• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Inspektimet sipas standardit të BE/ Kryeinspektori i Përgjithshëm shpjegon: Çfarë do të ndodhë me ushqimin dhe territorin

by B K
15/07/2025 19:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këto janë frazat më të dëgjuara të ditëve të fundit nga Kryeministri dhe autoritetet. Por në fakt bëhet fjalë për një reformë që ka nisur që një vit më parë dhe janë miratuar disa ligje dhe vendime të qeverisë për riorganizimin e inspektorateve sipas modelit të Bashkimit Europian.

Inspektoratet nuk do të varen nga ministritë dhe emërimet e inspektorëve nuk do të varen më nga politika, por nga Inspektorati i Përgjithshëm, i cili do të ketë pjesë të tij edhe ish-AKU, specialistët e mbrojtjes së territorit dhe atij shëndetësor. Kjo reformë u paralajmërua një vit më parë nga Kryeministri Edi Rama.

Kryeinspektori i Përgjithshëm, Shkëlqim Hajdari ka shpjeguar në një intervistë gjithë punën njëvjeçare për reformimin e inspektorateve. Ligji i ri i inspektimeve do të ulë numrin e kontrolleve në biznese. Gjithashtu, për herë të parë inspektorët, para se të vendosin gjobë, do të këshillojnë, paralajmërojnë biznesin. Sepse qëllimi nuk është ndëshkimi, por ndërgjegjësimi.

“Tre bëhen inspektorate të mëdha. AKU bashkohet me AKVMB, peshkimin dhe të bimëve, dhe bëhet një inspektorat, pra ulet numri i inspektimeve ku do të shkojnë katër inspektorë. Dhe rrit përqendrimin. IKMT bëhet një inspektorat i madh dhe ka brenda vetes mbrojtjen e territorit, pyjet, ujërat, mjedisin dhe trashëgiminë kulturore dhe zonat e mbrojtura. Pra bashkohen bashkë, ulet barra ndaj biznesit. Inspektorati i shëndetësisë do të bashkohet pjesërisht me inspektimin e barnave dhe rrethimeve”, shprehet Hajdari.

Kryeinspektori, Shkëlqim Hajdari, thotë se ka marrë fund koha kur institucionet që duhet të garantojnë siguri ushqimore drejtoheshin nga juristë apo elektricistë. Në krye të inspektorateve do të vendosen vetëm specialistë të fushës përkatëse. Ndërsa kushtet janë gati, sipas Hajdarit, edhe për ndërtimin e një sistemi online me kamera në kohë reale, për të mbuluar të gjithë kantieret e ndërtimit në Shqipëri.

“Nëpër inspektoratet shqiptare nuk do të ketë më njerëz që arsimin nuk e lidhin me inspektimin. Pra do të ketë inxhinierë: inxhinier mjedisi, inxhinier ushqimi, inxhinier pyjesh dhe arkitektë.”

Ligji i Inspektimit vjen si direktivë e BE-së. Por që ky ligj të nisë menjëherë funksionin e tij, më parë duhet që qeveria të miratojë 11 aktet nënligjore, e për këtë duhet të nxitojë, sepse në të kundërt do të gjendemi para një kolapsi ligjor.

“Reforma e nivelit europian që është pjesë e integrimit të Shqipërisë është meritë e Kryeministrit Edi Rama, ku e gjithë trupa e inspektimit do t’i bëjmë autonome. Ne do të pranojmë rrezikun që në këtë pjesë të shërbimit nuk ka punë partia, por profesionistët, dhe do të shporren njerëzit që e kanë parë inspektimin si mjet fitimi.”

Në vitin 2026 pritet që të nisë ndërtimi i godinës së re multifunksionale prej 11 katesh të Inspektoratit të Përgjithshëm, për akomodimin e 750 inspektorëve, nga 1500 gjithsej. Ku do të përfshihen drejtoritë qendrore të tyre dhe drejtoria rajonale e Tiranës, si dhe vende magazinimi me kushte laboratorike për mbajtjen, ruajtjen dhe administrimin e mostrave të marra për analiza gjatë procesit të inspektimit.

Me këto ndryshime, kryeinspektori Hajdari përcakton se nuk do të ketë largime nga puna të inspektorëve aktualë, bazuar në formimin profesional dhe performancën e tyre në punë./TCH

Next Post
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Maska, individualizmi vs demokraci

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pse humbën konservatorët austrialianë që morën LaCivitan si strateg?!

“Opozita vuan nga e folura bosh”, Zekthi: Protesta duhet të jetë pa ndërprerje, ndryshe s’ është produktive

March 23, 2026
Fitime 50 mln $ para postimeve të Trump, dyshohet për manipulim tregu

Fitime 50 mln $ para postimeve të Trump, dyshohet për manipulim tregu

March 23, 2026
“Merrni përkthyes kur vini në Tetovë”, gazetari përplaset me ministren maqedonase: Nuk e di kujt i duhet…

“Merrni përkthyes kur vini në Tetovë”, gazetari përplaset me ministren maqedonase: Nuk e di kujt i duhet…

March 23, 2026
Tri ngushticat kyçe të Gadishullit Arabik. Lufta dhe rëndësia strategjike e rrugëve të naftës

Tri ngushticat kyçe të Gadishullit Arabik. Lufta dhe rëndësia strategjike e rrugëve të naftës

March 23, 2026
Pa fjalime dhe regji qendrore, zbulohen detaje mbi protestën e thirrur sot nga opozita

Protesta e opozitës, zyrtari i PD: Duhet të rrimë çdo natë para Kryeministrisë

March 23, 2026

“Nafta 270 lekë, s’ka justifikim…”, eksperti i ashpër: Ja ç’do të ndodhë me çmimet së shpejti

March 23, 2026
Një stjuardesë u gjet e gjallë, detaje nga përplasja e frikshme në aeroportin LaGuardia ku humbën jetën 2 pilotët

Një stjuardesë u gjet e gjallë, detaje nga përplasja e frikshme në aeroportin LaGuardia ku humbën jetën 2 pilotët

March 23, 2026
Këtë javë bëhemi ‘tradhtarë’! Meri Shehu paralajmëron këto shenja

Saturni ju kthen me këmbë në tokë, ja ndryshimet e mëdha për shenjat e horoskopit sipas Meri Shehut

March 23, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Çfarë solli politikisht protesta e 22 marsit?

March 23, 2026
“Nuk u paraqit asnjë qytetar”, dështon protesta kundër rritjes së çmimit të naftës në vend para Kryeministrisë

“Nuk u paraqit asnjë qytetar”, dështon protesta kundër rritjes së çmimit të naftës në vend para Kryeministrisë

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In