• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, May 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

INSTAT: Eksportet u ulën me 7.6 % në korrik

by
28/08/2015 12:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

INSTAT: Eksportet u ulën me 7.6 % në korrik

Në raportin më të fundit të INSTAT, eksportet e mallrave janë ulur me 7.6 % korrikun e këtij viti, krahasuar me atë të një viti më parë. Ndërsa, importet janë rritur me 10.6 % me një vit më parë dhe sërish kanë pësuar një rritje prej 6.5 % krahasuar me një muaj më parë. Deficiti tregtar i korrikut mësohet se, është rritur me 23 % krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe rritje me 20,3 % në krahasim me qershor 2015.

Ulja vjetore e eksporteve prej 2,6 % këtë muaj është ndikuar kryesisht nga grupet: “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me -7,8 pikë përqindje, “Materiale ndërtimi dhe metale” kanë kontribuar me -0,9 pikë përqindje, “Prodhime druri dhe letre” kanë kontribuar me -0,2 pikë përqindje. Në ndryshimin vjetor te eksporteve kane ndikuar pozitivisht grupet: “Tekstile dhe këpucë” me +3,4 pikë përqindje, “Ushqime, pije, duhan” kanë kontribuar me +2,2 pikë përqindje, “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” me +0,3 pikë përqindje.

Rritja vjetore e importeve prej 10,6 % këtë muaj është ndikuar kryesisht nga grupet: “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” kanë kontribuar me +4,8 pikë përqindje, “Materiale ndërtimi dhe metale” kanë kontribuar me +3,7 pikë përqindje, “Ushqime, pije, duhan” me +1,2 pikë përqindje, “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” kanë kontribuar me -1,7 pikë përqindje , “Prodhime druri dhe letre” kanë kontribuar me -0,5 pikë përqindje.

Sipas raportit, në muajin korrik 2015, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të eksporteve, në krahasim me korrik 2014 janë: Gjermania me 54,0 %, Italia me 10,4 % dhe Kosova me 2,5 %. Ndërsa vendet me të cilat eksportet kanë pasur uljen më të madhe janë: Spanja me 26,8 %, Malta me 26,5 % dhe Greqia me 5,7 %.

Raporti tregon se në muajin korrik 2015, vendet e me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të importeve, në krahasim me korrik 2014 janë: Gjermania me 22,1 %, Turqia me 18,2 % dhe Italia me 3,6 %. Ndërsa vendet me të cilat importet kanë pasur uljen më të madhe janë: SHBA me 41,2 %, Greqia me 13,5 % dhe Kina me 3,7 %.

Next Post

“Arrest me burg” për kreun e rrjetit të trafikut të drogës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bulku emocionon para Eurovisionit: Jam nëna e gjithë shqiptarëve në këtë skenë

Finalja e Eurovizionit/ Alis shkëlqen në finalen e Eurovizionit me baladën “Nân”

May 16, 2026
Finalja e Eurovisionit, Alis do të performojë sonte i pesti me “Nan”, ja si të votoni

Finalja e Eurovisionit, Alis do të performojë sonte i pesti me “Nan”, ja si të votoni

May 16, 2026
Grabitje në Kamëz/ Gazetari: Të armatosurit marrin bizhuteritë dhe largohen me motor me targa të vjedhura

Grabitje në Kamëz/ Gazetari: Të armatosurit marrin bizhuteritë dhe largohen me motor me targa të vjedhura

May 16, 2026
Bulku para finales së Eurovisionit: Të gjithë qajnë kur dëgjojnë “Nan”, impakti është i jashtëzakonshëm

Bulku para finales së Eurovisionit: Të gjithë qajnë kur dëgjojnë “Nan”, impakti është i jashtëzakonshëm

May 16, 2026
Makina ‘fluturon’ mbi turmën me 160 km/h, 7 të plagosur! Shoferi nxjerr thikën gjatë arratisjes

Makina ‘fluturon’ mbi turmën me 160 km/h, 7 të plagosur! Shoferi nxjerr thikën gjatë arratisjes

May 16, 2026
Kapen me valixhe me kokainë, dënohen me mbi 40 vite burg dy shqiptarët

Kapen me valixhe me kokainë, dënohen me mbi 40 vite burg dy shqiptarët

May 16, 2026
Trump paralajmëron Iranin: Arrini marrëveshje shpejt, ose do të përballeni me “një të keqe”

Trump paralajmëron Iranin: Arrini marrëveshje shpejt, ose do të përballeni me “një të keqe”

May 16, 2026
Kosovë/ PZAP lë në fuqi vendimin e KQZ, opozita serbe mbetet jashtë zgjedhjeve të 7 qershorit

Kosovë/ PZAP lë në fuqi vendimin e KQZ, opozita serbe mbetet jashtë zgjedhjeve të 7 qershorit

May 16, 2026
Berisha i vetëm në garë për kryetar, PD nis fushatën për zgjedhjet e 23 majit

Berisha i vetëm në garë për kryetar, PD nis fushatën për zgjedhjet e 23 majit

May 16, 2026
Përplasjet e Berishës me Salianjin/ Alimehmeti: Nuk mbështes ashpërsimin e toneve në PD

Përplasjet e Berishës me Salianjin/ Alimehmeti: Nuk mbështes ashpërsimin e toneve në PD

May 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In