• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Inspektoriati Shëndetësor: Kontrolle pishinave, shmangni ato pa kushte sanitare

by Aalison Pearse Stevens
10/06/2016 08:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të gjithë qytetarët duhet të evitojnë ato pishina, të cilat nuk kanë të afishuara kushtet higjieno-sanitare dhe rregullat teknike”. Apeli vjen nga kryeinspektori i Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor, Eltar Deda pak ditë pas hapjes së sezonit turistik, si një nga mënyrat më të mira për të shmangur problemet që mund të vijnë nga ngarkesa e lartë bakteriale apo sasia jo e duhur e klorit.

Përmes një prononcimi, dhënë për “Gazeta Shqiptare” Deda shton se edhe pronarët e pishinave duhet të zbatojnë rregullat përkatëse, ndërsa bën me dije se shumë shpejt do të jenë gati dhe rezultatet e para të monitorimit në kryeqytet.

“Ne si inspektorat bëjmë kontrolle para sezonit, gjatë sezonit dhe në mbyllje të sezonit turistik. Aktualisht, nga data 1 qershor kemi filluar inspektimet nëpër pishina dhe raportin javor, mbi situatën e tyre do e kemi gati këto ditë. Është herët për të folur për të dhëna, por ne japin rekomandimet tona për pronarët e pishinave, që të zbatojnë me përpikmëri të gjitha kushtet higjieno-sanitare, që janë të përcaktuara në rregulloret e menaxhimit të pishinave. Në të njëjtën kohë i bëj thirrje gjithë qytetarëve, që të mos përdorin ato pishina që nuk i kanë të afishuara kushtet higjieno-sanitare dhe rregullat teknike për të gjithë. Të gjithë qytetarët të frekuentojnë ato pishina që janë brenda normave higjieno-sanitare dhe brenda gjithë standardeve, me qëllim evitimin e problemeve”, u shpreh Deda.

Problematika

Sipas specialistëve, gjatë stinës së verës ka një shtim të infeksioneve në lëkurë, ndërsa një pjesë e “fajit” i adresohet pikërisht frekuentimit të pishinave. Dermatologët thonë se tek shumë persona klorifikimi i ujit mund të shkaktojë dermatit alergjik, ndërsa te disa të tjerë lagështira përbën faktor për shfaqjen e mykrave të ndryshëm.

Për këtë arsye ata kërkojnë nga çdokush që mund të ketë shfaqje të puçrrave, me rrjedhje sekrecionesh në lëkurë apo kore të mykut, të drejtohet menjëherë pranë dermatologut për të marrë mjekimin e domosdoshëm. Për sa i përket moshës, sëmundjet mykotike të lëkurës takohen më tepër tek të rriturit e më pak te fëmijët.

BW/d.i.

Next Post

Mediat serbe “shokohen” nga vendimi i ri i UEFA-s per Kosoven

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Presidenti Begaj uron besimtarët për ditën e Sulltan Novruzit: Na kujton forcën e shpresës, dashurisë dhe unitetit

March 22, 2026
Nga Madridi vjen një tjetër vlerësim për Tiranën, çmim ndërkombëtar si Qyteti Europian i Sportit 2023

Nga Madridi vjen një tjetër vlerësim për Tiranën, çmim ndërkombëtar si Qyteti Europian i Sportit 2023

March 22, 2026
Protesta e opozitës përpara Kryeministrisë! Policia njofton masat, ja rrugët që do të bllokohen

Protesta e opozitës përpara Kryeministrisë! Policia njofton masat, ja rrugët që do të bllokohen

March 22, 2026
Pas ndryshimeve të shpallura në Asamble, Rama mbledh sot drejtuesit politikë të qarqeve në selinë e PS

Pas ndryshimeve të shpallura në Asamble, Rama mbledh sot drejtuesit politikë të qarqeve në selinë e PS

March 22, 2026
Nga mungesa e fjalimeve te marshimet në rrugë e ngujimi para Kryeministrisë/ Skenarët e protestës së opozitës

Berisha mbledh sot mbështetësit e tij, protesta e radhës në Tiranë para kryeministrisë

March 22, 2026
A u rritën PS e PD në kurriz të LSI-së?

300 mijë me origjinë familjare bektashiane në Shqipëri

March 22, 2026
Shqipëria feston Sulltan Nevruzin, festën më të rëndësishme të bektashinjve

Shqipëria feston Sulltan Nevruzin, festën më të rëndësishme të bektashinjve

March 22, 2026
Java nis me kthjellime dhe mot të qëndrueshëm, por pasditja sjell reshje të lehta në jug të vendit

Parashikimi i motit për ditën e sotme

March 22, 2026
Nga Kanadaja te Koreja e Jugut dhe Australia, cilat janë 22 shtetet që firmosën deklaratën për Ngushticën e Hormuzit

Nga Kanadaja te Koreja e Jugut dhe Australia, cilat janë 22 shtetet që firmosën deklaratën për Ngushticën e Hormuzit

March 21, 2026
Lapaj tregon pse ka refuzuar ftesën e Berishës për një protestë: Duhet reagim i qytetarëve, jo i kryetarëve

Lapaj tregon pse ka refuzuar ftesën e Berishës për një protestë: Duhet reagim i qytetarëve, jo i kryetarëve

March 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In