• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 28, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Inskenimi/ Historia e 20-vjeçares që u vetëhodh në pus dhe akuzoi burrin

by Aalison Pearse Stevens
19/02/2016 09:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Dhuna në familje dhe konfliktet brenda familjes janë kthyer në fenomene masive në gjykatat shqiptare. Por, përballjet ligjore midis bashkëshortëve shpesh herë përfundojnë në histori të denja për skenaret e filmave Thriller.
I tillë është edhe rasti i një konflikti mes një 20-vjeçareje dhe bashkëshortit të saj, të cilët edhe pse prej pak kohësh të martuar nisën konfliktet në çift.
Mosmarrëveshjet nisën prej fillimit të vitit 2014, kur dy bashkëshortët e rinj, filluan të dyshojnë dhe të akuzojnë njëri-tjetrin për tradhëti bashkëshortore. Pas disa muajsh marrëdhënie e vështirë mes tyre, 20 vjeçarja Aleksandra D. sajon një histori dhune dhe tentative vrasje nga bashkëshorti i saj.
Vetëhedhja në pus dhe kallëzimi i rremë
Pas disa muajsh marrëdhënie të tensionuar me bashkëshortin, gruaja e re 20-vjeçare Aleksandra D., vendos t’i faturojë bashkëshortit të saj Fatjon V. një krim që ai se ka bërë kurrë.
Në një rpej ditëve me debat mes tyre, Aleksandra del nga banesa dhe i drejtohet pusit që ndodhej në oborrin e tyre në fshatin Kasall të ish-Komunës Zall-Herr. Ngjarja ka ndodhur në 26 qershor të vitit 2014.
Gjatë momentit që ka rënë në pus, shtetasja Aleksandra ka pësuar dëmtime në kyçin e këmbës së djathtë dhe këmbën e majtë. Shtetasi Fatjon i ndihmuar nga disa komshinj, ka mundur ta nxjerrë jashtë nga pusi shtetasen Aleksandra. Në dt.29.06.2014, në banesën e shtetasit Fatjon ka shkuar vjehrra e tij Dile D., se bashku me nipin e saj Dorian D. dhe pasi ka komunikuar me shtetasen Aleksandra dhe prindërit e shtetasit Fatjon, ka njoftuar policinë gjyqësore për të kallzuar dhunën ndaj vajzës së saj nga ana e bashkëshortit Fatjon. Pas pak në banesë kanë shkuar shërbimet e policisë gjyqësore dhe kanë shoqëruar në komisariat për të bërë kallzimin shtetaset Aleksandra e Dile D., ndersa shtetasi Fatjon nuk ndodhej në banesë.
E gjithë historia e rrëfyer nga dy gratë ishte e dyshimtë dhe kontradiktore për policinë. Edhe ekspertiza mjekoligjore në trupin e gruas së re tregoi se nuk kishte shenja përleshjeje që të vërtetonin dhunën.
Deklaratat kontradiktore, nga viktimë e pandehur
Deklaratat kontradiktore të dhëna nga Aleksandra, shtynë dyshimet tek policia se 20-vjeçarja po gënjente dhe se po sajonte një histori kundër bashkëshortit të saj. Fillimisht, ajo deklaroi në dëshminë e datës 29.06.2014 para oficerëve të policisë gjyqësore se ishte rrahur nga bashkëshorti dhe ishte hedhur në pus, por më pas tha se tentoi të hidhej në pus pasi ishte zënë me Fatjonin.
Në dosjen e zbardhur të prokurorisë në vendimin e gjykatës që e dënon atë për “kallëzim të rremë” thuhet:
“Shtetesja Aleksandra e pyetur ne policine gjyqesore per rrethanat e ngjarjes ne dt.23.07.2014, ne ndryshim nga kallzimi penal i dt.29.06.2014, ka deklaruar se: “…une nje dite me pare kisha bere fjale me Fatjonin, pasi ai behet xheloz per mua dhe une behem xheloze per te…i kam telefonuar babait me qellim per te folur me mamane dhe kur kam folur me te i kam thene se isha shume e merzitur dhe nuk mund te jetoja me me te…i kam treguar mamase se isha zene me Fatjonin e kisha tentuar te hidhesha ne pus. Ne ate moment mamaja me ka derguar per te bere kallzim ne polici…demtimet me jane shkaktuar kur kam rene ne pus e jam goditur tek tubi i pompes qe gjendet brenda pusit. Pas dy ditesh qe une u largova se bashku me nenen time nga shtepia e Fatjonit, une nuk kam dashur te qendroj larg tij dhe nuk kam pranuar te qendroj ne shtepine time…Dua te shtoj se une deshiroj te jetoj me Fatjonin dhe te ndertoj jeten time me te..”-thuhet në dosje.
 
Versioni paraprak i ngjarjes dhënë nga Aleksandra hidhet poshtë edhe nga bashkëshorti i saj, familjarët e tjerë dhe fqinjët e tyre. Ai tregon para prokurorëve se madje kishte tentuar ta dnalonte gruan e tij të krynte atë veprim. Madje, në kohën kur nuk ndodhej në shtëpi, kishte porositur fmailjarët e tjerë të kenë kujdes Aleksandrën. Ja dëshmia e tij:
 
“…une ne asnje moment nuk kam ushtruar dhune ndaj bashkeshortes time…Aleksandra ka dale ne oborrin e shtepise, ka shkuar tek pusi i ujit dhe eshte varur ne hekurin siper pusit. Menjehere me ka thirrur motra ime Alma duke me thene qe Sandra ra ne pus…kam shkuar me vrap tek pusi dhe u mundova ta nxjerr jashte, duke me ndihmuar edhe komshinj te e mi. Sapo e nxora nga pusi, Aleksandra shkoi u fut brenda ne shtepi…ate dite nuk shkova ne pune, por kam ndejtur gjithe diten duke ruajtur Aleksandren nga frika se mos shkonte serish per tu hedhur ne pus..-ka thënë Fatjon V.
Pikërisht, ky version i treguar nga Fatjon D. Pranohet edhe nga vet bashkëshortja e tij 20-vjeçare në dëshminë e dytë dhënë para oficerëve të Policisë Gjyqësore. Pas verifikimeve, marrjes dhe rimarrjes në pyetje të akuzueses, hetuesit i kanë dhënë kthesë procesit, duke e akuzuar gruan e re për “kallëzim të rremë”. Dosja ndaj saj i’u përcoll Gjykatës së Tiranës ku 20-vjeçarja pranoi akuzën dhe u gjykua sipas procedurave të gjykimit të shkurtuar. Në 1 shkurt të vitit 2016, ajo u dënua nga gjykata për kallëzim të rremë me 6 muaj burg, dënim i cili u zbrit në 4 muaj për shkak të gjykimit të shkurtuar. Por, e reja nuk shkoi asnjë ditë në qeli, pasi gjykata vendosi pezullimin e dënimit dhe kalimin e saj në monitorim nga shërbimi i provës për një periudhë prej 1 viti e 6 muaj. /Javanews.al-A.Malasi

Next Post

Donald Trump godet sërish: Papa është një i paturp (VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Unë e kam bërë yll Violetën”/ Babai i Mal Ratkocerit bën deklaratën e fortë për ish-gruan pasi djali nuk e takoi

“Unë e kam bërë yll Violetën”/ Babai i Mal Ratkocerit bën deklaratën e fortë për ish-gruan pasi djali nuk e takoi

December 28, 2025
Zgjedhjet në Kosovë, ja sa është pjesëmarrja deri në orën 15:00 sipas të dhënave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve

Zgjedhjet në Kosovë, ja sa është pjesëmarrja deri në orën 15:00 sipas të dhënave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve

December 28, 2025
U dëmtua në fytyrë nga lëndët piroteknike, 15-vjeçari nga Durrësi dërgohet me urgjencë te Trauma

U dëmtua në fytyrë nga lëndët piroteknike, 15-vjeçari nga Durrësi dërgohet me urgjencë te Trauma

December 28, 2025
Zjarri i madh në Durrës ku u dogjën 8 autobusë, ngjarja referohet në prokurori si aksidentale

Zjarri i madh në Durrës ku u dogjën 8 autobusë, ngjarja referohet në prokurori si aksidentale

December 28, 2025
Do t’i rrëmbente vajzën për grua, si përfundoi në vrasje lidhja mes 20-vjeçarit me një minorene

Do t’i rrëmbente vajzën për grua, si përfundoi në vrasje lidhja mes 20-vjeçarit me një minorene

December 28, 2025
Kosovë/ Të Dielën mbahen zgjedhjet lokale, KQZ shpërndan materialin zgjedhor nëpër komuna

Zgjedhjet në Kosovë, analisti: Pas orës 19:00 do jemi pak të habitur…

December 28, 2025
IKMT vijon aksionin e prishjeve pranë Portit të Vlorës, banorët kundërshtojnë vlerat e dëmshpërblimit

Rriten kompetencat për Agjencinë e Pasurive të Sekuestruara, krijohet Super-Inspektorat i Territorit

December 28, 2025
Nga ARMO, tek Bankers e Gërdeci! Beqiri i shkruan Marco Rubios: SPAK po godet ‘mizat’, por ‘elefantët’ janë familjet Berisha e Meta

Nga ARMO, tek Bankers e Gërdeci! Beqiri i shkruan Marco Rubios: SPAK po godet ‘mizat’, por ‘elefantët’ janë familjet Berisha e Meta

December 28, 2025
Macron: Sulmet ruse në Ukrainë tregojnë vendosmërinë ruse për zgjatje e luftës

Macron: Sulmet ruse në Ukrainë tregojnë vendosmërinë ruse për zgjatje e luftës

December 28, 2025
Zgjedhjet në Kosovë, pjesëmarrja 17.84% deri në orën 13:00

Zgjedhjet në Kosovë, pjesëmarrja 17.84% deri në orën 13:00

December 28, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com