ 78-vjeçari me biçikletë përplaset nga makina, ndërron jetë në spital

Aksidenti tragjik në Vlorë/ 78-vjeçari me biçikletë përplaset nga makina, ndërron jetë në spital

August 30, 2026
Tragjedi në Itali, monoksidi i karbonit i merr jetën një 37-vjeçari, pesë të tjerë në spital

Tragjedi në Itali, monoksidi i karbonit i merr jetën një 37-vjeçari, pesë të tjerë në spital

August 30, 2026
Të paktën 38 të vdekur pas sulmit rus, vijojnë kërkimet për të zhdukurit

Të paktën 38 të vdekur pas sulmit rus, vijojnë kërkimet për të zhdukurit

August 30, 2026
Rama uron boksierin Nelson Hysa: I pari shqiptar që ndeshet për titullin e kampionit të botës

Rama uron boksierin Nelson Hysa: I pari shqiptar që ndeshet për titullin e kampionit të botës

August 30, 2026
SHËNIM / “Lei Fengët” e protestës: Kur qytetari përdoret si rekuizitë për propagandë

SHËNIM / “Lei Fengët” e protestës: Kur qytetari përdoret si rekuizitë për propagandë

August 30, 2026
Media spanjolle: Shqipëria, destinacioni ekonomik i Evropës, që po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje turistike

Media spanjolle: Shqipëria, destinacioni ekonomik i Evropës, që po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje turistike

August 30, 2026
Diskutime në Bruksel për Shqipërinë! Shqyrtohen kapitujt për tregun e brendshëm dhe…

BE drejt një modeli të ri zgjerimi, KE: Integrimi gradual, vendet përfitojnë para anëtarësimit

August 30, 2026
“‘Sterilizimi’ nuk mund të jetë më i dobishëm se hetimi i SPAK”, analisti: Të përdoresh komisionin për motive politike…

Platforma e PD për komunikimin, Zekthi: Përpjekje për të mbajtur me gajret anëtarët

August 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com