• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

INSTAT/ Çmimet e ushqimeve vijojnë të jenë të larta për muajt e verës

by Java News
10/07/2017 13:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Çmimet e ushqimeve dhe lëndëve djegëse kanë shënuar rritje përgjatë muajit qershor, duke bërë që ndryshimi vjetor i Indeksit të Çmimeve të Konsumit të jetë 2,2 %, raportoi INSTAT. Një vit më parë çmimet kanë qenë më të lira për konsumatorët, teksa ky ndryshim ishte 1,2 %.

Pavarësisht rritjes, indeksi i çmimeve të konsumit mbetet poshtë objektivit të shënjestruar të Bankës së Shqipërisë, prej afër 3%. Rritja pritet të vazhdojë edhe në muajin korrik, teksa shuëm produkte janë shtrenjtuar për shkak të thatësirës, por edhe mbarimit të sezonit. Psh, një kg sallatë kushton aktualisht në tregun e pakicës 250 lekë, nga më pak se 100 lekë që ishte deri pak javë më parë. Edhe produkte të tjera ushqimore kanë shënuar rritje.

Sipas INSTAT, Rritja vjetore e çmimeve në Qershor është ndikuar kryesisht nga grupi “ushqime dhe pije joalkoolike” me +1,87 pikë përqindje. Çmimet e grupit “qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” kanë kontribuar me +0,19 pikë përqindje. Çmimet e grupit “mallra dhe shërbime të ndryshme” kanë kontribuar me +0,16 pikë përqindje. Çmimet e grupeve “pije alkoolike dhe duhan” dhe “transporti” kanë kontribuar me +0,04 pikë përqindje secili. Çmimet e grupit “shërbimi arsimor” kanë kontribuar me +0,03 pikë përqindje. Çmimet e grupit “argëtim e kulturë” kanë kontribuar me +0,02 pikë përqindje. Çmimet e grupit  “komunikimi” kanë kontribuar me +0,01 pikë përqindje. Çmimet e grupit  “veshje dhe këpucë” kanë kontribuar me -0,10 pikë përqindje. Çmimet e grupit “mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” kanë kontribuar me -0,03 pikë përqindje.

Ndryshimet vjetore të grupeve kryesore: Krahasuar me muajin Qershor 2016, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “ushqime dhe pije joalkoolike” me 5,1 %, pasuar nga grupet “mallra dhe shërbime të ndryshme” me 3,2 %, “qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 0,9 %, “pije alkoolike dhe duhan” me 0,8 %, “transporti” dhe “shërbimi arsimor” me 0,7 %, “argëtim dhe kulturë” me 0,6 %, etj.

Brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit “fruta” u rritën me 16,8 %, pasuar nga nëngrupet “zarzavate përfshirë patatet“ me 12,1 %, “qumësht, djath e vezë” me 4,3 %, “peshk” me 3,7 %, “sheqer, reçelna e ëmbëlsira” me 2,7 %, etj. Nga ana tjetër çmimet e nëngrupit “vajra dhe yndyrna” u ulën me   2,9 %.

Ndryshimi mujor i indeksit është – 0,3 %. Krahasuar me Maj 2017 ulja më e madhe mujore e çmimeve vërehet në grupet “ushqime dhe pije joalkoolike” dhe “argëtim dhe kulturë” me 0,7 % secili, pasuar nga grupet “veshje dhe këpucë” me 0,5 %, “transporti” me 0,4 %, etj.  Rritje mujore e çmimeve vërehet në grupet “pije alkoolike dhe duhan” dhe “mallra dhe shërbime të tjera” me 0,1 % secili./Monitor

ma.me

Next Post
Politikat e aleancave dhe aleancat e politikës ne Shqipëri, duhen dy për tango!

Mënyra më e mirë për ta shkatërruar një armik është ta bësh mik!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“E dua Europën, por nuk po shkon në drejtimin e duhur”/ Trump: Shumë pjesë të botës po shkatërrohen para syve tanë

“E dua Europën, por nuk po shkon në drejtimin e duhur”/ Trump: Shumë pjesë të botës po shkatërrohen para syve tanë

January 21, 2026
Trump në Forumin Ekonomik të Davos: Agjenda ime 1-vjeçare solli një transformim që Amerika nuk e ka parë në 100 vjet

Trump në Forumin Ekonomik të Davos: Agjenda ime 1-vjeçare solli një transformim që Amerika nuk e ka parë në 100 vjet

January 21, 2026
Ra nga kantieri i ndërtimit në ‘Kinostudio’, ndërron jetë punëtori 66-vjeçar

I riu përplas këmbësoren në Belsh, ndërron jetë 73-vjeçarja

January 21, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 22 janar 2026

January 21, 2026
Netanyahu pranon të bashkohet në Bordin e Paqes, disa vende i thonë “jo” ftesës së Trump

Netanyahu pranon të bashkohet në Bordin e Paqes, disa vende i thonë “jo” ftesës së Trump

January 21, 2026
A do e mbështesë PD Shqipërinë në Bordin e Paqes së Trump? Berisha: Vlerësojmë përpjekjen për paqe, por…

A do e mbështesë PD Shqipërinë në Bordin e Paqes së Trump? Berisha: Vlerësojmë përpjekjen për paqe, por…

January 21, 2026
“Të mbushim sheshet dhe rrugët e Tiranës”/ Protesta e 24 janarit, Berisha thirrje qytetareve: T’i japim leksionin e merituar qeverisë

“Të mbushim sheshet dhe rrugët e Tiranës”/ Protesta e 24 janarit, Berisha thirrje qytetareve: T’i japim leksionin e merituar qeverisë

January 21, 2026
Jemi të gjithë “politikanë”…

Historia e PD, e mbushur me 21 janarë…

January 21, 2026
Avioni i Trump jep probleme gjatë fluturimit, Presidenti shkon në Davos me “mjetin rezervë”

Avioni i Trump jep probleme gjatë fluturimit, Presidenti shkon në Davos me “mjetin rezervë”

January 21, 2026
Pritet të kalojë në Parlament/ Qeveria miraton aderimin e Shqipërisë në “Bordin e Paqes” për Gazën

Pritet të kalojë në Parlament/ Qeveria miraton aderimin e Shqipërisë në “Bordin e Paqes” për Gazën

January 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In