• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Inskenoi vdekjen brenda makinës në Pukë/ Si u arrestua italiani, Apeli jep sot vendimin për Davide Pecorellin

by
12/12/2022 08:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Davide Pecorelli, italiani 47-vjeçar që u bë i famshëm në Shqipëri pasi sajoi për vdekjen e tij, tashmë është në pranga nga autoritetet italiane dhe do të ekstradohet në Tiranë. Ai ishte në kërkim ndërkombëtar nga Shqipëria që në tetorin e vitit të kaluar.

Nga hetimet e Policisë së Perugias ka rezultuar se, në janar 2021, Pecorelli për të shmangur borxhet financiare të kontraktuara në Itali, i kishte vënë flakën në fshatin Rras të Shqipërisë, një makine të marrë me qira, brenda së cilës ai kishte futur mbetje të eshtrave njerëzore për të simuluar vdekjen e tij.

Më pas, ai u gjet i gjallë më 17.09.2021, në ishullin Montecristo (Itali). Aktet e shpalljes së tij në kërkim ndërkombëtar i janë dërguar Prokurorit të Përgjithshëm të Perugias dhe arrestimi do të vërtetohet nga Gjykata e Apelit e Perugias këtë të hënë.

Prokuroria e Pukës mbylli hetimet 2 muaj më parë dhe e akuzon italianin për 5 vepra penale: Akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Mashtrim” në bashkëpunim, neni 143/3-25 të Kodit Penal, për veprën penale të “Dhunimi i varreve” të kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 118-25 i Kodit Penal, për veprën penale të “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” të kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 301-25 të Kodit Penal, për veprën panele të “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, të kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 151/2-25 i Kodit Penal, për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.

Davide Pecorelli u zhduk në janar të 2021 Pukë, ku gjet e djegur makina që ai kishte marrë me qira, brenda së cilës u gjetën edhe mbetje skeletore. E teksa autoritetet italiane dhe ato shqiptare u ngritën në këmbë për të mësuar se çfarë kishte ndodhur me biznes menin, më 17 shtator ai u gjet shëndoshë e mirë. Kur të gjithë e dinin të vdekur, biznesmeni italian Davide Pecorelli, u shfaq për mrekulli shëndoshë e mirë në një gomone pranë ishullit Montecristo, duke tronditur jo pak e duke sjellë me vete edhe “historinë” se ku kishte qenë dhe çfarë kishte bërë përgjatë 9 muajve që ishte shpallur i zhdukur.

“Po kërkoja një thesar”, tha ai, deklaratë që habiti jo pak, thuajse aq sa edhe rishfaqja e tij. Me itinerarin nga Rinasi drejt Shkodrës e më pas në Pukë ai humbi gjurmët, duke djegur brenda automjetit një skelet të cilin rezulton se e ka marrë duke dëmtuar një varrë në varrezat e Pukës. Për disa javë ky u bë lajmi që shqetësoi hetuesit mes Italisë e Shqipërisë ku një grup i posaçëm zbarkoi në Pukë. Por teksa hetimet ishin në vijim, rezultoi se eshtrat e gjetura në automjetin e djegur model “skoda” i përkisnin një tjetër AND-je dhe jo pemës gjenetike të familjes Pecorelli.

Në lidhje me rastin hetimet janë të hapura në Prokurorinë e Pukës për disa shtetas të tjerë që dyshohet se bashkëpunuan dhe ndihmuan Pecorellin të inskenonte krimin që do e përdorte për të shmangur borxhet dhe fituar nga siguracioni i jetës.

/e.d

Next Post
Fjalimi i Erdogan në Kuvend/ Urdhri për gazetarët shqiptarë: Të jenë të vaksinuar ose me test negativ për Covid-19

"Raketat do të godasin Athinën nëse…"/ Mediat greke: Erdogan s’i ndal kërcënimet, Greqia të ketë kujdes!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Akuzat për korrupsion aktiv në zgjedhje, vijon procesin ndaj kryebashkiakut të Vau Dejës. Dëshmojnë banorë dhe punonjës të OSHEE

Akuzat për korrupsion aktiv në zgjedhje, vijon procesin ndaj kryebashkiakut të Vau Dejës. Dëshmojnë banorë dhe punonjës të OSHEE

April 2, 2026
“Deputetët po kërcënohen me jetë”, Kuvendi mbyll diskutimet dhe kalon në votimin e projektligjeve me kërkesë të Ballës

“Deputetët po kërcënohen me jetë”, Kuvendi mbyll diskutimet dhe kalon në votimin e projektligjeve me kërkesë të Ballës

April 2, 2026
“Mos m’i përmend fëmijët mua në këtë grup të qelbur!”, deputetja e PD përplaset me ish-ministren e PS

“Mos m’i përmend fëmijët mua në këtë grup të qelbur!”, deputetja e PD përplaset me ish-ministren e PS

April 2, 2026
Topalli bëhet “nostalgjike”, rikthen shprehjen “kape për zhelesh, nxirre jashtë”, ironizon Peleshi: S’ma merrte mendja…

Topalli bëhet “nostalgjike”, rikthen shprehjen “kape për zhelesh, nxirre jashtë”, ironizon Peleshi: S’ma merrte mendja…

April 2, 2026
Elda Hoti i merr kartën e deputetit Muzhaqit! Sherr dhe me Taulant Ballën: Kujdes kur flet me mua, s’jam shoqja jote

Elda Hoti i merr kartën e deputetit Muzhaqit! Sherr dhe me Taulant Ballën: Kujdes kur flet me mua, s’jam shoqja jote

April 2, 2026
Makineria i zë flokët, 40-vjeçarja shqiptare humb një pjesë të skalpit në punë

Makineria i zë flokët, 40-vjeçarja shqiptare humb një pjesë të skalpit në punë

April 2, 2026
Keir Starmer mbledh 35 shtete për Ngushticën e Hormuzit: Shqipëria pjesë e diskutimeve diplomatike

Keir Starmer mbledh 35 shtete për Ngushticën e Hormuzit: Shqipëria pjesë e diskutimeve diplomatike

April 2, 2026
Tensionet në Kuvend, Flamur Noka godet me shishe uji Taulant Ballën pas ndërprerjes së seancës (VIDEO)

Tensionet në Kuvend, Flamur Noka godet me shishe uji Taulant Ballën pas ndërprerjes së seancës (VIDEO)

April 2, 2026
Flamur Noka kërcënon Taulant Ballën në seancë: Do të të rrjep si kec, të bëj atë që s’të shkon në mendje

Flamur Noka kërcënon Taulant Ballën në seancë: Do të të rrjep si kec, të bëj atë që s’të shkon në mendje

April 2, 2026
Parku natyror në flakë, ironizon Tare: Syri i Kaltër digjet, por ne kemi Çeço e Nona fest…

Pushka e jevgut dhe arixhofkat e Fan Nolit

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In