• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Inspektorati Shëndetësor, nisin inspektimet online në të gjithë vendin

by Java News
25/11/2016 12:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të gjitha kontrollet që do të kryhen nga inspektorët e Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor do të raportohen në kohë reale përmes Portalit Online e-Inspektim. Duke filluar nga dita e sotme, të gjithë inspektorët e ISHSH-së janë të pajisur me aparaturat përkatëse, të cilat bëjnë të mundur verifikimin e vendndodhjes së inspektorit, por ajo që është më e rëndësishmja, është fakti se ato mund të raportojnë rreth situatës në të cilën ndodhet subjekti i kontrolluar, duke u bazuar në aktin e inspektimit që plotësohet pranë subjektit.

Në takimin e zhvilluar sot në Ministrinë e Shëndetësisë me pjesëmarrjen e Ilir Beqajt, Ministër i Shëndetësisë dhe Shkëlqim Hajdarit, Kryeinspektor i Inspektorati Qendror, si dhe të Eltar Dedës, Kryeinspektor i Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor, u theksua rëndësia e e-Inspektimit, si një instrument i rëndësishëm për të përmirësuar transparencën dhe ulur korrupsionin gjatë procesit të inspektimit.

Të gjitha subjektet do të inspektohen në bëzë të një plani të miratuar më herët nga Inspektorati Qendror dhe Ministria e Shëndetësisë, në mënyrë që çdo proces i kryer të jetë transparent. Ministri Beqaj, gjatë fjalës së tij, ka nënvizuar se kjo është një risi në punën e inspektorëve, si dhe një përpjeke për të garantuar cilësi në ofrimin e kujdesit shëndetësor në të mirë të qytetarëve tanë, por edhe për të krijuar në mjedis shëndetësor, qofshin këto sistemin publik apo jopublik të funksionojnë në mënyrë transparente dhe me konkurrencë të ndershme.

“Sot, Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor, ne i shtojmë një element të ri që është përdorimi i teknologjisë dhe informacionit për më shumë cilësi dhe më shumë transparencë. Sepse kjo na krijon mundësi që të kemi më shumë monitorim në atë çka ndodh në realitetin e përditshëm sasior dhe cilësor të trupës sonë inspektuese. Por, besoj se përcjell edhe tek publiku që trupat inspektuese janë korrekte dhe nëpunësit e shtetit janë korrektë në zbatimin e ligjit dhe inspektimi nuk përdoret në mënyrë të diferencuar për qëllime korruptive apo politike”, ka nënvizuar Beqaj. Sipas tij, me anë të këtyre aparaturave do të dihet se ku është trupa inspektuese fizikisht dhe çfarë akti inspektimi po kryen në atë moment.

Instrumenti i e-Inspektimit rrit efektshmërinë e inspektimeve shtetërore të bizneseve dhe garanton konkurrencën e lirë. Në fjalën e tij, Dr. Eltar Deda, Kryeinspektor i ISHSH-së, tha se institucioni që ai drejton ka mision garantimin e respektimit të kërkesave ligjore në fushën e shëndetit publik. “Procesi që po fillon sot do të rrisë edhe më shumë efektshmërinë dhe transparencën e ISHSH-së. Strukturat e Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor në të 12 qarqet e vendit gjatë periudhës 1 janar – 31 tetor 2016 kanë kryer inspektime të vazhdueshme në zbatim të Programit të Inspektimit për vitin 2016. Objekt i inspektimeve kanë qenë të gjitha ato subjekte në të cilat ofrohen shërbime për popullatën (ushqimi, arsimi, shërbime të caktuara shëndetësore, ujësjellësit, subjekte të akomodimit, etj.)”, tha Deda.

Kryeinspektori Hajdari vuri theksin se të gjitha inspektimet që do të kryhen tashmë do të jenë transparente. “Ky lloj inspektimi është fillimi i një reforme që ne duam të bëjmë në inspektim, e cila është prioritet i Qeverisë Shqiptare në kuadrin e ndërtimit të sistemeve bashkëkohore në të gjithë administratën, ku inspektimi ashtu sikurse për ju edhe për inspektoratet e tjera, është një hap shumë i rëndësishëm në interes të enteve që kontrollohen, në interes të bizneseve që kontrollohen në mënyrë që perceptimi i publikut për trupat e inspektimit të jetë ndryshe. Tashmë, trupat e inspektimit do të jenë në bashkëpunim të hapur dhe transparent me ato që kontrollohen. Inspektimet do të kryhen mbi bazën e një metodologjie për të prodhuar një akt administrativ të pakontestueshëm në rrugë ligjore. E gjitha kjo do të sjellë rezultate konkrete në luftën kundër korrupsionit, informalitetit dhe bizneseve të pandershme, që për hir të së vërtetës, ne përplasemi çdo ditë”, tha Hajdari.

Aktualisht, është kryer trajnimi i të gjithë inspektorëve si në terren ashtu dhe nga ana teknologjike dhe profesionale.

Next Post
Arrestohet një person që dyshohej se donte ta vriste kancelaren Angela Merkel

(18+) Foto nudo të kancelares Merkel, mediat britanike tregohen të “pamëshirshme”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kush ka fëmijë nën 18 vjeç do të tatohet më pak nga shteti”, nis zbatimi i politikës së re…

“Kush ka fëmijë nën 18 vjeç do të tatohet më pak nga shteti”, nis zbatimi i politikës së re…

January 6, 2026
Plagoset me armë zjarri në rrethana të paqarta 37-vjeçari në Berat

Has/ Shpallet në kërkim i mituri, mori pa leje automjetin e babait të tij dhe u largua nga banesa

January 6, 2026
VIDEOJA me Inteligjencë Artificiale bëhet virale/ “Bashkia e Durrësit mundëson xhiro me skaf në rrugët e përmbytura!”

VIDEOJA me Inteligjencë Artificiale bëhet virale/ “Bashkia e Durrësit mundëson xhiro me skaf në rrugët e përmbytura!”

January 6, 2026
“Jam presidenti i Venezuelës”/ Gjyqi ndaj Maduros e gruas së tij në Nju Jork, nuk pranojnë fajësinë

“Basti 400 mijë $ për rrëzimin e Maduros, vetëm pak orë para operacionit amerikan”

January 6, 2026
Epoka e artë e Trump/ Çupi: Ardhja e tij ishte domosdoshmëri, bota ndryshoi që kur fitoi zgjedhjet

“I trembur e i frikësuar, Berisha shikon veten te Maduro”/ Çupi: Forcat Delta mbrojtën Shqipërinë nga Saliu

January 6, 2026
Bullizmi politik me 21 janarin!

Dosja e 21 janarit/ Avokati: Po zvarritet, prokurorët e SPAK shantazhohen nga Berisha!

January 6, 2026
Përdhunimi i 12-vjeçares nga i moshuari në Pogradec, gazetarja: Vajza po kalon traumë, kam folur me familjarët…

Përdhunimi i 12-vjeçares nga i moshuari në Pogradec, gazetarja: Vajza po kalon traumë, kam folur me familjarët…

January 6, 2026
Trump: Kemi kapur Maduron, SHBA kreu me sukses një sulm të madh

Arrestimi i Maduros/ Trump: Ndërpremë energjinë dhe i kapëm në befasi! Paralajmërim Venezuelës: Bashkëpunim ose sulm të dytë!

January 6, 2026
Kërkuan lista të hapura në zgjedhje, Gjykata Kushtetuese rrëzon partitë e vogla

19 kandidatë “në kërkim” për 2 vendet në Gjykatën Kushtetuese, të gjithë në proces “vettingu” (EMRAT)

January 6, 2026
Iran\ Agjentët sulmojnë një spital në Ilam dhe rrëmbejnë protestues të plagosur

Iran\ Agjentët sulmojnë një spital në Ilam dhe rrëmbejnë protestues të plagosur

January 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In