• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Inspektimet në terren, Ylli: Ndërmarrjet kanë përmirësuar kushtet e punës

by A R
15/04/2016 16:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Inspektoriati Shtetëror i Punës zhvilloi sot një takim informues me përfaqësues nga kompanitë më të mëdha që operojnë në tregun e punës në Shqipëri.

 Në këtë takim ku ishin edhe drejtues të sindikatës së minierave, hidrokarbureve dhe të energjisë, u prezantua dhe njohja me Manualin Praktik për Vlerësimin e Riskut në Punë.

Ky manual i përgatitur nga specialistët e Departamentit të Sigurisë dhe Shëndetit pranë Inspektoriatit të Punës, është një mundësi më e mirë për përfaqësuesit e ndërmarrjeve, për punonjësit gjithashtu dhe për vetë inspektorët e punës, që të jenë më të njohur se cfarë masash duhen marrë për të krijuar një mjedis pune të sigurtë dhe parandalues për aksidentin.

Në fjalën e tij Drejtori i Inspektoriatit të Punës, Dritan Ylli, pasi falenderoi secilin prej të pranishmëve për pjesëmarrjen, u shpreh se është gjithnjë e vlefshme që të zhvillohen takime të tilla, në vijim të një bashkëpunimi trepalësh Punëdhënës – Punëmarrës dhe Inspektoriati i Punës, për të realizuar qëllimin e përbashkët, që është krijimi i një mjedisi më të sigurtë dhe të denjë për vendet e punës

“Parandalimi është parimi udhëheqes i procesit të vlerësimit të riskut dhe për këtë ju vjen në ndihmë ky dokument mjaft i  thjeshtë dhe praktik, por vlerësimi i riskut është shumë më tëper sesa thjesht një procedurë, është një filozofi e menaxhimit të sigurisë dhe shëndetit ne punë, është një mënyrë e të sjellurit të punonjësve dhe një mënyrë e mbrojtjes së tyre. Por mbi të gjitha për të krijuar një mjedis parandalues të rrezikut, duhet të ketë gjithnjë një komunikim korrekt mes punonjësit dhe punëmarrësit dhe për më tepër një qasje më bashkëpunuese me institucionet e shtetit”, tha ai.

“Nga një bashkëpunim më i mirë gjatë gjithë kësaj kohe në mes të këtyre palëve, sot kemi një përmirësim të ndjeshëm të situatës së sigurisë dhe shëndetit në punë, sepse kemi 2800 ndërmarrje më shumë, që kanë përmirësuar ndjeshëm kushtet, 3300 më shumë punonjës që janë të sigurtë në vëndet e punës, të pajisur me logjistikën mbrojtëse, 1400 ndërmarrje më shumë që kanë të punësuar mjek, sidomos në ato sektorë që kanë të bëjnë me rrezikun e dëmtimit të shëndetit të punonjësve”, tha Ylli.

Ndërkaq, në fjalën e tij, drejtuesi i Sindikatës së minierave, hidrokarbureve dhe energjisë, Taf Koleci vlerësoi partneritetin dhe aleancën me Inspektoriatin e Punës, duke theksuar se në tërësi kemi një përmirësim të kushteve të punës.

Next Post

"Simeone tenton ti hajë këmbët Guardiolës, kurse Zidane i tregon tullën Pelegrinit" (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protesta/ Sheshi para Kryeministrisë bosh, bulevardi thuajse i zbrazët që prej mesditës

Protesta/ Sheshi para Kryeministrisë bosh, bulevardi thuajse i zbrazët që prej mesditës

October 23, 2026
Çfarë u diskutua në takimin e Ramës me Merz në Budva? Reagon zyra për shtyp e kancelarit gjerman

Çfarë u diskutua në takimin e Ramës me Merz në Budva? Reagon zyra për shtyp e kancelarit gjerman

October 23, 2026
Administrata Trump kërkon bllokimin e rezultateve të zgjedhjeve në Alaskë, shkak ngjashmëria e emrave të kandidatëve

Administrata Trump kërkon bllokimin e rezultateve të zgjedhjeve në Alaskë, shkak ngjashmëria e emrave të kandidatëve

October 23, 2026
SHBA shpall heliumin si material kritik, ndërsa Evropa përballet me vështirësi në furnizim

SHBA shpall heliumin si material kritik, ndërsa Evropa përballet me vështirësi në furnizim

October 23, 2026
“Hila nuk është viktimë, për këtë ai do të…”- Eksperti: Ishin kamera të fshehta të lidhura me laptopin, ja çfarë u gjet në vilën e tij! Në papafingo…

Karamuço ngre dyshime për organizimin e protestës: Të hetohen dronët dhe komunikimet e grupeve

October 23, 2026
Pamje të rënda, momentet e sulmit të armatosur në një kishë në Jordani, 7 të vrarë dhe 34 të plagosur (VIDEO)

Pamje të rënda, momentet e sulmit të armatosur në një kishë në Jordani, 7 të vrarë dhe 34 të plagosur (VIDEO)

October 23, 2026
“Lëvizja Bashkë e Qorit koordinohet me Vetëvendosjen”, Çupi: Ka vepruar kundër stabilitetit të Shqipërisë

“Lëvizja Bashkë e Qorit koordinohet me Vetëvendosjen”, Çupi: Ka vepruar kundër stabilitetit të Shqipërisë

October 23, 2026
Sekretari amerikan i Thesarit: Linja e naftës së Iranit është shkatërruar, terminali i saj kryesor është bosh

Sekretari amerikan i Thesarit: Linja e naftës së Iranit është shkatërruar, terminali i saj kryesor është bosh

October 23, 2026
Firmoset marrëveshja për Gazën nga ministri Nufi, i pranishëm edhe ambasadori amerikan Eric Wendt: Konfirmojmë angazhimin për paqen

Firmoset marrëveshja për Gazën nga ministri Nufi, i pranishëm edhe ambasadori amerikan Eric Wendt: Konfirmojmë angazhimin për paqen

October 23, 2026
Trump flet për mandatin e tretë: Mendoj se kam të drejtë të kandidoj sërish

Trump flet për mandatin e tretë: Mendoj se kam të drejtë të kandidoj sërish

October 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In