• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, July 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

INSTAT korrigjon shifrat, rritje ekonomike 2.02% më 2014

by A R
11/12/2015 18:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rritja ekonomike me bazë vjetore për vitin 2014 shënoi 2.02 për qind, nga 2.17 për qind që raportoi INSTAT ne matjet e mëparshme.

Sipas të dhënave paraprake me baza vjetore, PBB me çmime korente në vitin 2014 u vlerësua 1.400.549 milion lekë (10.01 miliardë Euro) ose 0.13% më e lartë se matjet, e PBB tremujore.

Mbështetur mbi këto rezultate, PBB për frymë në vitin 2014 arriti në 484 mijë lekë (ose 3.457 €) nga 466 mijë lekë (ose 3.323 €) që ishte në vitin 2013.

Në vitin 2014 ekonomia shqiptare shënoi një rritje reale (në volum) prej +2,02 % krahasuar me vitin 2013.

Sipas PBB-së me metodën e prodhimit, kontributin kryesor në këtë rritje e kanë dhënë degët e ekonomisë si “Aktivitete profesionale dhe Shërbime administrative” me 0,76 pikë përqindje, “Tregti, transporti, akomodimi e shërbimi ushqimor” me 0,47 pikë përqindje, “Bujqësia, Pyjet dhe Peshkimi” me 0,44 pikë përqindje, “Administrata publike, Arsimi dhe Shëndetësia” me 0,42 pikë përqindje,” industria, Energjia dhe Uji” me 0,37 pikë përqindje dhe Shërbimet e tjera me 0,31 pikë përqindje.

Degët që kanë kontribuar negativisht janë “Ndërtimi” me -0,76 pikë përqindje dhe “Informacioni e Komunikacioni” me -0,06 pikë përqindje. Taksat dhe Subvencionet mbi produktet kontribuuan respektivisht me 0,04 pikë përqindje dhe 0,02 pikë përqindje.

Përsa i përket strukturës së PBB sipas aktiviteteve ekonomike, peshën më të madhe në ekonomi për vitin 2014 vazhdojnë ta zënë Shërbimet gjithsej me 45,4 % të PBB, të cilat u rritën me +4,29 % në terma realë.

industria dhe Ndërtimi përbëjnë 21,9 % të Produktit të Brendshëm Bruto, por ndërsa industria u rrit me +2,93 % në volum, Ndërtimi ka pësuar një rënie prej -7,33 %.

Bujqësia, gjuetia, pyjet dhe peshkimi përbëjnë 20,0 % të PBB dhe janë rritur me 2,25 % në terma realë. Deflatori i PBB-së për vitin 2014 ishte +1,6 %. Sipas PBB–së me metodën e shpenzimeve, Konsumi final përbën peshën kryesore të shpenzimeve në ekonomi, me 90,49%. Ky komponent u rrit me +5,52 % në terma nominalë dhe +3,32% në terma reale. Në vitin 2014, Formimi bruto i kapitalit fiks i cili përbën 24,48% të PBB-së, u ul me -2,05% në terma nominalë dhe -3,90 % në terma realë krahasuar me vitin 2013. Eksportet neto të mallrave dhe shërbimeve u rritën me 8,76% në terma nominalë dhe me 10,08% në terma realë, krahasuar me vitin 2013.

MONITOR

Next Post

Bllokimi i markimit të karburanteve, Braçe: Shantazh qeverisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Balla poston foton e policit të gjakosur: Kush ngre dorë ndaj policisë, ka ngritur dorë ndaj shtetit

Balla poston foton e policit të gjakosur: Kush ngre dorë ndaj policisë, ka ngritur dorë ndaj shtetit

July 2, 2026
VIDEO / Messi kontrollohet si bandit në aeroport! Reagimi i yllit të madh tërheq vëmendje

VIDEO / Messi kontrollohet si bandit në aeroport! Reagimi i yllit të madh tërheq vëmendje

July 2, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Gjykata e Lartë nuk mund të mos zbatojë më vendimin e vet

July 2, 2026
“Hormuzi në krizë, tarifat e kalimit rrezik për tregtinë globale”

“Hormuzi në krizë, tarifat e kalimit rrezik për tregtinë globale”

July 2, 2026
Milot-Balldren: Kosto e lartë apo perceptim i gabuar

Milot-Balldren: Kosto e lartë apo perceptim i gabuar

July 2, 2026
Mbahet seanca plenare, PD mungon në sallë! Replika mes Bidos e Muçit: Je viktimizuar se ke kombësi greke…

Mbahet seanca plenare, PD mungon në sallë! Replika mes Bidos e Muçit: Je viktimizuar se ke kombësi greke…

July 2, 2026
Rritet bilanci i tërmeteve në Venezuelë, mbi 2200 viktima dhe mbi 11 mijë të plagosur, vijojnë kërkimet për të mbijetuar

Rritet bilanci i tërmeteve në Venezuelë, mbi 2200 viktima dhe mbi 11 mijë të plagosur, vijojnë kërkimet për të mbijetuar

July 2, 2026
‘Peshkaqenët blu’ të Botërorit, pse Kepi i Gjelbër është surpriza më e bukur e eventit?

‘Peshkaqenët blu’ të Botërorit, pse Kepi i Gjelbër është surpriza më e bukur e eventit?

July 2, 2026
Tensione para Kuvendit, Lapaj kërkon t’i bashkohet tubimit, protestuesit: Largohu nga këtu!

Tensione para Kuvendit, Lapaj kërkon t’i bashkohet tubimit, protestuesit: Largohu nga këtu!

July 2, 2026
Përplasje edhe në hyrje të Parlamentit, hiqet gardhi metalik. Seanca nis pa PD

Përplasje edhe në hyrje të Parlamentit, hiqet gardhi metalik. Seanca nis pa PD

July 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In