• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Inspektimet antiduhan, 29 gjoba 3 milionëshe

by Java News
11/01/2016 16:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Inspektorati Shtetëror Shëndetësor (ISHSH), dhe degët e tij në qarqe, kanë kryer 1252 inspektime të përbashkëta në të gjithë territorin e vendit, përfshirë edhe kryeqytetin nga data 4 janar deri më datë 10 janar.

Inspektimet u kryen në funksion të zbatimit të Ligjit Nr. 10433, dt. 16.06.2011, “Për Inspektimin në Republikën e Shqipërisë,” dhe kishin për qëllim ndjekjen e ecurisë së zbatimit të Ligjit Nr. 9636 dt. 06. 11. 2006, i ndryshuar, “Për mbrojtjen e shëndetit nga produktet e duhanit”. Si pasojë e moszbatimit të ligjit në fjalë inspektorët e ISHSH morën 29 masa administrative me vlerë 300 000 lekë (të reja) secila.

Në të njëjtën periudhë kohore në qytetin e Tiranës,  grupet e inspektimit kane kryer 520 inspektime në njësi shërbimi, bar-kafé, restorante, pub-e, klube argëtimi dhe mjedise të tjera publike ku identifikuan si shkelës të ligjit 12 subjekte ndaj të cilëve u morën masa administrative me vlerë 300 000 lekë (të reja) për secilin subjekt.

Eltar Deda, Kryeinspektor i ISHSH-së, duke theksuar vendosmërinë e Institucionit që ai drejton për zbatimin pa kompromis dhe në vijueshmëri të ligjit për mbrojtjen e shëndetit nga produktet e duhanit ndaj çdo shkelësi të ligjit, vlerësoi bashkëpunimin e qytetarëve, të cilët me denoncimet e tyre kanë ndihmuar në suksesin e deritanishëm në zbatimin e këtij ligji.

Gjithashtu, Deda, u shpreh se inspektimet do të vazhdojnë me intensitet të lartë edhe gjatë ditëve dhe javëve në vijim.

Ligji Nr. 9636 dt. 06. 11. 2006, i ndryshuar “Për mbrojtjen e shëndetit nga produktet e duhanit” i njohur ndryshe edhe si “Ligji anti-duhan” është një ligj i cili ka qëllim kryesor ruajtjen e shëndetit të popullatës nga dëmet që shkakton duhanpirja, e cila është një ndër faktorët kryesorë të sëmundshmërive kronike dhe vdekjeve prej tyre.

ISHSH thekson është e angazhuar për monitorimin dhe respektimin e vazhdueshëm të zbatimit të ligjit në fjalë. Gjatë vitit 2015, vit që përkon me ngritjen dhe funksionimin e plotë të degëve të Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor (ISHSH) në qarqe, trupa e inspektorëve të ISHSH e përbërë nga 194 inspektorë ka realizuar 22 125 inspektime dhe ka marrë 292 masa administrative.

Next Post

"Bunkeri" lëvizës, njihuni me supermakinën e blinduar të Obamës (VIDEO+FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama publikon pamjet nga kantieri i Bypass-it të Tiranës: Nyje strategjike që do të lehtësojë trafikun

Rama publikon pamjet nga kantieri i Bypass-it të Tiranës: Nyje strategjike që do të lehtësojë trafikun

November 9, 2026
Arrestohet autori i grabitjes së bankës në Komunën e Parisit, dyshohet për një tjetër vjedhje

Arrestohet autori i grabitjes së bankës në Komunën e Parisit, dyshohet për një tjetër vjedhje

November 9, 2026
Moti për sot me reshje shiu të dendura dhe shtrëngata

Moti për sot me reshje shiu të dendura dhe shtrëngata

November 9, 2026
FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In