• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Inspektimi i punimeve në aksin Qukës-Qafë Plloçë, Gjiknuri: Projekti gati në vitin 2019

by A R
26/01/2018 14:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri, shoqëruar nga Ministri i Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj, Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla dhe deputeti Eduard Shalsi inspektuan sot kantierin e punimeve të projektit rrugor Qukës-Qafë Plloçë, me gjatësi 40 kilometër.

Ata u njohën nga afër me ecurinë e deritanishme të projektit në fazën e tij zbatuese dhe problematikat që e kanë shoqëruar në vitet e shkuara. Punimet në terren po vazhdojnë me intensitet në të 3 Lot-et ndërsa në total vlerësohet se ka përfunduar mbi 50% e tyre. Ministri Gjiknuri theksoi se në vitin 2019 kjo vepër infrastrukturore do të ketë përfunduar duke u shndërruar në një arterie të rëndësishme për zonën juglindore.

“Ka qenë një nga ato projektet e trashëguara me shumë probleme por që po futet në rrugën e zgjidhjes. Është një segment i rëndësishëm, i vështirë, në një terren shumë të vështirë siç e shikoni edhe vet. Kompanitë po bëjnë një punë shumë të mirë dhe me zgjidhjen e problemeve të mbetura të projektit, besoj kjo rrugë do të jetë funksionale në vitin 2019 duke kompletuar këtë segment të rëndësishëm, duke afruar Korçën me Tiranën dhe pjesën tjetër të Shqipërisë. Në filozofinë tonë është ajo çka e kemi deklaruar, që duhet të përfundojmë të gjitha projektet e nisura. Fatkeqësisht, megjithëse është thënë që janë filluar rrugë ato asnjëherë nuk kanë qenë plotësisht të financueshme. Njëkohësisht do të hapim dhe ato segmente që kompletojnë arteriet e vendit”, u shpreh ministri Gjiknuri.

Duke shkuar përtej projektit konkret, Ministri i Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj garantoi se qeveria ka tashmë plan të qartë në Buxhetin afatmesëm që krijon hapësirat fiskale për investimet masive në infrastrukturë pa cënuar stabilitetin.

“Qeveria shqiptare ka një plan shumë të qartë në Buxhetin afatmesëm, me hapësirat e duhura fiskale, për të kaluar edhe në projektin ‘1 miliard rindërtim’ me pesë segmente shumë të mëdha, të ndara gjeografikisht në veri dhe në jug të Shqipërisë. Në kuadrin e tre viteve, mendohet që viti 2018 do të jetë një vit shumë i rëndësishëm nga ana proceduriale e hartimit të projekteve, negocimit të kontratave. Fundi i vitit 2018, viti 2019, në vazhdim 2020 do të jenë vite kantieri shumë të rëndësishëm në të gjithë Shqipërinë. Sigurisht që siç e theksova, ne e kemi të maturuar dhe financimin brenda buxhetit afatmesëm ndaj nuk do të kemi surpriza fiskale negative por përkundrazi”, nënvizoi Ahmetaj.

I pranishëm gjatë inspektimit në terren, Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla kujtoi se deri në vitin 2013 në këtë projekt nuk ishte realizuar asgjë.

“Kjo është një prej rrugëve të nisura që në Qershor të vitit 2009, asokohe ndoshta edhe për qëllime elektorale. Nga viti 2009 deri në vitin 2013 u krye vetëm 1% e volumit të punimeve dhe ajo çka mbahet mend është një rrëshqitje që shkaktoi dëmtimin e 20 shtëpive të një prej fshatrave nga ku kalon rruga. Ndërkohë që dua ta pranojmë se edhe në katër vitet e shkuara nuk u gjetëm zgjidhjet teknike të nevojshme për të bërë të mundur vijimin e punimeve të rrugës”, u shpreh Balla.

Më tej, ai përgëzoi ministrat ndërsa nënvizoi se Autoriteti Rrugor Shqiptar më në fund po gjen zgjidhjet teknike të cilat i mundësojnë një shkurtim të dukshëm të udhëtimit të gjithë atyre udhëtaëve që nga Qukësi kalojnë drejtpërdrejt në Qafë Plloçë pa patur nevojë të kalojnë në Përrenjas dhe Pogradec.

“Bashkë me deputetët konstatojmë faktin se tashmë ARRSH ka rikonceptuar zgjidhjet teknike për disa prej segmenteve problematike ku ka patur rrëshqitje, ku është tuneli etj. dhe më në fund të besojmë që pranverën e vitit të ardhshëm të jemi të gjithë këtu për të inauguruar përfundimin e kësaj rruge që e riktheksoj nisi në Qershor 2009”, theksoi Balla.

Deputeti Eduard Shalsi konstatoi gjithashtu ritmin e shtuar të punimeve në këtë segment gjatë muajve të fundit.

“Të kënaqur me ecurinë e muajve të fundit në punimet e kësaj rruge. Çdo të thotë prioritet me fjalë dhe çdo të thotë prioritet me vepra. Në fakt, trashëguam një fillim punimesh por pa projekt në segmentin Qukës-Qafë Plloçë ndërkohë që sot kemi një projekt të përfunduar, kemi një punë dhe jemi ministra e deputetë në terren duke ndjekur e parë problematikat, duke i dhënë zgjidhje dita ditës problemeve të mbartura. Pra, kemi një vizion të qartë, një plan të qartë dhe po ecim drejt një rruge duke hapur një kapitull të ri për investimet në infrastrukturë në Shqipëri”, vlerësoi Shalsi./a.m.

Next Post
Allegri me këmbë në tokë: Nuk do të jetë e lehtë rruga drejt titullit

Allegri i bindur: Jam në një klub të madh, nuk largohem nga Juventusi!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mundimi i Berishës për të përgatitur Metën si pasardhës 

LDK duhet të pyesë veten a i duhet Kosovës apo Vetëvendosjes?

January 14, 2026
“Për shkak të narkoshtetit”, Noka akuzon Ramën për pezullimin e shqyrtimit të vizave nga SHBA për shqiptarët

“Për shkak të narkoshtetit”, Noka akuzon Ramën për pezullimin e shqyrtimit të vizave nga SHBA për shqiptarët

January 14, 2026
“Rezultate të rënda zgjedhore për LDK-në”, Bajrami jep dorëheqjen dhe kërkon largimin e Abdixhikut nga kreu i partisë

“Rezultate të rënda zgjedhore për LDK-në”, Bajrami jep dorëheqjen dhe kërkon largimin e Abdixhikut nga kreu i partisë

January 14, 2026
Trump paralajmëroi veprime të forta në Iran, Britania e Madhe tërheq personelin ushtarak nga baza amerikane në Katar

Trump paralajmëroi veprime të forta në Iran, Britania e Madhe tërheq personelin ushtarak nga baza amerikane në Katar

January 14, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Pse Berisha shpalli se s’do të lërë fëmijët pasardhës të PD?

January 14, 2026
Pezullimi i vizave për 75 vende, mes tyre dhe shqiptarët/ Zëdhënësi i DASH: Emigrantët s’do pasurohen nga amerikanët

Pezullimi i vizave për 75 vende, mes tyre dhe shqiptarët/ Zëdhënësi i DASH: Emigrantët s’do pasurohen nga amerikanët

January 14, 2026
“Liria e tij kërcënim për dëshmitarët”, eksperti: Arratisja e Ndocit, e mirëorganizuar! Nuk u zbatuan protokollet e sigurisë

“Liria e tij kërcënim për dëshmitarët”, eksperti: Arratisja e Ndocit, e mirëorganizuar! Nuk u zbatuan protokollet e sigurisë

January 14, 2026
Mbledhja e kredive të këqija, BSH merr masa drastike, pezullon aktivitetin e dy kompanive

Banka e Shqipërisë, program të ri për biznesin e vogël! Më shumë financim për…

January 14, 2026
Pse po ndodh rinumërimi i pjesshëm i votave në Kosovë dhe çfarë mund të pritet?

Pse po ndodh rinumërimi i pjesshëm i votave në Kosovë dhe çfarë mund të pritet?

January 14, 2026
Tatimet paralajmërojnë prindërit: Pa kuponë dhe kontrata, nuk merrni rimbursim për shkollën

Tatimet paralajmërojnë prindërit: Pa kuponë dhe kontrata, nuk merrni rimbursim për shkollën

January 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In