• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

INSTAT/ Deputetët dhe Administrata shtetërore më të paguarit

by Java News
04/05/2019 09:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nuk kishte sesi të ndodhte ndryshe. Në vitin 2018, grup-profesionet më të paguara në Shqipëri ishin: Deputetët, nëpunësit e lartë të administratës shtetërore dhe drejtorët ekzekutivë; Specialistët me arsim të lartë (profesionistë) dhe Teknikët e specialistët në zbatim.

Ndërsa grup-profesionet me pagë nën nivelin mesatar janë: Punonjës të kualifikuar të bujqësisë, pyjeve dhe peshkimit; punëtorët e profesioneve elementare dhe zejtarët, artizanët e profesione të lidhura me to. Këto shifra janë publikuar dje nga Instituti i Statistikave, bazuar në vlerësimet e Anketës së Forcave të Punës.

Sipas INSTAT, gjatë vitit 2018, në forcën e punës ishin 1.404.000 persona. Të punësuar janë 1.230.000, ndërsa numri i të papunëve vlerësohet të jetë 173 mijë persona. Sektori i shërbimeve dhe sektori bujqësor kanë përqindjen më të lartë të të punësuarve me përkatësisht 42.9% dhe 37.4% të të punësuarve gjithsej. Në vitin 2018, rezulton se 44.5% e të punësuarve janë të punësuar me pagë, 34% janë të vetë-punësuar (punëdhënës ose të vetëpunësuar pa të punësuar të tjerë) dhe 21.6% janë punëtorë pa pagesë në biznesin e familjes.

Shkalla zyrtare e papunësisë, për popullsinë 15 vjeç e lart është 12.3% dhe shënon një ulje me 1.4 pikë përqindje krahasuar me vitin 2017. Kjo shkallë për të rinjtë e moshës 15-24 vjeç është 28.3%. Krahasuar me vitin pararendës, shkalla e papunësisë së të rinjve ka rënë me 3.6 pikë përqindje

Një analizë mbi baza rajonale, tregon që në vitin 2018, qarqet me shkallë punësimi më të lartë për popullsinë 15-64 vjeç janë: Elbasani (61.5%) dhe Korça (59.5%). Ndërsa qarku me shkallë punësimi më të ulët është qarku Lezhë (45.6%). Qarqet me shkallë papunësie më të lartë janë Qarku i Vlorës me 21.9% dhe ai i Lezhës me 19.2%.

Sa u përket pagave, në vitin 2018, paga mesatare mujore bruto në Shqipëri ishte 50.589 lekë. Paga mesatare mujore bruto është mbi nivelin mesatar për aktivitetet ekonomike si: Aktivitetet Financiare dhe të sigurimit; Administrata publike dhe mbrojtja; sigurimi social i detyrueshëm; arsimi; shëndetësia dhe aktivitete të punës sociale. Ndërsa aktivitetet ekonomike me pagë poshtë nivelit mesatar janë: Tregtia me shumicë dhe me pakicë; riparimi i automjeteve dhe motorçikletave; transporti dhe magazinimi; aktivitetet e akomodimit dhe shërbimit ushqimor; dhe Bujqësa, Silvikultura dhe Peshkimi. Hendeku gjinor në paga është 10.7%.

Gjatë vitit 2018, 26.6% e kontribuesve në kategorinë e të punësuave me pagë marrin një pagë mesatare mujore bruto deri në nivelin e pagës minimale zyrtare. Për vitin 2018, paga minimale zyrtare ishte 24.000 lekë në muaj.

Next Post
Turizmi/ Një çift anglez përshkon 600 kilometra mbi kuaj bukurive të Shqipërisë

Turizmi/ Një çift anglez përshkon 600 kilometra mbi kuaj bukurive të Shqipërisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Je provincial!” Përplasje e ashpër mes politikanëve në Spanjë për pikturën e Picassos

“Je provincial!” Përplasje e ashpër mes politikanëve në Spanjë për pikturën e Picassos

April 7, 2026
Ulet për herë të parë për këtë vit çmimi i naftës: Ja sa do të kushtojë një litër

Nafta 224 lekë, Konfindustria: Rishikoni politikën fiskale të karburanteve

April 7, 2026
Misioni Artemis II shënon rekord historik në eksplorimin e hapësirës, astronautët nisin kthimin

Misioni Artemis II shënon rekord historik në eksplorimin e hapësirës, astronautët nisin kthimin

April 7, 2026
BE prezanton sistemin e ri të hyrjes/daljes, çfarë ndryshon për udhëtarët

BE prezanton sistemin e ri të hyrjes/daljes, çfarë ndryshon për udhëtarët

April 7, 2026
FOTOLAJM / Deputetët e PD, dëshmitarë në procesin ndaj kryebashkiakes së Tropojës

FOTOLAJM / Deputetët e PD, dëshmitarë në procesin ndaj kryebashkiakes së Tropojës

April 7, 2026
“Të gjithë para Kryeministrisë”, mesazhi i Berishës pak orë para protestës

PD funksionon si “klub”! Gazetari: Berisha e ka shuar opozitën. Sulmon këdo që e konsideron armik

April 7, 2026
Drejtori i Policisë nis nga puna/ Takim me shefat e komisariateve, porositë që la

Drejtori i Policisë nis nga puna/ Takim me shefat e komisariateve, porositë që la

April 7, 2026
Nga Denaj e Xhafaj, te Klosi e Gjiknuri / Zbulohet kujt ia ka besuar Rama drejtimin e komisioneve parlamentare

“Punët e Shqipërisë”, Rama mbledh grupin parlamentar, udhëzime për ligjet dhe turin në rrethe

April 7, 2026
Popullsia në Greqi drejt plakjes, Mitsotakis njofton paketën e re prej 1,6 milionë eurosh

Skandali me subvencionet bujqësore në Greqi, Mitsotakis vihet me ‘shpatulla pas murit’

April 7, 2026
Express: Mes rritjes së kostove të udhëtimit, Shqipëria cilësohet si alternativë më e mirë se ‘Maldivet’

Express: Mes rritjes së kostove të udhëtimit, Shqipëria cilësohet si alternativë më e mirë se ‘Maldivet’

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In