• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, July 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Inspektimet online, rezultate konkrete në luftën kundër korrupsionit

by Java News
26/04/2019 20:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Projektit i Bashkimit Europian, “Twinning Against Corruption”, organizoi ceremoninë e përmbylljes së tij, Në këtë ceremoni morën pjesë Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, Ministri i Drejtësisë të Austrisë Josef Moser, Kreu i Delegacionit të BE-së në Shqipëri Luigi Soreca dhe Katrin Schenk, Përfaqësuese e Ministrisë Federale të Brendshme Gjermane, Inspektori i Përgjithshëm Shkëlqim Hajdari, Drejtori i Antikorrupsionit në Kryeministri, Pirro Vengu si edhe përfaqësues të institucioneve të tjera të përfshira në këtë projekt, Kontrolli i Lartë i Shtetit, Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë dhe Konfliktit të Interesit, Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe të Drejtën e Informimit, Komiteti i Helsinkit, etj,

Ministria e Drejtësisë, Znj. Etilda Gjonaj, vlerësoi mbështetjen me ekspertizë dhe burime financiare të këtij projekti të Gjermanisë dhe Austrisë, në kuadër të ndihmës së BE për Shqipërinë. Ajo paraqiti rezultatet konkrete të këtij bashkëpunimi në luftë kundër korrupsionit në administratën shtetërore.

Ambasadori Z. Luigi Soreca, theksoi në fjalën e tij se, BE do të vazhdojë të mbështesë Shqipërinë me ekspertë në programe të tjera në vijim në fushën e rritjes së performancës së institucioneve shqiptare.

Drejtuesi i projektit,  Z. Helmut Weichhart dhe Z. Kreutzer, përgëzuan punën e bërë nga Inspektorati Qendror, i cili nëpërmjet inspektimeve të kryera bazuar në metodologjinë e analizës së riskut, me dokumente standarde dhe listë verifikimi, online me tablet, me sistem GPS, video dhe audio rekorder, ka ndërtuar procedurën më bashkëkohore të inspektimit në raport me të gjithë vendet anëtare të BE. Kjo procedurë, theksuan ata, ka ulur ndjeshëm korrupsionin dhe barrën ndaj biznesit korrekt që operon në Shqipëri.

Po kështu, Znj. Anderson, vlerësoi në mënyrë të veçantë bashkëpunimin e frytshëm me Inspektoratin Qendror, i cili ka implementuar më së miri të gjitha rekomandimet e ekspertëve për minimizimin e korrupsionit në veprimtaritë inspektuese të Inspektorateve Shtetërore.

Inspektori i Përgjithshëm, Z. Hajdari në fjalën e tij pohoi se, ka qenë një punë jo e lehtë për arritjen e kryerjes së inspektime online nëpërmjet tabletave dhe kartës së inspektorit, të njoftuara paraprakisht, me dokumente standarde, bazuar në metodologjinë e vlerësimit të riskut. Gjithashtu ai shprehu se reforma do të vijojë me miratimin e drafteve të ndryshimeve ligjore, të cilat janë në fazë përfundimtarë. Këto ndryshime ligjore do të ndikojnë në  standardizimin e dy komponentëve të tjerë, po aq të rëndësishëm në drejtim të masave kundër korrupsionit, që janë ndërtimi i sistemit të rekrutimit dhe të karrierës të inspektorëve të Inspektorateve Shtetërore dhe Vendore si dhe përmirësimi i kushteve të punës, pagave, mjeteve logjistike, laboratorëve portabël dhe atyre qendror të akredituar, për të patur ekzaminime të sakta të mostrave të marra gjatë inspektimit për produktet (ushqimore, hidrokarbureve, higjienës, mjedisit, barnave), rrezatimeve, rregullave të sigurimit në punë, mbrojtjes së territorit dhe burimeve natyrore etj., fusha të inspektimit.

Në përfundim të fjalës së tij, Inspektori i Përgjithshëm deklaroi se në fillim të muajit Maj, inspektoratet vendore të Bashkisë së Tiranës si dhe së shpejti inspektoratet e të gjitha njësive vendore të Republikës së Shqipërisë, pasi kanë hartuar dokumentacionin standard dhe listë verifikimet përkatëse do të fillojnë inspektimet online me tableta.

Reforma e ndërmarrë nga Inspektorati Qendror në bashkëpunim me dhomat e biznesit dhe ekspertët ndërkombëtarë, është mbështetur edhe nga drejtues të Delegacionit Evropian dhe të Qeverisë Shqiptare.

Next Post
Erjon Braçe: Treguam që ligji zbatohet pa pushkatuar njerëz në bulevard

"Rinasi", arrestimi i kosovarit, Braçe: Banda po çmontohet një nga një!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Analiza/ Tarifat e reja të Trumpit hapin një betejë të re tregtare, përplasjet në SHBA dhe rreziku i rritjes së çmimeve

Analiza/ Tarifat e reja të Trumpit hapin një betejë të re tregtare, përplasjet në SHBA dhe rreziku i rritjes së çmimeve

July 24, 2026
E rëndë në Durrës! I kërkuari nga SPAK përfshihet në konflikt me armë, i përfshirë edhe një oficer policie

E rëndë në Durrës! I kërkuari nga SPAK përfshihet në konflikt me armë, i përfshirë edhe një oficer policie

July 24, 2026
SHBA kërkon zhvendosjen e samitit të OSBE-së nga Beogradi në Charleston, përplasje në Kongres për Serbinë

SHBA kërkon zhvendosjen e samitit të OSBE-së nga Beogradi në Charleston, përplasje në Kongres për Serbinë

July 24, 2026
Beqiri: Rama ka identifikuar hallet e qytetarëve, mandati i katërt kërkon korrigjime dhe përgjegjësi të reja

Beqiri: Rama ka identifikuar hallet e qytetarëve, mandati i katërt kërkon korrigjime dhe përgjegjësi të reja

July 24, 2026
Vizitë e papritur e të dërguarit të BE-së në Prishtinë, Sorensen takon Kurtin për çështjen e gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë

Vizitë e papritur e të dërguarit të BE-së në Prishtinë, Sorensen takon Kurtin për çështjen e gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë

July 24, 2026
Zbardhen ‘prapaskenat’ nga mbledhja e PS-së! Rama kritikon ministrat dhe deputetët, përplaset ashpër me Braçen

Zbardhen ‘prapaskenat’ nga mbledhja e PS-së! Rama kritikon ministrat dhe deputetët, përplaset ashpër me Braçen

July 24, 2026
82 shtete votuan për shkarkimin e Karim Khanit, ish-prokurori i GJPN-së akuzohet për sjellje të papërshtatshme

82 shtete votuan për shkarkimin e Karim Khanit, ish-prokurori i GJPN-së akuzohet për sjellje të papërshtatshme

July 24, 2026
Trump: Irani shkeli marrëveshjen brenda një ore, SHBA reagoi me bombardime

Gjobat ndaj Google, Apple dhe Meta, Trump: BE do të paguajë një çmim shumë të lartë

July 24, 2026
A ka më fuqi protesta të prodhojë ‘stuhi’ lajmesh perëndimore?

Analisti: Rama e kuptoi më shpejt leximin e protestës se opozita

July 24, 2026
Krimi në Roskovec / Vetëvritet autori Nertil Buzi, refuzoi negociatat me Policinë për t’u dorëzuar

Tragjedia në Roskovec, gazetarja zbulon detajet: Prindërit e autorit e mësuan ngjarjen nga policia!

July 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In