• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

INSTAT: Eksportet e mallrave arritën vlerën 273 miliardë lekë në 2017

by Java News
17/01/2018 13:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjatë vitit 2017 eksportet e mallrave arritën vlerën 273 miliardë lekë, duke u rritur me 12.1%, krahasuar me një vit më parë. Materialet e ndërtimit dhe metalet të ndjekura nga tekstilet ishin grupet që udhëhoqën rritjen dyshifrore të eksporteve në vitin që lamë pas.

Ndërsa thatësira, e cila përfshiu vendin kryesisht në gjysmën e dytë të 2017-s ndikoi negativisht në nivelin e eksporteve me 1.4%.

Importet e mallrave, sipas Institutit të Statistikave, (INSTAT) arritën vlerën 626 miliardë lekë, duke u rritur me 8.1%, krahasuar me një vit më parë. Mineralet, lëndët djegëse dhe energjia, pasuar nga produktet kimike e plastike dhanë ndikimin më të madh në nivelin e mallrave të importuara drejt vendit tonë.

Ndërsa defiçiti tregtar për këtë periudhë llogaritet 353 miliardë lekë, duke u rritur me 5.2%, krahasuar me 2016.

Shkëmbimet tregtare, për vitin 2017, me vendet e BE zënë 66.3% të gjithë tregtisë. Gjatë këtij viti, eksportet drejt vendeve të BE-së zënë 77.1% të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-së zënë 61.6% të importeve gjithsej.

Partnerët kryesorë tregtarë kryesorë mbeten fqinjët, Italia (36.2%) dhe Greqia (6.8%), e më pas renditen Gjermania (6.8%) dhe Kina (6.4%)./ATSH

a.ç

Next Post
Bushati: Viti 2018, përcaktues për integrimin europian të Shqipërisë

Bushati: Viti 2018, përcaktues për integrimin europian të Shqipërisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com