Një avokat është vënë në prangat e policisë së Fierit, pasi rezultonte i shpallur në kërkim për korrupsion, por edhe për presione ndaj qytetarëve për të marrë para.
I arrestuari është Klaudi Xhymerti, 30 vjeç, banues në Fier, me profesion avokat.
Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, me vendimin e datës 8 janar, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Korrupsion pasiv” dhe “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.
Xhymerti gjatë kohës që ka qënë avokat pranë Dhomës së Avokatisë Fier, nëpërmjet skemës së mashtrimit, dyshohet se realizonte presione dhe inskenime ndaj qytetarëve të ndryshëm kundrejt përfitimit të shumave financiare për arrestime/ndalime ndaj tyre, për shkak të kallëzimeve penale që bëheshin, por që nuk përmbanin elementë të veprës penale.
Ndaj avokatit hetimet jkanë në vijim, ndërophë që materialet iu referuan Prokkurorisë së Posaçme, SPAK, për veprime të mëtejshme. /e.s/